Agron Gjekmarkaj: Rama nuk e kalon dot me një ‘qirje’ dhe ‘palikari’ gjëmën që i ka zënë derën

6 Nëntor 2017, 12:15Blog TEMA

Agron Gjekmarkaj thotë se Edi Rama stisi përplasjet në Himarë, për të larguar vëmendjen nga çështja e Saimir Tahirit.

Por sipas tij, ai nuk mund ta fshehë dot këtë ngjarje.

U rikthye artificialisht në vemendjë Himara me rezistencen e banoreve të cilet kerkonin më parë tu njihej certifikata e pronësisë dhe më pas të bëheshin shpronësimet dhe prishja e shtepive.

Uzdaja e Rames ishte që derivatet e kesaj perpjekje të çonin drejt një tensionimi të ri të marrëdhënieve me Greqinë dhe vetë ai të luante karten e patriotizmit dhe nacionalizmit si burri që i dha munxet Greqisë.

Në këtë kontekst qerasi me një udhetim të gjatë deri në Kakavijë ministrat e Jashtem dhe të Kultures, ku mijera emigrantë ishin bllokuar per disa orë nga pala greke e doganes. U drobiten, rruge e gjatë por, Greqia kesaj radhe u duk më indiferente për të dhuruar sadisfaksione kesodore”, shkruan Gjekmarkaj për Panorama.

Diten e enjte në parlament Kryeministri sillej e peshtillej për ta yshtyr llafin politik tek perplasjet e verteta dhe të rreme me Greqinë. Thirri në ndihme edhe fjalet helene “palikari” dhe “qirje” që në shqip perkthehen në trim dhe zoteri por që tingellima e tyre është asosacion me një organ dhe një akt seksual. Shqiptarët në semantiken e tyre të komunikimt të përditshem nuk u japin status perdorimi publik. Rruga e mundimshme e skandalit Tahiri po e fut në të tilla shtigje Ramën, ku gojështhurja nga halli është një formë e mundimeve disaditore që e kanë zaptuar.

Por gënjeshtrat nuk komandohen në menyrë logjike si e verteta. “Gurin” e tyre s’ke ku e kap që ta shtysh. Ai të iken dore dhe të bie ngjitë me kerpudhen e Kryeministrisë.

Gjetja e dy patentave për vozitje skafesh të ish- ministrit të Brendshem (megjithëse ky i fundit sa herë është akuzuar kryesisht nga Sali Berisha për pasjen në pronësi të një jahti, Tahiri e ka mohuar atë) në makinën e biznesmenit 25 vjeçar që u ndalua para dy ditesh si dhe shuma prej 830 mije euro shto këtu pohimet e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për daljet jashtë shtetit të Saimir Tahirit me këtë person e rikthejnë edhe një herë me forcë skandalin Tahiri në qender të debatit politik e mediatik.

Kryeministri do ta ketë mjaft të zorshme ta eklipsoje me pseudo ngjarje megjithëse nuk do të reshtë se provuari. Degradimi i këtij skandali po degradon qeverisjen e Edi Rames qysh në muajin e dytë të të dytit mandat duke bërë të prekshme karakteristikat e tij për cdo qytetar të ketij vendi i cili me gjasë i ka fikur dritat e reagimit dhe besimit se dikush mund ta nxjerrë nga një batak i tillë”, shkruan më tej ai.

6 komente në “Agron Gjekmarkaj: Rama nuk e kalon dot me një ‘qirje’ dhe ‘palikari’ gjëmën që i ka zënë derën”

  1. bisnesmeni me bishtqeni says:

    e drejt .
    s shtyhet dita me te dhjere. thuhej dikur
    tash ky po dont me thon s shtyhet dita me te qire
    po,a e ka pyet nanjiher kurven a ?

  2. saliu says:

    Pergjigju nje here more “Bajraktari” Gjelmarkaj cfare kerkonte Himarioti ” Flamur Noka” ne proteste> Cfare qellimi kishte PD qe mori pjese ne protesten pro Greke ne Himare. Ky eshte nje problem 10 here me madhor se ceshtje Tahiri, sepse tashme ai eshte ne dore te prokurorise, por me keta qe shesin atdheun per pushtet si do tia bejme? Atdheu eshte mbi gjithcka more ” Bajraktaruc”.

  3. Alidemsi prej Shkoze says:

    Pse more Agron Lleshdedkolmarkaj nuk te del nje qirje me paliokari, kerkon ta hash edhe nje here tjeter.Hallall ta kesh deri ne trrume “Profesor”!

  4. 88 says:

    Boll më me kët të vjellën berishiste! Është më i neveritshmi mes jashtëqitjeve “intelektuale” të politikës.

  5. genci says:

    Kur do te bej edhe ky humor! Ma ka koken katerkendesh kend drejt! Cfare fshatari!

  6. Tahir Gashi says:

    O palikari i malsise!
    Na e riboto dhe njehere ate artikullin per Dulen?
    Se nuk kuptoje pse e sulmojne shqiptaret si antishqiptar?!
    Na e shjego dhe njehere pse Dule, Bollano, kopili i Sheqeres dhe Flamur Noka nuk punojne kunder Shqiperise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje