Kryeministri Edi Rama ka pritur paraditen e së premtes ministrin e Brendshëm francez Gerard Collomb.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama tha se tashmë ka një dinamikë të re në marrëdhëniet Shqipëri-Francë ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Parisi i ka ofruar vendit tonë në disa sektorë.
Ndërsa sa i përket azilkërkuesve shqiptare, Rama u shpreh se ajo është një rrugë e paligjshme dhe pa krye.
“Duhet të thellojmë bashkëpunimin me Francën në fushën e rendit dhe sigurisë. Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vijueshme që Franca i ka ofruar Shqipërisë në disa sektorë të rëndësishëm.
Bashkëpunim për të frenuar migracionin e paligjshëm. E informova ministrin për rezultatet e Shqipërisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe me pritshmërinë që në 6 mujorin e ardhshëm Shqipëria të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave.
Ministri është njohur edhe me procesin e vettingut dhe operacionin ‘forca e ligjit’.
Kemi shpallur ambicien tonë që në fund të këtej mandati policia e shtetit të jetë një polici e standardeve të BE dhe të hyjë në mesataren e policive të BE.
Rruga e azilit përben rrugën e paligjshme dhe pa krye, pasi siç thonë të kthyerit ka një kosto të madhe”- tha Rama. (TemA)