Një shqiptar në Ekuador është qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se ai eshte qelluar per shkak te perfshirjes se tij ne trafikimin e kokainës.
Mesohet se dy persona e kishin ndjekur me motorr shqiptarin dhe në momentin që makina e tij ka ndaluar e kanë qëlluar me 4 plumba pistolete. Makina e blinduar e ka shpëtuar nga vdekja shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat ekuadoriane.
Policia ka thënë për median se autori e ka ndjekur për disa orë me një motocikletë shqiptarin ku edhe më pas është ndalur për ta qëlluar.
Makina e shqiptarit ishte e blinduar dhe në momentin që është qëlluar gruaja që ai kishte në makinë kishte hapur xhamin dhe po konsumonte cigare.
Lajmi është botuar fillimisht nga Diario EL COMERCIO në adresën e mëposhtme:
http://ëëë.elcomercio.com/…/asesinato-ciudadano-albanes-nar….
Ne lajm thuhet se konflikti per trafikun e droges çoi ne vrasjen e mbetur ne tentativë të një shtetasi shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 nëntor, 2017, në rrugët Tungurahua dhe Primero de Mayo, në qendër të qytetit Guayaquil. Atentati u njoftua të merkurren nga Germán Cevallos, kreu i Zyrës Kombëtare për krime kundër jetës, vdekjet e dhunshme, zhdukje, grabitje dhe rrëmbim (Dinased) ne zonen 8. Ngjarja ndodhi pak pas orës 17:00 duke alarmuar banorët e zones .
“Nje femer qe udhetonte me viktimen uli xhamin e mjetit te blinduar per pirë një cigare. Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimen me një motor, futi armën permes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimen”, tha Cevallos. Mjeti në të cilin leviste viktima ishte i blinduar. I plagosuri u transferua në një klinike shëndetësore dhe pasi iu dha ndihma e pare thuhet se eshte ne gjendje te qëndrueshme. Viktima ka dhe shtetesi te Ekuatorit si dhe ka jetuar në vend për tetë vjet. “Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj”, tha Cevallos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare u vra duke ecur në Rrugën 36 dhe Ch, në periferi të Guayaquil, nga dy individë që e qëlluan atë nga një motor. Në një incident tjetër, policia njoftoi kapjen e Xavier S., 22 vjeç, i cili do të ishte përgjegjës për tre vrasje. Dy prej tyre ndodhën në shtator 2017, në famullinë urbane Pascuales.
Krimi tjetër ndodhi në gusht, në një diskotekë në veri të qytetit. S. Xavier do të ketë lidhje me vjedhjen e një automjeti te blinduar me vlere te madhe monetare per llogari te nje kompanie transporti, parkuar jashtë një dyqani në Citadel Los Alamos, në veri të qytetit më 28 shtator 2017. Gjurmet e gishtave të gjetura në automjet do t’i përkisnin të paraburgosurit, i cili regjistron të dhënat penale për trafikimin e substancave narkotike.
Mire qe nuk ka filluar te banohet nga njerezit Hena e Marsi, se dhe atje “boss-at” e krimit apo protagonistet kresor te “Star Wars”, shqiptaret do ishin!