Moti i keq/ Situatë emergjente në Gjirokastër Lumi Drino del nga shtrati

1 Dhjetor 2017, 00:03Kronika TEMA

Ne Gjirokastër situata paraqitet kritike edhe në këtë qark, intesiteti i reshjeve vazhdon të jetë lartë.

Ndërkohë, lumi Drino po kërcënon gjithë hapësirën veri-jug dhe pjesën lindore të lumit pasi ka dalë nga shtrati.

Po ashtu liqeni i Viroit ka vërshuar në aksin nacional duke bllokuar qarkullimin rrugor dhe komunikimin midis zonave.

Forcat e emrgjencave civile janë në gatishmeri për të bërë pastrimin e rrugëve nga mbetjet dhe për të ndalur rrjedhjen e ujrave të liqenit.

Në anën lindore të Drinos dhjetëra hektarë tokë është përmbytur nga reshjet e shiut, lumi ka vërshuar në rrugë e fusha bujqësore.

E bllokuar është edhe rruga rurale në komunën e Buzit, ndërsa tokat bujqësore në Dropull janë të përmbytura totalisht nga dalja e lumit Drino nga shtrati.

Fshati Golem po ashtu është i bllokuar, inertet kanë rënë nga lartësitë duke bllokuar rrugën.

Pjesa më e madhe e zonave përreth qytetit të Gjirokastër është në errësirë totale pas një defekti në rrjetin elektrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje