Përplasja me ministrin Kadri Hazbiu dhe çfarë më tha këshilltari i Enver Hoxhës

25 Nëntor 2017, 19:50Politika TEMA

Nga Hajro Limaj*

Në Rijeka të Kroacisë kisha dy ditë që kisha mbërritur. Në agimin e ditës së tretë në radë  hynë tri anije luftarake, të cilat nga distanca nuk mund të parcaktoheshin për identitetin e tyre. Mbas dy orësh ato iu afruan portit dhe në distancën 1.5 kilometra nga kalatat e ankorimit hodhën spirancat. Me shikimin optiko-pamor  përcaktova se ishin dy kryqëzorë dhe një nëndetëse ruse. Ne takimet me autoritet portuale  mora  informacion se keto tre anije  pasi ishin shkëputur nga baza e tyre detare e Sevastopolit në Detin e Zi, kishin kaluar ngushticën e Bosforit në Turqi dhe nëpërmjet Detit Egje, Detit Jon dhe Adriatik arritën në ujrat veriore të ish- Jugosllavisë. Me shpejtësi siguruam të gjitha të dhënat e nevojshme: emërtimin dhe numrin e bordit, kapacitetin mbartës, armatimin mbi kuvertë, sasine e personelit per cdo luftanije, e te tjera.

Nga rada, pas dy ditësh ato u ankoruan në kalatat e portit. Këtu u vizituan nga autoritet vendore dhe ushtarake të këtij qyteti. Afrimi i tyre na ndihmoi akoma më shumë  për të marrë dhe konfirmuar të gjitha të dhënat e nevojshme luftarake.

Në Rijeka ndodhej edhe përfaqësia jonë tregtare, me dy atashe. Njeri prej tyre ishte Gani Kadria. Këtë njeri e kisha takuar vite më parë, kur ai ishte kamarier në hotel turizmi, në Kukës, kur une  shkoja nga Tirana ne kufijte me Kosoven, nga ndiqnim te gjitha veprimtarite e ushtrise dhe policise serbe ne Kosove. Një nga ato ditë, kapiteni i anijes dhe unë pimë nga një  kafe me Ganiun dhe bashkëshorten  e tij,  Shemsie Kadrinë, në një lokal në afërsi të bregdetit. Pronar i këtij lokali ishte një shqiptar i Malit të Zi.

Emri i çiftit Kadria  tashmë në Shqipëri është bërë shumë i njohur. Dihet dhe nuk mund të harrohet se ata krijuan firmën rentiere “Gjallica” në Vlorë. Kompania e tyre famëkeqe është pjesë e dramës së vitit 1997, ku me mijra qytetarë humbën paratë e tyre dhe  Vlora u kthye në një front të vërtetë lufte.

Me kthimin në atdhe dorëzova informacionin përkatës dhe kur po çmallesha me fëmijët e mi më njoftuan se më kërkonte ministry Kadri Hazbiu, i cili kishte  zvëndësuar Mehmet Shehun në detyrën e ministrit të Mbrojtjes në 26 prill  të vitit 1980.

Kur shkova në paradhomën e tij, menjëherë sekretarja më futi në zyrën e ministrit.

Ai qëndronte në krye të tavolinës. Ishim vetëm, pa asnjë njëri tjetër. Mbasi u ula, ai vazhdonte të përdridhte cigaren, që bënte vetë, ndërsa mbi ballë i kishte rënë një shtëllungë flokësh. Kaluam një heshtje disa sekondashe, pastaj, mbasi ngriti kokën, vlerësoi informacionin që kisha dorëzuar nga shërbimi, dhe më shikim mbi mua më tha: “Megjithë sukseset që ke, ti ke shkelur sekretin shtetëror”.

U krijua  një çast tjetër heshtjeje, gjatë të cilit ai ndezi cigaren. Unë rrija dhe prisja, duke hamendësuar se ku mund te kisha gabuar. Është e vetëkuptueshme se çfarë presioni psikologjik kalon një zbulues ushtarak përpara kësaj akuze, terrorizuese, sidomos nga fakti se vinte direkt nga goja  e ministrit te Mbrojtjes, Kadri Hazbiu. Pas saj vinin shpejt shkarkimi nga detyra dhe ndoshta edhe ndjekja penale, çka do të thoshte shkatërrim edhe  familjarisht. M’u kujtua shefi i degës, Shefqet Troqe, një burrë baballëk nga Tragjasi i Vlorës që kishte përfunduar studimet në Bashkimin Sovjetik, i cili mbas një shërbimi jashtë shtetit, në Gjermani, kishte shkuar për kontroll në një qendër zbulimi në Shkodër Në bisedën konfidenciale me shefin e kësaj qendre i kishte thënë atij se ai kishte qenë me një shërbim jashtë shtetit, duke treguar edhe vendin. Kjo bisedë i ishte transmetuar menjëherë drejtorit të Zbulimit, Eqerem Osmani. Për këtë shkelje “sekreti” Shefqeti u ndëshkua rëndë. Me urdhër të ministrit u shkarkua nga detyra dhe u transferua, fillimisht në Sazan dhe pastaj në Tarabosh.

E mblodha veten dhe me qetësi i thashë ministrit Hazbiu se “kjo është krejtësisht e pavërtetë, mbasi unë  jam një kuadër që  kam dhënë prova në realizimin e misioneve jashtë shtetit dhe për ruajtjen e sekretit. Në vend që ne të gjejmë mbështetje morale dhe shpirtërore, kur kthehemi në atdhe, mbasi gjatë kohës që ndodhemi me misione jashtë shtetit edhe mund të arrestohemi nga agjenturat e huaja, gjendemi përballë akuzave të pavërteta”. Me telefonin e kuq ai thirri drejtorin e Zbulimit, Mehmet Musain, ndërsa drejtori i Kundërzbulimit, Agim Zenati, ishte në paradhomën e ministrit. Drejtor Musai nuk tha asnjë fjalë dhe nuk bëri asnjë prononcim, por kuptohej se ai ishte ne dijeni, ndoshta edhe relatuesi. Kjo u plotësua me vonë, mbasi,  me arrestimin e Kadri Hazbiut, mua më thirrën zyrtarisht në Komitetin e Partisë dhe  më treguan shkresën, që Mehmeti i kishte dorëzuar ministrit. Ishte koha kur unë me kurajo kisha denoncuar para ministrit me shkrim mos organizimin e saktë të këtij shërbimi të rrezikshëm jashtë shtetit, veçanërisht për komunikimin sekret.

E kuptova që ky  dizinformim nuk kishte ardhur nga Gani Kadria, por nga njeri që më mbështeste mua në këto operacione jashtë shtetit, i futur  nga miqësitë e asaj kohe. Kërkova fort burimin e informacionit, por kalohej në heshtje. Edhe më fort e më me këmbëngulje kërkova se cili ishte “sekreti” që kisha shkelur?! Sipas atyre, nga veprimet e mia, Gania Kadria, zbulues politik, kishte kuptuar që unë isha zbulues ushtarak. Dhe kjo përbënte shkelje të sekretit shtetëror e për këtë më kishin vendosur përpara akuzës. Ne ishim te dy zbulues: ai resident ne Rijeka, ndërsa unë jo resident, por në lëvizje. Aq më tepër që unë dhe Ganiu e njihnim njeri – tjetrin më parë. Por, në rastin  konkret, nuk kishte patur asnjë fjalë apo veprim të dyshimtë tek unë, që ai të mësonte apo dëgjonte për veprimtarinë time te zbulimit. Që unë isha zbulues ushtarak, ai e kuptonte  kur na shërbente në hotel Turizmi në Kukës, mbasi kisha shkuar edhe me uniformë ushtarake.

– Shoku ministër,- i thashë. Unë veten time e kontrolloj plotësisht dhe mendoj se juve ju kanë dizinformuar. Nëse ju nuk i tregoni vendin këtij dizinformatori, unë do t’i drejtohem urgjentisht komandantit të Përgjithshëm, mbasi ai është shumë i interesuar për veprimtarinë tone”.

Kur pa këmbënguljen time ministri e zbuti  bisedën dhe urdhëroi të riverifikohej ky informacion.

Dola nga zyra e tij pa i dhënë dorën as ministrit, as drejtorit të Zbulimit dhe as drejtorit të Kundërzbulimit. Mbasi dola nga ministria, shkova tek klubi i Ministrisë së Punëvë të Brendshme. Këtu piva i vetëm një kafe dhe prej andej me qetësi shkova në Komitetin Qendror. Sapo mësuan se kush kërkonte takim me Enver Hoxhën, më shoqëruan në katin e dyte. Atje me priti z.Haxhi Kroi, shefi i kabinetit dhe këshilltari më i afërt i Enver Hoxhës. Më dëgjuan me shumë interes, mbajtën shënime, më falenderuan për informacionin dhe më thanë se do të infomohej të nesërmen vetë shoku Enver. Por unë nuk e dija që në ato ditë kishte filluar lufta e Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike kundër Kadri Hazbiut. Kur zbrisja shkallëve, këshilltari i Enverit më tha: “Mos i thuaj njeriu që erdhe tek ne. Rri i qetë se do të mësosh shumë gjëra karshi atyre që kërkojnë të hakmerren ndaj teje.”

Pas tre ditë heshtjeje, Kadriu kishte dhënë urdhër që unë të nisesha me shërbin në Rumani, ndërsa “mbështetësi” që unë isha i sigurtë se kishte dizinformuar, ishte shkarkuar nga kjo detyrë dhe ishte zëvendësuar me një tjetër. Këtë ndeshkim e bëri vetë ministri apo i erdhi urdhëri nga lart, unë nuk e kam mësuar. Ardhja në vënd të tij e  Malosmanit krijoi harmoninë dhe raportet e nevojshme, qetësinë dhe sigurinë reciproke në realizimin e misionit. Pa diskutuar këtu aftësitë profesionale, të gjuhës italisht dhe të radiozbuluesit, që zotëronte ai.     Në drejtori kisha edhe shokë mjaft të mirë. Këtu nuk mund të lë pa përmëndur zëvëndës drejtorin e Zbulimit, Xhevat Çela, i cili më karakterin dhe drejtësinë që përmbante dhe shprehte, më mbështeste, qoftë edhe heshturazi, por gjithnjë duke më dhënë kurajo për të mbrojtur të vërtetën deri në fund. Këtë e bënte edhe sekretari i organizatës së partisë, z.Faik Sinani, i cili më parë kishte punuar në zbulimin strategjik jashte shtetit, në Stamboll, por ishte djegur (zbuluar) dhe ishte kthyer para kohe në atdhe. Pa folur këtu për Tiger Godon, një ushtarak me cilësi dhe vecori të rralla, i cili fatkeqësisht në vitet 1997 vrau veten për problemet që kishte me sjelljet e djalit.

Në Kostancë të Rumanisë, mbas 5 ditësh u takova më sekretarin e parë të Ambasadës, shokun tim, Eqerem Petroshati, i cili kishte ardhur nga Bukureshti për tu takuar me ne. Duke pirë nga një kafe në një hotel të këtij qyteti, më tha se Kadri Hazbiu ishte shkarkuar më datën 10 Tetor (1982) nga detyra dhe ishte izoluar në shtëpi. Ishin kohë shumë të vështira. Më 17 Dhjetor 1981 kishte vetë vrarë veten në shtëpi  kryeministri Mehmet Shehu. Kadri Hazbiu ishte ministri që kishte punuar gjithë jetën me këtë kryeministër, të cilin Enver Hoxha e akuzoi për “poli agjent”.

I tregova takimin e fundit që kisha patur me ministrin para nisjes, pa i folur për objektin konkret të takimit me të. Kadri Hazbiu njihej dhe vlersohej si ministri  i Punëve të Brendshme më i aftë që kishte drejtuar zbulimin dhe kundër zbulimin e shtetit shqiptar për mbi 26 vjet në periudhën 1954-1980. Unë nuk mund të paragjykoj nëse ai ka qenë armik apo agjent i shteteve të tjera, por ai u dënua dhe u pushkatua më 10 shtator 1983, në një kohë kur në udhëheqjen e lartë të shtetit shqiptar, Enver Hoxha kishte ndërmarrë dhe vazhdonte ofensivën e spastrimeve nga ish- shokët e tij të luftës dhe te punës. Kur u ktheva në Atdhe, sapo kalova postbllokun e Ministrisë së Mbrojtjes, tek dera kryesore më priti drejtori i Zbulimit, Mehmet Musai dhe në hyrje dorezuam fletë hyrjen time të firmosur nga ish- ministri, Kadri Hazbiu.

Mehmet Musia kishte ardhur në këtë detyrë në tetor të vitit 1981, i cili zvëndësoi Eqerem Osmanin të shkarkuar me propozim të  ministrit  Kadri Hazbiu. Edhe drejtor Mehmeti dukej i tronditur dhe i frikësuar. Të gjithë zvëndës ministrat dhe shefi i shtabit te pergjithshem ishin shkarkuar dhe ishin larguar nga Tirana.

Edhe mbas ketyre tronditjeve e “tërmeteve” politike  qe po kalonte shteti shqiptar, unë  vazhdova  misionet e zbulimit jashte shtetit për  mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut deri në gusht të vitit 1988, kohë në të cilën u riorganizua sherbimi i Zbulimit. Por duke qenë se pa u qetësuar  nga një tërmet, Ministrinë e godiste tërmeti tjetër, edhe ne shpesh jetonim  të pa sigurt e në ankth.

Unë  lëvizja jashte shtetit  me profesionin  “ekonomist”dhe paguhesha në dy bordero mujore. Në njerën emërtimi ishte sekret, “ekonomist”, ndërsa në tjetrën, në qëndrën kryesore plotësohej rroga mujore e funksionit të vërtetë. Para tre  vitesh, në 2015-ën, një oficer i marinës tregtare u takua me mua për një çështje konsultimi dhe i qetë më pyeti: “Ore Hajro, ju keni ardhur disa herë me mua, por cila ishte detyra jote konkrete ?”. Kur i thashë të vërtetën e misionit tim, shtangu. Ai mendonte se unë mund të isha oficer kundërzbulimi, por kur mësoi se kisha qenë zbulues ushtarak për zbulimin e  forcave të armatosura të shteteve objekt zbulimi dhe jo për personelin shqiptar jashtë shtetit, përfshirë edhe të flotave luftarake në  Mesdhe, me habi vazhdoi: Me të vërtetë atëherë ruhej shumë sekreti dhe prandaj  lëvizjet tuaja nuk linin asgjë për të dyshuar…”

*Ish- zbulues strategjik

39 komente në “Përplasja me ministrin Kadri Hazbiu dhe çfarë më tha këshilltari i Enver Hoxhës”

  1. Fiqo says:

    Hajro Limaj…..njeri gjithmone i qeshur dhe fjale pak….kam patur rastin t’a njoh personalisht…lab i mire.

    1. antonio says:

      Si ish zbulues anti atomik me sherbim prane bazes ushtarake amerikane ne Okinava te Japonise,kam per t’i rrefyer ketij sharlatani se si e shpetova boten nga Lufta e Trete Boterore me perdorimin e armeve berthamore!
      Keto qe derdellit ky koqja e kandarit jane llogjet qe pleqte e rrjedhur rrefejne neteve te dimrit duke pjekur geshtenja prane zjarrit bubulak!

    2. syri blu says:

      O Fiqo mund te kesh te drejte , qe te jete njeri i qeshur , ti e njeh mire , ndaj dhe i thua ” i qeshur ” , por sma ha mendja se eshte nga ata qe flasin pak , pasi ketu ne kujtimet e tij e ka hapur gojen mbarazi , nuk ta jep pershtypjen qe eshte njeri qe flet pak , perkundrazi . Harin deri atje sa kap dhe shofere kamionash qe i njifte atehere dhe ke takon u tregon historin e jetes se tij i tregon se cbente Hajro Limaj , e kujt i hyne ne pune keto ?? Pastaj hiqet se ka qene i fshehte , kur ka qene ?? Kur flinte vetem ?? Se kur qe zgjuar llapte gam gam gam poshte e perpjete. Populli thote ” bytha qe eshte mesuar te pjerdhe , do pjerdhe gjithmone ” kur thua lab i mire , ?? Me siguri do jete nga Vlora , ata kapardisen per gjene me te vogel lere mos e pyet cka qene Hajrua , ” une , ti dhe……….. gjithe Tirana . Paska shpetuar mire pa e tredhur , se xhaxhi Veri keta llallaket i kish qef shume , i kapte dhe i syrgjynonte ne spac . Atje te shikoje si germonin , si te cmendur , nejse ..mbaeni fort se mos u iken Hajrua , nje komentues me poshte me inicialin Beni , me poshte thote qe kish dhe grua te pashme , ai qe e thote dicka di, Hajrua nuk shikonte te punonte gruan , po numuronte anijet e flotes se 6 amerikane qe benin parade neper mesdhe , bile kishin aritur deri atje sa qe nendecet e tyre shpesh here futeshin ne otranto para sazanit dhe ne karaburun , mesoe nga mua kete ta them me saktesi te madhe , dhe ne vendosnim kaptera si puna e Hajros , ti numuronte , hajde Hajro hajde , nendecet eflotes se 6 amerikane nxirnin periskopet para Vlores , dhekete e dinte gjithe qeveria , pse nuk nderhynin ??????? Pyeti …..

  2. Beluli says:

    Ky gomar ka qene po tani ka rrjedhur fare. Histori pa lidhje dhe emra qe s’ka perse te permenden.

  3. cironka says:

    doni me per belulin?

  4. Lisi says:

    Hajrua vuan nga sëmundja e protagonizmit . Kèta tipa , vënd e pavënd , evidentojnë veten , duan të mos harroen , të flitet për trimëritë e tyre …..!
    Ç’do oficer , që ka shërbyer në ushtri mbi 15 apo 20 vjet , mund të rrefejë histori interesante me Beqir , me Kadri , me Mehmet , me Hrushov , me Kim Ir Sen e me dreqin e të birin !
    Punë llafazanllëku . Kur ke qenë edhe zbulues ” strategjik ” , bëhesh edhe më qesharak !
    Jepi Limaj , jepi e mos pusho . Historitë e Sorges edhe sot kanë interes !

    1. syri blu says:

      Lisi ,komenty yt ishte perfekt , edhe pse ka nota humori . Kam qesh me lot , megjithate diku mund te korigjoj , jo kudo kane interes historite e sorges . As ne Rusi ne atdheun e Sorges , dhe ata besoj nuk kane idene se kush ishte ai , por vetem ne Shqiperi , ketu tipa te tille vuajne nga sindroma e llafazanllekut , ne vende te tjera ato u haruan , kufijte u hapen , lufta e ftohte pothuajse nuk ekziston , popujt afrohen ,bashkepunojne lidhen me njeri tjetrin , sa shqiptare jane martuar me italiane , me greke , me jugosllave …..dhe anasjelltas , kujt i hyne ne pune keto , ke zbulove ?? Cthe ?? Me ke u zure ?? E the mire , pune llafazanlleku, kisha idene se kaloj nje brez , u haruan , shpetuam ,por jo , gabim , keta tipa ta tregojne kaq shpesh keto historira , saqe kam frik se kane infektuar dhe brezin tjeter qe erdhi pas ose breza te tjere qe nuk kane idene se per cfare fjitet , keshtu qe do fillojne dhe ata , gjyshi im ishte keshtu , dhe gjyshi im ishte ashtu , me siguri do vazhdoje llafazanlleku nja 100 vjet ,cte bejme , do bejme durim , kot nuk thone 100 vitet e para jane te veshtira , pastaj cdo gje regullohet ……… tung

      1. Nemezi says:

        Lali e ke gabim. Sorges nuk ishte rus. Atdheu i tij ishte Gjermania. Ishte gjerman safi, por per ideal u be spiun i ruseve. U be hero i tyre pasi i njoftoi nga Japinia ruset qe Japonia nuk kishte ndermend t i sulmonte se afermi. Me kete informacion te sigurtr Stalini terhoqi divizionet nga kufiri japonez dhe me to mundi te perforcoje vijen e mbrojtjes ne frobtin e Stalingradit e Moskes
        Hiatoria e Sorgesit eshte e rendesishme dhe studiohet nga te gjitha tekstet aktuale serioze mbi luften ll boterore. Nuk u be e famshme sa kohe qe Stalini i gjalle pasi keshtu do te zbeheshin demek cilesite e tij prej prijesi e strategu largpames.

  5. Xha Braho says:

    Tamam zbulues trap. Ky cjapi numuronte znijet qe leviznin ne mesdhe. Xbulonte sekrete te medha. Tipik lab idiot. Kadriut nuk i vinte as te maja e thonjve

  6. 17nentori says:

    mire more por se ke mire!
    Ky Hajrua prape po zbulon sekretet e shtetit. Keto qe thote duhet ti mbaje per 40 vjet sekret ose kur ti disponoje vete shteti.
    Si lab qe eshte, nuk i rrihet pa bere nje vrime ne gjoks … dhe po te kishte ky shteti tani prokuror te hajrit e bente kete Hajron per zbor dhe direkt ne burg!!!

  7. ali vlora says:

    Une personalisjt nuk e njof kete zotri. Por me bene pershtypje pse kaq vrer dhe urrejtje perTe. Ju lutem jepni pak respekt . Tung te gjitheve.

  8. Mentari says:

    Ushtria shqiptare e asaj kohe ishte ushtri injorante Jeniceresh ne sherbimb te karrikes se kryekriminelit dhe tradhetarit me te madh te Kombit ShqiptarEnver Hoxha.Bahkepunues me Dushan Mugohen ,Miladin Popovicin Armiqte Sllave te Kombit Shqiptar qe e katapultuan Enver kriminelin ne krye te shtetit Shqiptar.Ky ma “Aftesite ” e tija e ka gjetur me shpejtesi se kuh ihin kryeqezoret Ruse,Numberi I personelit etj.? PO te ishin te mencur keto bajga keta nuk do te kishin lejuar e jetuar nen urdherat e nje skizofreni Enver Hoxha? por keta ishin Hici dhe Pici dhe sot po na bejne te diturin e te rendesishmin etj.

  9. katrahura says:

    Nuk e njoh nga afer kete njeri,por e di se ka punuar tek gazeta “Luftetari”!
    Sa per zbulues strategjik,ky sharlatan tani mund te thote se ka zbulluar edhe henen para Gagarinit!
    Shkrime te tilla pa asnje vlere informuese,profesionale etj tregojne se ky sharlatan harron te tregoje se i ka sherbyer me zell bandes kriminale te Berishes duke share e shpifur kunder kolegeve te vet!
    Nje deng me lecka ke qene o mavri me boje,se po te kishe vlera do te kishe bere dicka qe Berisha te mos e grabiste armatimin gjogand te ushtrise!
    Ti dhe ata qe mbajti Berisha ne ushtri pas 93-shit ishit te gjithe zagare te tij dhe antishqiptare.
    Ju pergatitet 97-ten kriminale!

  10. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po cfare zbulove mer ti qe te mbulofshin e pastaj te zbulofshin. Na ngope me perralla na ngope.

  11. thupra says:

    “Zbuluesi strategik” perpak i mori ne qafe Rusin ,Ameriken,Kinen,vodhi skretet
    e raketave atomike ti studjonte Sulua.C’fare do zbulonte ky lunetik, potencen
    ushtarake Ruso Amerikane ? I kishe dhe i ke gazete ne gazete o “zbulues” e botojne vete ne shtyp
    numurin e mbushjeve berthamoreqe kane,C’far do i merrje ti, teknollogjine ? ty edhe sikur ta falnin, s’te
    hynte ne pune,uzina enver edhe nje traktor qe beri,u prish.Edhe ato pese armatime qe kishe
    “armiku” ti kishte dhene,ose Kineze ose Ruse. C’far armatimi do zbuloje ti dhe ministrija jote !
    Ku qendron “strategjia”kishin frike nga Shqiperia ?

  12. Disgusting says:

    “Trimi” Hajro Limaj, ahahahaaaa. Kush e njeh kete njeri vetem trimeri nuk ka pare tek ai. Nje frikacak dhe servil i lindur. I qenka krekosur Kadri Hazbiut pa le. I paskan hapur dyert e Enver Hoxhes sapo i paskan degjuar emrin. Papapaaaaa. O Hajro po prit dhe nje cike more burre sa te mos kete ngelur njeri qe te njeh, apo atehere do kesh ikur dhe vete, e don famen per se gjalli djali trim nga Tragjasi.

  13. Ylli says:

    Gani Kadria ,zbulues dhe anetar i Sigurimit te Shtetit.Po ky Sigurims ,themelon firmen “Gjallica” ,ku vlonjatet lane parate.
    I gjithe ish -Sigurimi i Shtetit i perfshire ne historine e fajdeve .Revolta kunder fajdeve ose Revolucioni Komunist i 97 ,organizohet nga ushtaraket sigurimsa.
    Por ajo qe me neveritet ,eshte qe te gjithe emrat qe permend ky zbuluesi i anijeve nga larg ,jane nga Laberia.
    O me dele ,o me kapele.Ushtarake ,polica dhe sigurimsa.!!!
    Te mendosh qe ketyre “ushtareve te Partise” ,nuk u pelqente demokracia e Berishes ????.Ishin krenare per diktaturen e Dulles se palloheshin duke spiunuar njeri – tjetrin.

  14. Roberto says:

    Ne ate kohe zbuluesit tane kane punuar me perkushtim te larte dhe kane qene shume te zote. Meritat nuk duhen hedhur poshte.Sali Berisha kur erdhi ne pushtet ka djegur dhe shitur shume zbulues qe i sherbenin Shqiperise,akt ky tradhetie ndaj vendit.U vu ne sherbim te William Rayersonit dhe dha sekrete te asaj kohe edhe pse sot ne jemi miq me Ameriken kane qene disa gjera qe askush nuk duhet ti dekonspironte pasi ata i kane dhe Shqiperise informacione shume te vlefshme. Keto jane histori te gjata por qe jo te gjithe i kuptojne ashtu sic duhet nga rendesia por flasin qesim pa patur asnje ide rreth ketyre problemeve shume delikate.

  15. Bato says:

    Burre me karakter dhe i hapur me te gjithe! Nuk ka lene emer dhe mbiemer pa permendur. Edhe kamarjerin qe i sillte supen e ka permendur. Vetem emrin e atij qe e kish dizinformuar ministrin nuk e thote. Burre i sakte dhe dinjitoz, qerratai. Me pelqeu kur doli nga zyra pa i dhene doren ministrit Kadri Azbiu. Priteni ne kujtimet e tjera qe do publikoje kur t’ia dhjese Enver Hoxhes!

  16. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Ndoshta jam gabim per mendimin dhe komentin tim , megjithate ky ka dy gabime e para ky perpara se te qe agjent sekret ne sherbim te ushtrise dhe atdheut , ka bere betimin qe sido te vije pune , kushtet dhe situetat , mbetet i fshehte pergjithmone , perndryshe kur del ne pension , ose iken sistemi apo cfar do lloj arsye ti fillon dhe thua se kush ishe , cbeje , dhe ke kundershtoje ?? At.ehere nuk ishe i fshehte kurre . Ske pse i thua tani , ske pse i thua kurre , ti ne radhe te pare nuk ndihmove persona ne emer pasi ata vine e ikin , por ndihmove dhe punove per atdheun tend . Dhe ai mbetet nje dhe i pazevendesueshem …………… ose ta them disi vulgarce , si betoheshin llafazanet dhe gojacet ??? Une dhe varri , kur mesonin tegjithe sekretin u thoshin une ti dhe gjithe Tirana , keshtu dhe ky , cpret , kap shofera kamionash , pa tru ne koke dhe u thote si kaponjt se kush ishte atehere ………. kot nuk thone qe kur plakesh behesh si femije …… curufjepsesh , kjo e para dhe edyta per ate zenien ose kundershtimin me ministrin Kadri azbiu , populli ka nje fjal te urte ” mbas vdekjes se krishtit , te gjthe behen profet ……. kush kuptoj , kuptoj ………….

  17. Beni says:

    Hajro ka qene nje leshko, por gruan e kishte alamet p… Lum ata qe e shijuan. Ata divorcuan se ajo nuk e afronte Hajron.

    1. Shigjeta says:

      O Beni po mos i ngatero dhe i jep drejtim tjeter shkrimit te autorit , kujt i qethet se si qe , eshte ,dhe cbente gruaja e tjetrit , ato jane personale , jane te tijat , po ti si i babzitur qe je per pidh cbeje ??? Mbaje pishtarin dhe i bije me dor kur kalonte gruaja e tij ?? Ti do jesh ndonje koqe llafazani qe ske shokun , mban ne goj kedo , shiko hallet e tua , pizeveng…..

  18. spectrum says:

    Ooooooo agjent po kur merr informacion per mjete ushtarake normalisht tjetri qe pyet I vete mendja qe je informator per ushtrine dhe jo per ekonomine artin etj artikulli nuk ka asnje kuptim

  19. Rita says:

    Pak fjale vetem per fotografine e mesiperme . Si thuhet ? Nje mije fjale dalin nga nje fotografi . Mvartesi Kadriu shtrengon doren e eprorit me te dy duart ,madje dora e majte ka shtrernguar fort krahun pas dores si te thote qe aman keshtu te jemi te bashkuar e miq . Syte e mbylur vertetojne kete pergjerim .Dhe pergjigja nga eprori vjen me nje gjysem buzeqeshje cinike e ironike bashke ku thote se prit pake se do te shikosh miqesine qe enderron .Te studjosh fotografine qe ben per te kuptuar fatin qe te vjen . Dhe sipas thenijeve devocmeria e Kadriut vazhdoi dhe me tej ,deri ne qelite e erreta te burgut ku betohej per besnikeri ndaj partise e eprorit te tij .Dhe te themi te drejten vetem ketu nuk shtirej e mashtronte pasi ai nje jete i sherbeu asaj partie me devotcmeri dhe pse ne kanalet e saj rridhte gjak shqiptari .A thua a e mesoi te verteten para se te leje kete bote se eprori i tij ishte krye spiuni e krye trathtari qe mashtroi nje popull te tere ,ate popull qe i besoi se do te hante me luge floriri ,´???????

    1. tarasi says:

      Rita, nese ne nje shkrim , reviste , gazete ti shikon fotot dhe komenton ato , duke iu shmangur qellimisht ose jo thelbit te tij , me thuaj pse autori duhet te shkruaj me cilesi ?? Duke e ditur se gjithmone do kete tru peshk si puna jote , clidhje kane ato qe thua me ato qe pershkruan autori ??? A gjen diku emerues te perbashket ??? Si thote nje miku im ” ata ngaterojne karin me dollarin” keshtu dhe ti ……..

      1. ////////// says:

        ik mor plere,shko fol me tet’eme,a me tet’bije a tet’moter me ate gjuhe.
        Po je burre,shko tregojave atyre k….,Po te pranuan ato,atehere nxirrja te tjereve
        Lamash rrugesh

  20. Lisi says:

    Anije luftarake sovjetike dhe amerikane vizitonin portet jugosllave , periodikisht dhe TV jugosllave e transmetonin
    live prezencën e tyre . Sepse Titua ishte bir kurve !
    Ç’zbulim ka bërë ” strategjiku ” ynë qesharak ?!
    Ka harxhuar dietat kot !
    ” perplasja ” me Kadri Hazbiun është përplasja e lepurit me luanin . Mitomani klasike !

  21. "Lana" e Vlores says:

    Hajde pastaj dhe lexo brockullat dhe sterbrockullat e ketij njeriu te turrufjepsur nga trute, qe eshte bere tashme objekt humori njekohesisht dhe neverie ne mediat vizive.

    Ah, sikur te behesh vetem nje jave kryeminister, i thote Qafoku ketij dordoleci ne emisionet e tij bajate.
    Dordolecet e tjere te keshillit te rrethit te Vlores i varin ketij teneqera ne gjoks si „Lavdia e Vlores dhe Lumit te Vlores“!!!!
    Vellai tij Novruz na shfaqet dhe na tregon fajet dhe gabimet e Ago Nezhes se perse u dekorua Nishani!!!
    Dhe ja ky rreth te cmendurish ka marre revan per te ne treguar „besnikerite“ dhe „trimerite“ ne lufte me turqit, serbet, me greket, me ruset, me ministra te mbrojtjes, te brendshem, me anetare te Byrose Politike etj,etj.
    Belulet Gjeraqinet nuk po i`u ndakan Shqiperise. Zaten, ke te besh nga njerez qe kane lindur nga zonat e Lumit te Vlores ose me mire te thuash nga „Lana e Vlores“.

    Hajduter, hipokrite, intrigante, te pabese, kriminele, vrases dhe drogmene sot, keto cilesi zor se u shkulen nga genet e tyre. Me duken njerez sikur kane ardhura nga skutat e Azise Qendrore qe te kryqezuar me turq dhe greke na kane dhene kete mutacion qe zor se e gjen ne ndonje kend tjeter te globit.

    Po si o Hajro na tregon brockulla duke marre neper goje te gjalle dhe te vdekur qe s`te japin dot pergjigje?
    Po ku kishte kapacitete zbulimi yt te perceptonte kete dhe ate anije? Ja ti e thua vete, qe vetem vrojtim me sy benim, se as dylbi nuk kishit. Jo me pastaj na qenkeni marre vesh me punetoret e portit dhe ju informuan ju debilet e zbulimit shqiptar se nga vinin ato anije?
    Po ate e dinte gjithe bote qe anijet sovjetike kishin te drejte furmizimi ne portet jugosllave nepermjet marreveshjeve dypaleshe.
    Po nuk mund t`ia hidhje ti Kadri Hazbiut me informatat e tua pa asnje vlere, kur ti vete nuk di te lidhesh dy fjale ne sintakse te drejte apo te zhdrjete.
    Dhe pastaj krijon nje insinuate te tille sikur ti ke bere lufte kundre tij, sikur ti paske zbuluar armikun e popullit Kadri Hazbiu duke informua vete Enver Hoxhen!!!!

    Me kete del ai qe je dhe qe ke qene ne te vertete hipokrot, intrigant, dallkauk i pabese dhe asgje me shume.
    Me kete revan qe ke marre ne media kam dyshim se mendon se ndoshta do te biesh ne sy per te bere karriere tek qeveria rilindase e droges, se keshtu e keni kaluar tere jeten ju leberit. Njehere ma ballin, nje here me komunistet, njehere me turqit sipas rrethanave te kohes.

    Per mendimin tim ndaj teje duhet te hapet nje proces gjyqesor ndaj ndalimit, izolimit dhe transportimit ne Shqiperi nga Austria pa asnje lloj forme dhe te drejte ligjore nderkombetare te nje shtetasi shqiptar jashte shtetit dhe qe kishte kerkuar azil politik, ish-punonjes ambasade ne Cekosllavaki, nipit te Hysni Kapos, me iniciale V.Th.
    Ishte dergese ilegale o Hajro e V.Th me vapore dhe me vetura.
    Ke qene autor ti se bashku me Labo Abazin. Per kete ti duhet te japesh llogari Hajro, ti qe na del njehere zbulues strategjik, njehere drejtor i Institutit fantazem per Siguri Kombetare, njehere ish-atashe ne Turqi etj,etj.

    Ke bere shume prapesira o bir i Lanes se Vlores o njeri qe ne jete je mesuar vetem te intrigosh dhe te futesh njerez ne burgje.
    Ka perenduar ajo kohe o lab Vranishti, qe aq bese kishe sa dhe nipit te Hysni Kapos ja fute, atij Hysni qe te mori nga gerxhet e Vranishtit dhe te coi pa mbushur as te 30-tat ne Turqi, Malte a ku ta di une.

  22. Hajro Limaj says:

    Eshte per te ardhur shume keq per fjalorin dhe pa mendesine eq kane disa prej ketyre qe duan te bejne komente.Fjalori rruges nuk duhet te botohet ne kete gazete,mbasi me ta ne nuk na lidh as kultura,as arsimimi dhe as devotshmeria qe kemi treguar.
    Keta jane njerez rrugesh,intrigante dhe te paguar, me te cilet mua sme ka lidhur asgje ne jete.Keta jane funderinat e shqiperise.
    Po te ishte sic thone keto funderina une nuk do te isha aq i vlersuar :Qytetar Nderi i Vlorers, Personalitet i Shquar i Qarkut Vlore ,Personalitet i Shquar i Laberise etj, te cilat jepen me komisione te te gjitha forcave politike.Fatkeqesi per nivelin qe kane.

    Hajro LIMAJ

  23. drini says:

    paske ikur pa I dhen doren Kadriut as gje ske bere un I thash te qifsha robt dhe ika nga zyra

  24. Zbuluesi strategjik says:

    Me bene pershtypje fraza te tilla: “Sapo mesuan se kush e kerkonte E.Hoxhen me shoqeruan te zyra e H.Kroit”, “Me degjuan me vemendje dhe mbajten shenime”(po sa veta qene ne zyren e Haxhiut ?), Haxhiu i thote” Do mesosh sh.gjera karshi atyre qe kerkojne te hakmerren ndaj teje”(!!!) Ky koqe gomari qe ka qene bishti i kavaliit ne radiozbulimin e Ushtrise vetem nje gje nuk thote: kur e lidhen koleget ne kuverten e vaporrit ne Stamboll pasi tentoj te hidhej ne det. Nje delirant i pashembullt qe do te behet protagnist me zor me keto shkrime pacavure nuk ben gje tjrter vecse diskretiton veten perdite duke u vetdemadkusr si mashtrues ordiner dhe megalloman i pashoq.

  25. Shigjeta says:

    O Hajro , po ik o ik , u kujtove si dinosaur ti se ckishe bere , detyren bere dhe asgje tjeter , bile nuk e ke bere ashtu sic duhet , se po ta kishe bere me sukses , nuk do ta kishe hapur gojen si corape pa llastik , na tregon edukaten dhe fjalorin dhe sa i nderuar je ne Vlore . Pse ceshte Vlora ?? Qendra e botes ?? Po kush te pjerdh ty dhe Vloren tende . I sherbeve atdheut ?? Te dekoroi ?? Atdheu dhe jo Vlora , di sa punonjes dhe oficere te sherbimit tefshehte ka patur ?? Ata jane heronj , dhe heronj te heshtur , jo si puna jote , llapaqen , bile na tregon se qenke zene me Kadriun , sinqerisht e ke ??? I beson keto peralla , te ka bere nder te madh Merua , te ka lene te botosh perallat e tua , e kupton o Hajro?? Keto jane frytet e demokracise , qe kush do thote dhe beson si do dhe kedo…. e kupton ore kapter Hajrua ?? E kuptoj thuaj , dhe mos llap poshte e perpjet , nuk u intereson asnjerit keto brockulla , njerezit kane te tjera halle , japin betejen e tyre te perditshme per te mbijetuar me nder dhe jo si zotrote qe kalove jeten duke u servilosur e bythlepires , keto qe thua ti nuk kan vlera historike , qe ti kujtojme dhe ti respektojme , keto jane ………… lere mos ta ndyt gojen me teper se sben ….. shiko te shtysh me nder ditet qe te kane ngelur dhe tekadhene perendia dhe leri perallat , i kane me te besushme vellezerit Grin ……………..

  26. pjatalarsi says:

    Ha-ha-ha, c’kam qeshur me lot kur lexova Hajron! Kisha kohe pa lexuar ndonje gje nga Hajro, jo per fajin e Hajros, por per fajin tim qe kisha kohe pa pare gazetat. Nuk mora vesh kurrgje se cfar donte te thoshte, shenje kjo e nje pleqerie akoma me te thelle! Te pakten tek START-i, kur shkruante para disa vitesh, merrej vesh se cfare donte te thosh, ndonse Hajro si Hajro thuaj, rroma per toma! Po nejse mire, edhe nje here ky shkrim na tregon se si keta zbulues “te medhenj” arrisnin te zbulonin te gjitha qelizat e nje peme, por harronin se c’do te thosh “pyll”. Ndaj dhe ky vend mbeti keshtu sic mbeti!

  27. Hajro Limaj says:

    O Shigjeta !. Fjalori juaj eshte vetem i rrugacerise.Nese je burre dile me emrin dhe mbiemrin real,shkruaj me argumentat ato shpifje qe thua ne gazete te ballafaqohemi.Por ti se ben se je shpifes,intrigant, injorant dhe frikacak.Hajde te ballafaqohemi direkt mashtures nese je burre.
    Hajro LIMAJ

  28. Lisi says:

    Hajrua na imponohet me dekoratat që t’a respektojmë !
    Qënke totalisht i marrë fund . Si mund të mbaheshin oficerë të tillë ordinerë në zbulimin e ushtrisë ?!
    Njerëz me një koeficient të tillë inteligjence ( IQ ) ofendojnë edhe kapterët e ushtrisë !
    Qenka llafazan i pandreqshëm , bollë me këtë sharlatan !

  29. kunderzbulusi says:

    E mori ne qafe Merua edhe nje tjeter,mire qe i boton artikullin,po te
    pakten ti japi ndonje kure ilacesh,ky paska ikur per lesh strategjik.

  30. Shigjeta says:

    O Hajro , mua me thua intrigant dhe fjalor rugacerise dhe shum e shume epitete…. une te kritikoj ty , ti genjen dhe mashtron , dhe kete e ben publike , ne gazete . Jane bere shume komente , duket qe je dallkauk dhe truthare , gje nje qe te pershkruan pozitivisht , gjej nje koment ku ti gjen veten tende , ta them une , asgjekund . Ti si thua ?? Te gjithe jane gabim , ?? A nuk e di qe ne nje shkrim , botim libri ose dicka te tille , kur i drejtohesh publikut , ai eshte vleresuesi yt ose i atij qe boton , keto nuk ti kane thene ?? Nuk e kupton qe behesh gazi i botes , behu e drejta jote eshte , sic ke koken , te vene dhe festen sot . Te ta them per te shumten here , mos vlereso ti veten , por lere ta bejne te tjeret , eshte kaq e thjeshte , cuditem se perse nuk e kupton . Cfare kerkon te maresh komente pozitive per peralla me mbret ?? Ku e kupton ti intrigen ?? Une jam ?? Hahahahah je mashtrus , dhe profesionist , dhe mos genje boterisht , shiko te kalosh ditet e perendise , dhe leri genjeshtrat , bolle na mashtruat , na genjyet per 45 e me shume vite , nuk u ngopet sistem genjeshtar dhe mashtrues dhe ti si vegel besnike cdo ishe ?? Me qe je nga Vlora , pyet nje cik interesou pe ate nendecen e flotes se 6 amerikane qe qesdiste ne otranto midis karaburunit dhe sazanit , se sa trima ishit , pse nuk e fundoset ?? Pse ?? Priste urdher komandanti i gjuajtesit , miku im , ai urdher nuk erdhi kure , ka bere dhe liber miku im , sigurisht qe ai nuk shkruan karagjoslliqe si puna jote , por pershkruan ngjarje te verteta . Jo si puna jote lamash hesapi ,sa per anonimin eshte e drejta ime , ti cdo te thuash ??kur thua qe dil me emrin e sakte ?? Cfare na del trim ?? Ik or llafazan . Ia bere zap Kadriut ti ?? Ku ja bere ?? Ne ender ?? Ta silleshe ashtu sic e perskruan , ta shqyente sumen ai , qe cqe fuqi per te te futur ty dhe te gjithe nbeturinat si puna jote andej nga dolet kish ai . Pse nuk e botove shkrimin tend ne ate kohe ?? A e di cthone per tipa si puna jote ?? Ka nje parim populli ” mbas vdekjes se krishtit , te gjithe behen prefet ……. ti ama ua kalove , u bere qesharak , gazi i botes ……vazhdo reshkit je i lire………… po te harin ty mua me tepron , vetem nje nder beme te lutem , lexoi te gjtha komentet , nuk te detyron njeri , as me teper tu kthesh pergjigje , vetem lexoi ………. shiko se sa te duan ty dhe vepren tende , dhe pastaj thuaj kush genjen , kush ezhte intrigant dhe kush eshte pa shkolle ………….lexoi do lexosh komente shume interesante ……….

  31. Jak Boston says:

    Shqiperia gjate gjithe historise se saj si shtet ka patur me shumice keshtu llumerash rrufiane qe donin te hanin qyl dhe te mburreshin me genjeshtra te besueshme dhe te pabesueshme.
    Ne kohen e Zogut kete gje e benin dibranet dhe mirditoret, ne kohen e komunizmit e benin kryesisht disa ish partizane frikacake dhe leberit, ne kohen e paskomunizmit kryesisht tropojanet, dibranet, skraparlinjte, tepelensit dhe leberit.
    Prandaj edhe pse kane kaluar mbi nje shekull shtet ne leter defakto s’kemi shtet akoma, pasi nuk behet shteti me te tille kontigjent njerezish ku te paaftet dhe dallkauket drejtonin te aftet dhe atedhedashesit.
    Kjo eshte nje tregues i qarte qe Shqiperia eshte drejtuar nga te paaftet me e pakta dhe hajduto-kriminelo-tradhetare me e shumta. Media e shkruar dhe vizive ka qene po aq negative.
    Qe te kemi shtet te konsoliduar dhe funksional ne Shqiperi duhet qe ai vend te drejtohet nga njerez qe e duan ate vend dhe ate popull me zemer dhe me mendje.
    Deri atehere do degjojme lloj lloj cudirash sipas enderrave te te tredhurve qe pervec gjuhes lepirese nuk ju ka ngelur gje tjeter per tu mburrur pasi ne te vertete te tille njerez veshin pampers se pshurren ne breke. Shume keq qe ska pampers dhe per gojen e ketyre llafazaneve qe te mos na ndotnin opinionin ashtu sic ndotin vetveten.

  32. Bravo gazeta, keto jane shkrime qe na bejne krenare. Me kujtohet kora kur shoku Enver deklaronte qe do derdhte plumb ne goje te armiqeve, kur armiqte qe na kishin ne gryke te pushkes ai do i vinte ne gryke te topit, Falenderoj sh. Hajro qe paska prishur gjumin e tij, per te siguruar gjumin tone. Kam nje vrejte te vogel per sh. Hajro, nuk ka bere mire qe ka nzjerre emrat e shokeve, sepse ata te NATOS tani do e marrin vesh se kush ja u grabiste sekretet dhe mund te hakmerren. Hajro te lutem po pate qyfyre te tjera, shkruai se na mbush me krenari kombetare. Te paçim Hajro, toke nje here te keqen…O Antonio, po harrove qe kemi qene bashke kur shpetuam boten nga lufta e trete! Ah qerrata, qerrata, ti je nga te paktet qe dine te mbajne sekretin.
    Uroj dite te mbare dhe gezuar festat, te gjithe atyre qe lexuan shkrimin e 007 Hajro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje