Vizita e Ramës në Bruksel, si një sukses (dhe zija që ka pllakosur në PD dhe LSI)

6 Dhjetor 2017, 12:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama kthehet nga Brukseli, me një bilanc mëse pozitiv.

Më së pari për Shqipërinë, që, ashtu siç tha kreu i BE-së, Juncker, në muajt e ardhshëm mund të hapë negociatat me Brukselin për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Rama u prit me një protokoll të plotë në Bruksel.

Ai takoi presidentin e BE-së, Donald Tusk; shefen e Diplomacisë, Federica Mogherini; kryetarin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Të gjithë krerët e BE-së, vlerësuan në kor mandatin e parë të Ramës.

Ata thanë në një zë përmbledhtasi, se “vlerësojmë hapat e rëndësishme që Shqipëria ka bërë përpara”.

Dhe pika kryesore për të cilën u vlerësua Rama dhe Shqipëria, është reforma në drejtësi, e cila pritet të vihet në zbatim shumë shpejt.

Është pikërisht kjo kërkesë që i është përsëritur  Shqipërisë nga Bashkimi Europian, që në 2014-n.

Federica Mogherinit deklaroi atëhere në Parlamentin shqiptar se, “kush është pro reformës në drejtësi ka mbështetjen tonë”.

Dhe tashmë duket se BE po e mban fjalën e saj, duke shpërblyer Ramën për mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë reformës në drejtësi.

Mbështetje që mungoi nga ana e PD-së dhe LSI-së, tek të cilat ka pllakosur zija pas vizitës së Ramës në Bruksel.

Askush nga dy partitë opozitare nuk kanë nxjerrë ndonjë deklaratë për të vlerësuar qendrimin pozitiv të BE-së, që premtoi se në muajt e ardhshëm mund të hapë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

Ato kanë heshtur, madje dhe mediat pranë tyre.

I vetmi që ka guxuar të flasë, është Fahri Balliu, që hapte gazetën me titullin e madh, “Rama kthehet duarbosh nga Brukseli”.

Edi Rama gjithsesi nuk mori një mbështetje të pakushtëzuar.

Atij ju dhanë 6 muaj afat për të treguar se atë që ka bërë me reformën në drejtësi, ta kthejë në fakte.

Pra, në ngritjen e organeve të reja të gjyqësorit dhe prokurorisë, të cilat do të çojnë në arrestimet e peshqve të mëdhenj!

Ndërkohë, interesant është fakt se nga takimet e rëndësishme që Rama ka zhvilluar në Bruksel, tre prej drejtuesve kryesorë të BE-së, Donald Tusk, Jean Claude Juncker dhe Antonio Tajani janë figura qëndrore të Partisë Popullore Europiane, përkatësisht grupimit të qendrës së djathtë, anëtare e së cilës është edhe Partia Demokratike shqiptare.

Tre figurat e PPE-së ishin më entuziastë në mbështetjen ndaj Edi Ramës, sesa Federica Mogherini, e cila është drejtuese e PD-së italiane të Matteo Renzi-t.

I vetmi që “nxinte” nga PPE, ishte Joseph Daul, që u shfaq krah Bashës për t’i bërë qokën e radhës, ndërkohë që Rama merrte mbështetjen e drejtuesve të lartë të BE-së.(TemA)

10 komente në “Vizita e Ramës në Bruksel, si një sukses (dhe zija që ka pllakosur në PD dhe LSI)”

  1. mark says:

    Natyrish qe Europianet jane inteligjet e me pervoje. Ata duan rezultate dhe jo fjale boshe. Nje nga karakteristika e shqiptareve, qe ka ndikuar ne shume fatkeqesi e tragjedi per kombin, eshte cmira dhe zemerligesia per bashkeatdhetarin – sic thuhet: per inat te sime vjerre vajta fjeta me mullixhine. Ne shume vende Europiane demokratike, natyrisht qe ka grupe te ndyshme me interesa te ndryshme, qe zakonisht shoqerohen me debate e konflikte. Por kur vjen puna per interesat e perbashketa kombetare, grupet bashkohen ne nje. E kunderta ndodh me shqipateret, qe per interesa te ngushta partiake e personale, nuk len gje pa thene e pa bere per vendin e tyre.

  2. bravo Edi Rama.
    vetem me ate personalitet shqiptar ,vendi do te behet nji Izrail i europes.

  3. Agim e Alban Dega says:

    On Friday, June 23, 2017, Alban Dega <[email protected]

    Leter e hapur gjithe shqiptareve

    VOTONI PER SHQIPERINE QE DUAM

    – Edi Rama nuk eshte si te tjeret….
    Eshte kryekalores i politikes shqiptare

    Nga Agim e Alban Dega , Nju Jork

    Jemi 10 vota Dega ketu ne Nju Jork… te dhjetat jane per Shqiperine qe duam!
    Asnje nuk do te hidhen pasneser ne kuti edhe per faj te Edi Rames . Ka nje te gjashten e tij.
    Pese te gjashtat i kane parardhesit e tij… E pane diasporen si nje lope qe vetem milet.
    Harruan se qe te milet lopa duhet ushqyer, ruajtur, mbareshtuar…
    Edhe ne kete pike Edi Rama nuk eshte si Berisha, Nano, Meta, Berisha 2, 3.
    Edi Rama nuk eshte si te tjeret. Te pakten e mbajti nje Kuvend mbarekombetar me e per diasporen.
    Besojme ne fjalen e premtimin e tij se ne zgjedhjet ardhshme do te krijohen mundesite qe votat tona, votat e diaspores te mos shkojne per lesh…
    As tani ne e familja jone nuk i lam te shkojne nul !
    Familja jone ka edhe 59 vota ne Tirane, Shkoder, Tropoje e gati ne tere Shqiperine…
    Do te votojne edhe per ne sic e premtuan pa ua kerkuar e pa i paguar!
    … E di qe e keni zemren ketu me 25 qershor… Rrini te qete se do votojme edhe per ju… Do te votojme per Shqiperine qe duam… Per Edi Ramen… Eshte ndryshe nga te tjeret… Eshte me i miri !, na tha sot ne Skype njera nga motrat, duke na dhene edhe titullin e shkrimit…
    Te njejten premtim perseriten edhe 5 pjestare te familjes se saj !
    Jo vetem ata, por edhe 53 familjare e te afferm te tjere…
    Faleminderit vellezer e motra biologjike!
    Faleminderit te gjithe shqiptareve qe do votojme pasneser per Shqiperine qe duam !
    Pse!?
    Shqiperia qe duam nuk u shpik nga Edi Rama as nga PS-ja.
    Shqiperine qe duam e nxoren nga zemra e shpirti rinia studentore e mbare shqiptaret qysh ne Dhjetorin historik te nentedhjetes…

    Shqiperia qe duam !

    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Shqiperia qe duam eshte aspirata e 95 per qind te shqiptareve qe e duan SHBA-ne dhe BE-ne, shtetin ligjor e Reformat demokratike e shtetformuese ne Energji, Aresim, Shendetesi, Polici e Rend, e Territorit, me ne krye Reformen ne Drejtesi e Vetingun, qe do ti hapin shume shpejt rruget e Evropes e te Amerikes popullit me properendimor e me proamerikan , bile edhe me proamerikan se vet amerikanet, ne Evrope dhe ne Bote !
    Kush beri me shume, kush luftoi me shume, kush rrezikoi me shume se Edi Rama per keto aspirata.
    Kush i dha me shume pushtet LSI-se e Ilir Metes, Lulezim Bashes e PD-se, PDIU-se e Shpetim Idrizit… se Edi Rama dhe Shqiperia qe duam !
    Po pergjigjemi me pergjigjen e liderit te PD-se dhe kolegeve te tij " ne nuk do ta kishin bere kurre nje gje te tille"
    Faleminderit per sinqeriterin !
    Cilat ishin premtimet madhore qe beri Edi Rama pas fitores plebishitare si ndaj shqiptareve dhe nderkombetareve!?
    Asnjehere ai nuk premtoi as luge floriri as bollek, as mrekulli e as " ceka te bardhe" per askend !

    Premtimi madhor i Edi Rames !

    – Une do bej Shtet ishte krye premtimi i tij… E mbajti si askush tjeter deri sot. Sakrifikoi gjithcka deri edhe pushtet, rrezikoi deri edhe karriken e tij per Reformat shtetformuese e Shpetimtare per Shqiperine e per shqiptaret pa dallim sidomos per Drejtesine dhe Vetingun!
    A nuk u votuan ato me 100 apo gati 100 per qind te votave!
    Kush pervec disa hijenave politike e mediatike ne sherbim te tyre mund ta quajne Edi Ramen te deshtuar !?
    Ndaj vellezer e motra shqiptare peshoni mire voten tuaj para se ta hidhni!
    Votoni per Shqiperine qe duam te gjithe !
    Votoni per Edi Ramen!
    Edi Rama nuk eshte njesoj si te tjeret.
    Edi Rama eshte ndryshe!
    Le te flasin fakte te gjalla qe i kemi pare e i kemi perjetuar te gjithe.
    Cuditerisht asnje prej tyre nuk i kemi degjuar nga goja e Edi Rames dhe e stafit te tij politik e elektoral !!!!
    Ia kemi borxh tia kujtojme se edhe ketu ne kryeqytetin e Botes jemi ngazellyer , e kemi ndjere veten krenare kur shoke e shoqe, kolege e rsstesore na thonin ju shqiptaret kini nje kryeminister te pashem dhe shume mendjemprehte…
    – I shkriu ne gaz edhe Obamen dhe Biden dje ne Shtepine e Bardhe… Rralle krere shtetesh priten ne Zyren Ovale…. Rama Is a great and brave man! Nuk nguroi kritikoje as Trumpin… Miku i mire ti thote kater te vertetat ne sy!
    USA people don't like and don't need asskisers . Populli amerikan nuk i do dhe nuk ka nevoje per bythelepires !
    Sot kryeredaktori i gazetes “Express” te Kosoves Berat Buzhala iu drejtua shqiptareve me nje thirrje aspak suprize per seren e tij : Mos votoni per Ramen ! Mos votoni per Edi Ramen se ai na shan e ofendon ne gazetareve…. Konkluzioni i Buzhales: Rama do te perfundoje si Mourinho …

    Vetvrasja donkishoteske e nje hiene serbe !

    Jo sot por prej tre vitesh Berat Buzhala ka vene ne gryken e topit cdo veprim, cdo fjali, cdo veprimtari te kryeministrit te Shqiperise. Tonet e tij jane ngritur deri ne skajshmeri mbas vizites teper te suksesshme te Edvin Rames ne Beograd.
    Deklarata thelbesore e Edvin Rames ne Beograd ishte pyetja dermuese qe i drejtoi kryeministrit serb Aleskander Vucic: “Mos valle do ta transportoni Trepcen nga Kosova ne Beograd….”
    Goditje nokauti ne shpirtin e politikes kolonialiste e terroriste serbe ndaj Kosoves e shprehur ne parullen “ Trepcja prodhon- Beogradi nderton “ Pse !? Teme ne vete.
    Pas Kurierit serb, Sputnikut rus…. gazeta qe sulmoi me ashper kete deklarate burrerore sa edhe realiste e atdhetare te kryeministrit shqiptar, Expressi e sulmoi ate me ashper derisa botuesi i saj Buzhala doli edhe me slloganin ala serb te “kombit kosovar” pa e ditur se cfare do te thote fjala dhe nocioni komb !
    Tani me pak se 24 ore para zgjedhjeve dhe vetem dy dite mbas Sputnikut rus eshte perseri Berat Buzhala qe del me thirrjen ala Putin, ala Vucic, ala Athine per te mos votuar per Edvin Ramen !
    Edi Rama do te perfundoje si Murinho, thote i gjori Buzhala duke ia kaluar edhe Don Kishotit me marrezine e tij. Zot falja mekatet! Nuk e di cfare ben e cfare shkruan! As te genjej nuk di i shkreti.
    Shtrohet pyetja e thjeshte: Si ka perfunduar Zhose Mourinho !?
    Trajneri qe me ekipin qe drejton fitoi titullin e Kupes UEFA, trofei i dyte me i rendesishem i Evropes mbas Kupes se Kampioneve.
    Siguroi pjesemarrjen direkte ne Kupen e Kampioneve te Evropes!
    Ka fituar Kupern e Kampioneve te Evropes,
    Zhoze Murinho eshte trajneri me i paguar e vleresuar ne mbare Boten.
    A nuk u zgjodh Murinjo " Trajneri me i mire ne Bote" !?
    E mjerani Berat Buzhala i qan hallin kaloresit te futbollit evropian e boteror Zhoze Murinjo dhe kaloresit te politikes shqiptare Edi Rama!?
    E Sali Berishe Zollumi e Petrit Vasil
    shkolleperlumi e quajne Edi Ramen
    Shkollepaku !!!???

    Kaloresi i politikes Shqiptare…

    A nuk ishte Edi Rama qe shenoi te vetmin rekord boteror te nje politikani shqiptar “ Kryebashkiaku me i mire ne Bote” per kthimin e Tiranes nga nje nevojtore bidonvilesh ne zemren e saj ne nje metropol evropian, sic shkruanin “ Le Monde” e Parisit, " The Times” e Londres , “ El Pais “ e Spanjes, dhe mbreti i shtypit te lire boteror "The New York Times” .!?
    A nuk ishte Shtepia e Bardhe , Presidenti, Zevendepresidenti e gjithe maja e administrates se Obames qe i beri Edi Rames nje pritje qe nuk i eshte bere asnje politikani e lideri shqiptar deri sot jo vetem ne SHBA !?
    A nuk ishte Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel qe e priti me te gjitha nderimet e vleresimet maksimale kryeministrin e Shqiperise Edi Rama ne Berlin dhe e vuri ne krahun e saj te djathte ne te gjitha taklimet me lideret e Ballkanit e me gjere !?
    A nuk ishte Presidentja e Zvicres qe e priti me te gjitha nderet e vleresimet per here te pare ne histori nje kryeminister shqiptar, Edi Ramen !?
    A nuk u takua dhe bisedoi si i barabarti me te barabartin e pa paguar asnje qindarke e jo 300 000 euro si Lul Basha, me Presidentin amerikan Donald Trump, me kryetarin e BE-se, me Kancelaren gjermane Merkel, me Presidentin e porsazgjedhur te Frances Macron dhe veteranin turk Erdogan, Sekretarin e Pergjithshem te NATO- s, me Kryeministrin e Greqise Cipras, te Kanadase Trudeau, me te gjithe kryetaret e shteteve
    dhe qeverive te Evropes ne Bruksel!?
    A nuk ishte djepi i demokracise boterore, qendra e kultures evropiane e boterore, Franca dhe Presidenti i saj qe i dha Edi Rames titullin me te larte “ Kalores i Legjionit te Nderit”.
    A lexuat dhe pate me syte tuaj deklaraten e Bernard Kushner, ish – Guvernatori i Kosoves dhe ish- Shefi i diplomacise franceze qe e vleresoi Edi Ramen e Shqiperine si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti ne Ballkan" dhe si kombinim politik "midis Macronit dhe Tony Blayer " !?
    Na gjeni emrin e nje udheheqesi a politikani shqiptar qe ka arritur keto lartesi!?
    Na gjeni edhe nje kalores tjeter te politikes shqiptare ne histori qe te kete marre keto nderime e vleresime nderkombetare!?
    Zero ! Pse ?! Per syte e bukur te Edi Rames !?
    Evropa dhe Bota vleresojne punen e jo gunen e cilitdo e ne baze te tyre te vene kapelen !
    Pse ?Sepse Edi Rama eshte Zhoze Murinho i politikes shqiptare!

    Vota per Shqiperine qe duam !

    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret per Zhoze Murinhon!
    Po golat nuk i bejne gazetaret ! Golat i bejne futbollistet nen drejtimin e trajnerit! Po te mos ishte sporti dhe futbolli gazetaret sportive do te hanin vetveten !
    Pak a shume i njejte eshte edhe raporti midis politikes dhe gazetareve e analisteve politike !
    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret e Kazanit si Aleksander Frangaj e Blendi Koran Toptani, Berat Stanishic Buzhala, Andi Putin Bushati, Artan Hafije Hoxha= presidenti me gishtin e Berishes ne prapanice , Shkulshkulaku e korporata e marionetave dhe frymezuesit e tyre politike per Edi Ramen.
    Po gazetaret nuk e bejne politiken! Aq me pak gazetare qe e shohin e njohin ate si politike kazani.
    Gazetare e analiste qe me shume se gazetarin, te cilet vetem ia ndotin emrin, bejne instruktorin e se keqes, e dhunes, e antishtetetit!
    Aq me pak gazetare qe ngrene zerin e perplasin grushtet qe kerkojne me hir apo pahir cka ata mendojne duke e paraqitur veten si gjithckadites e gjithckaberes si kjo lukuni hijenash qe perdorin gazetat e ekranet si mjete shantazhi e gjobvenie per politiken e politikanet, si zhvates te pasurive e taksave te shqiptareve!

    Nje politikan ndryshe

    Ndaj eshte koha edhe per nje Reforme te thelle e Veting mediatik e politik per ti spastruar te dyja nga krimet e siperpermendura ! Pa vonese e pa meshire !
    Eshte zakoni me i keq i humbamenove, i hupanave, sic u themi ne ne Malesine Gjakoves, qe te shpfin e trillojne per njerezit e suksesshem..
    Edi Rama eshte ndryshe nga te tjeret !
    Edi Rames i flet me shume puna se sa guna!
    Natyrisht Edi Rama, si cdo qenie njerezore e aq me teper politikan, nuk eshte i perkryer .
    Edi Rama eshte me i miri nder politikanet shqiptare deri tani!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare votoni per Shqiperine qe duam.
    Votoni per kaloresin e politikes shqiptare Edi Rama !
    Cdo vote per Edi Ramen e PS-ne pasneser eshte vote per Shqiperine qe duam e sic e duam !
    Vota per Numrin 2 ne fletevotimet e 25 qershorit eshte vote per Shqiperine qe duam, per politikanin Numer 1 shtetberes te Shqiperise !
    Mos nguroni ! Votoni per Edi Ramen e PS-ne !
    Votoni per Shqiperine qe duam !

    1. Kulmaku says:

      Hi. Alban,Hamdi apo Agim Dega.Pershendetje dhe respekte per komentet qe bene.por nuk e di bene nonji pune tjeter atje ne Amerike apo jo,mbasi komentet i bene tmeresisht te gjata dhe ne nuk kemi kohe te mjaftueshme per ti lexuar.Te sugjeroje ti biesh me shkurt.Respekte dhe i nderuar qofsh!

      1. Alban Dega says:

        FALEMINDERIT PER VLERESIMIN !

        Komentet i shkruajme ne tren, autobuz… kudo
        Ato i shkruajme per ata qe jo vetem kane kohe ti
        lexojne por se pari e mbi gjithcka per ata e ato qe kane tru ti kuptojne !
        Nje vezhgim llogjik dhe sugjerim vellazeror;
        Kur nuk ke kohe ti kexosh… ku e gjen kohen ti komentosh !?
        Se dyti si mund te komentosh dicka qe nuk ke kohe as tru ta lexosh e aq me teper ta kuptosh!
        Apo futja kot te dali plot
        Na ndihmo i madhi Zot !
        Kur te teproje koha dhe punoje truri lexo vleresimet e Presidentit, Kryeministrit, shefes se diplomacise se Evropes se Bashkuar dhe Kryeparlamentarit Evropian per Edi Ramen e qeverisjen e tij !
        Eshte krejt i fresket ! Vetem 24 ore !
        Ne si shqiptare ndjehemi krenare per to.
        Edi Rama po ben shtet…
        Per Sigurimin e shtepive tona ketu ne Beverly Hillsin e Nju Jorkut paguajme rreth 10 mije dollare ne vit!
        E tash 209 vjet kurre vendi ku jetojme nuk eshte permbytur as goditur nga zjarret apo termetet!
        Tash 125 vjet nuk ka ndodhur nje vrasje ose krim i rende !
        Ky eshte shteti i vertete!
        Sigurimi i shtepive eshte Sigurimi i jetes !
        50 000 dollare jane vetem taksat e tyre !
        Ky eshte shteti i vertete!
        Kjo eshte Shqiperia qe duam
        Nese ju mendoni ndryshe eshte e drejta juaj!
        E respektojme ate ! Por….
        Merru me temen jo me komentet

    2. artiles says:

      Bo sa duhet te jesh lodh me gjithe kete koment! Po beje shkrim ne gazete e merr ndonje or burr…se po te shkon mundi kot!

  4. Kuq e zi says:

    Opozites tone doja ti beja nje pyetje dhe si pergjigje do preferoja dy rrokje
    Duan apo jo te hapen bisedimet ne 2018 me shqiperine
    “Po” apo “jo”
    Une e imagjinoj pergjigjen…
    Se cfare eshte me e rendesishme per ta dihet

  5. shqiptari nga Shqiperia says:

    Fatmir Balliu dhe media e tij ………… cprisni mendje ngushte dhe zemer katran , nje fjale te mire nuk e gjeti ??? nese nuk e gjente nje fjale te mire sepse nuk e lejon besimi i tij i semure dhe me kapistra , te pakten te heshte si gjithe te tjeret . C`pret , ti thone sa i guximshem dhe i vecante je ?? Dava llapaqeni , cfardolloj levizje politike te beje Rama , ai do komentoje dhe do shkruaj ne reshtat e tij te gazetes se nevojtores , vetem negativitet .Thame qe beson te kunderten , por ajo mos te behet kapister te mos shikosh perpara …….. Sigurisht qe e kane kuptuar te gjithe sahanlepiresit dhe sarvilat e semure qe parti mbaroi , kalon momentet e fundit , jep shpirt dhe mundohen deri ne fund te mbajne me zor litarin e se kaluares , e kaluar e se ciles i erdhi fundi , bashke me te dhe te gjithe qe i perkasin se kaluares ……………

  6. Tajari says:

    Edi Rama nuk eshte kaloresi ideal Por pa dyshim eshte me i miri per ta çfar vendin tone drej perendimit dhe jo vendeve islamike siç beri Sali Serbi………
    Popull me memorje te vogel

  7. Naqja says:

    RAMA-RAMA,
    MOS KI FRIKË,
    I KE POTURET ,
    ME LLASTIK.

    LULI-LULI,
    ÇPO BËRTET,
    KA FRIKË,
    MOS MBETET PA BREKË!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje