Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati postoi ditën e djeshme një foto në rrjetet sociale në krah të drejtorit aktual të Partizanit, Luçiano Moxhi.
Po çfarë e lidh Muratin me italianin?!
Mësohet se para pak kohësh një biznesmen shqiptar kërkonte të blinte klubin francez, Okser dhe po negociohej që drejtor teknik do të ishte pikërisht italiani Moxhi.
Edvin Murati në këtë rast ka bërë rolin e ndërmjetësuesit.
Kjo gjë nuk u realizua dhe më pas 80-vjeçari u bë pjesë e klubit Partizani.