Nga Mero Baze
Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë raportin më të keq në histori në raport me institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga gjashtë Prokurorë të Përgjithshëm që ka pasur Shqipëria që nga viti 1992, pesë janë emëruar me dëshirën e Sali Berishës dhe vetëm dy prej tyre e kanë mbyllur mandatin pa hyrë në konflikt me të, Alush Dragoshi që firmoste letrat që ky ja bënte gati në zyrë, dhe Adriatik Llalla që nuk firmoste asnjë letër se flinte në zyrë.
Prokurori i parë i Përgjithshëm, Maks Haxhia i emëruar nga PD në prill të vitit 1992, u shkarkua në shtator, pa mbushur ende gjashtë muaj në detyrë, pasi u konfliktua me Berishën për çështje thuajse ordinere, që tregonte se Berisha donte të kishte nën kontroll gjithçka.
Pas tij u emërua Alush Dragoshi, një figurë periferike e drejtësisë, që u përpoq të fshihte dhe portretin fizik nga shtypi, për t’u thënë të gjithëve që nuk ezgistonte. Ai firmosi arrestimet politike të viteve 1992-1997 dhe u harrua.
Arben Rakipi që pasoi atë, pas ardhjes së socialistëve në pushtet, u largua në janar të vitit 2002, pas një marrëveshjeje të fshehtë Berisha-Meta, duke justifikuar kështu kthimin e Berishës në Parlament, dhe heqjen e frikës për Ilir Metën, që po ikte nga Kryeministër, dhe dyshonte se mund të përfundonte para drejtësisë nga hakmarrja e Fatos Nanos.
Berisha dha pas kësaj pëlqimin për Dhori Sollakun si Kryeprokuror konsesual. Me ardhjen në pushtet në vitin 2005, ai i kërkoi Sollakut dorëheqje pa shpjegim, thjeshtë për të pasur nën kontroll institucionin e Kryeprokurorit. Sollaku nuk pranoi dhe nga viti 2005 deri në 2007, ai përballoi një betejë thuajse të përditshme politike, shtetërore dhe psikologjike të Berishës për ta frikësuar dhe larguar nga detyra. Presidenti Moisu i qëndroi në krah dhe nuk dekretoi vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij, por atë e firmosi më pas Presidenti Topi.
Ina Rama që pasoi Sollakun e zgjedhur vetëm me votat e Berishës u vlerësua ditën e parë të zgjedhjes si “Silvia Konti” e drejtësisë shqiptare, për të përfunduar si “Lavirja Konti” e Bulevaradit. Ajo në të vërtetë arriti të bëhet prokurorja më e guximshme që kemi pasur deri më sot. Pas Sollakut që çoi në Gjykatë Lulzim Bashën, ajo çoi në gjykatë Fatmir Mediun dhe Ilir Metën dhe përballoi një presion të pashembullt nga Sali Berisha në hetimin e çështjes së Gërdecit ku ishin gjurmët e të birit, në çështjen e Damir Fazlliçit, ku ishin gjurmët e pastrimit të parave të së bijës, Ilir Metës dhe “21 janarit”. Ajo është prokurorja më e denigruar publikisht nga Berisha duke u quajtur “Lavire bulevardi”, duke u akzuar për puçiste dhe duke përdorur ndaj saj gjithë arsenalin e fyerjeve dhe sulmeve denigruese që ndonjë grua në pushtet ka pësuar ndonjëherë në Shqipëri. Persekutimi i saj vazhdoi dhe pasi iku nga detyra.
Sali Berisha dhe Bujar Nishani penguan emërimin e saj në Gjykatën e Apelit, siç e kërkon ligji për Kryeprokurorin, pas ikjes nga detyra, ndërsa konfikti i saj i vjetër me Ilir Metën e la dhe pa detyra të tjera në qeverinë Rama-Meta.
Pasuesi i saj Adriatik Llalla, ishte përsëri zgjedhje e Sali Berishës dhe djalit të tij. I lidhur ngushtë me një prej partnerëve në biznese të djalit të Berishës, me transakione pronash dhe lokalesh, Llalla u zgjodh si garant për të mbyllur dosjen e nxehtë të “21 janarit”, që kërkon kokën e Berishës dhe Lulzim Bashës dhe për të qenë njeriu i tyre në krye të akuzës.
Por ndryshe nga çfarë prisnin edhe mbështetësit e tij, Llalla, ishte vetëm mbyllës dosjesh. Ai në mandatin e tij pesë vjeçar, i përngjau më shumë një pajtuesi gjaqesh se sa një Kryeprokurori. Përveç paralajmërimeve të tij qesharake për arrestime të mëdha çdo vjeshtë, ai “mbeti në vjeshtë”, si Kryeprokuror duke mos kaluar dot asnjë provim për t’u bërë i tillë.
Vitin e fundit ai pati probleme të forta dhe me qeverinë e SHBA, për shkak të heqjes së vizës për të dhe gruan e tij nga SHBA. Gruaja e tij, u largua familjarisht në Gjermani dhe prej andej në SHBA, ku lindi një fëmijë ndërkohë që ishte vizitore me vizë me diplomatike. Shërbimet amerikane që ndiqnin udhëtimin e saj nga Tirana në Gjermani e më pas në SHBA, alarmuan Departamentin e Shtetit pas lindjes së fëmijës atje në një spital privat të shtrenjtë, i ndaluan asaj hyrjen në SHBA dhe anuluan vizën e Kryeprokurorit, nën akuzën se kanë keqpërdorur vizat diplomatike për hyrje në SHBA për qëllime private dhe biznesi.
Kjo i acaroi skajshëm raportet e tij me ambasadorin Lu, dhe fuqizoi raportet e tij me presidentin e vendit Ilir Meta. Në një intervistë të tij në Tv Klan, Llalla ja ktheu nderin Presidentit, duke deklaruar se ambasadori i SHBA i ka kërkuar arrestimin e një politikani të lartë, duke mos përgënjeshtruar pastaj “zbardhjen” e intervistës nga shtypi, ku thuhej se ishte fjala për Ilir Metën.
Kryeprokurori i përkoshëm që zgjidhet nesër, ndryshe nga pesë të tjerët, deri më sot, është pa konsesusin e Sali Berishës. Kjo është e vetmja arsye për të cilën opozita është të hënën në protestë. Por lajmi i mirë është se pasnesër, Kryeprokurori do të jetë në zyrë.
Prokurorin e do Amerika, LULUDHJA?
Ik …irdhu në Hollandë.
Kemi DASH SHEHIN KËTU.
Ai merr vesh nga Alkooli, ti dehesh me të nuhatur?
prokuroren e re, vetem nje ore pas emerimit,….. Bushati mor Mero, e quajti CUPELINE TE TRAFIKUAR…….mire politikanet, po ste lene rehat as mizat e kazanit
Kjo është e zeza mbi të bardhë(jo e bardha mbi të zezë-thënie e Berishës në intervistën e fundit) dhe faleminderit Tema për informacionin korrekt në lidhje me organin e prokurorisë gjatë 25 viteve. Do jetë turp për ata që besojnë në demokraci të dalin në protestën që Luli dhe Monika, të krimburit në para, kërkojnë. Njerëz: mos besoni ata që as vehtes s’i besojnë por duan të mbrojnë pasuritë e rrëmbyera nga populli.
Basha po ben nje proteste, per te cilen pas disa vitesh do ti vije turp kur ta kujtoje.
Shpresojmqe te jete e vertete kjo qe thuhet.
Ne te gjitha rastet,fuqia denigruese e Berishes, mobilizimi i mediave te “pavarura”,grupet militare me paraushtarake,te maskuar si punonjes te krimeve apo SHIK,te gatshem per te zbatuar detyrat e “nalmadhenise”.
Dhuna ne keto 27 vjet ka qene gati e perditshme,nuk na befason kjo as neser,por ne zyren nuk do te jete me i zgjedhuri i Berishes.
Para dite le te demostroj forcen,Berisha &Monika,mbas dite Parlamenti te bej zgjedhjen e Prokurorit.
Kryprokurori i neserm zgjidhet ne menyre anti-kushtetuese. Kjo e qarte sa drita per aq kohe sa ne Kushtetuten e Shqiperise nuk ka as edhe nje fjali qe ti referohet “Prokurorit te Pergjithshem te Perkohshem”, ndersa Prokurori i Pergjithshem zgjidhet me nje procedure komplet te ndryshme.
Te tjerat jane fjale kazani.
Te lumte goja Mero!
Me pak fjale kryeprokurorin e zgjedhin superhajdutët.
Dhe po i kundershtuan i heqin,Pastaj vendosin kush i bindet.
Vend i degjeneruar në ado qelizë shtetërore dhe shoqërore.
Shume bukur!
Flasin f a k t e t se kush eshte Sali Baba Mashtrusi Mitoman qe po mban peng Shqiperine!….
O Mero,
Shqiperia, per kushtet qe ka, mundesit potenciale, me nje popull te vogel qe ka mbetur APO nuk ka mbetu nja 2 milion…8 se shume shkojne dhe vijne…)
aq sa nje qytet i madh europian, do ish futur me kohe ne Familjen Europiane…!
Por eshte penguar dhe po pengohet prej Sali Babes me 40 Hajdute!
Te pergezoj Mero per Editorialet e tua, te cilat jane Historia e vertete e ketij Tranzicioni te zgjatur e te stergjatur te ndryshimiot demokratik te Shqiperise…Nuk e teperoj aspak po te thosha per ty , se me analizat e tua jane si shkrimet e Faik Konices, per te cilat Noli yne i madh thoshe se jane Historia e Shqiperise se viteve para Pamvaresise…!
Respekte Mero Pashe Tepelena!…
Ti je nje Pasha i vertete i Medies Shqiptare qe dite te ndahesh me nder nga Sali Tano Karridi!…
Dhe jo vetem kaq, por dite ta demaskosh pa meshire Sali Esat Toptanin e koheve tona!…
Peshkatari vuri në grep në gojën e ‘peshkut të madh’ më në fund! Tani peshqit e mëdhenj duan të shkatërrojnë Peshkatarin dhe anijen e tij. Demonstrimi është mjeti ‘për të shkatërruar’. Peshkatari duhet të mbajë fort këtë kohë dhe ‘harpojë’ peshqit e mëdhenj. Ne nuk kemi shumë!
Neser shpresojm e besojm, qe shqiptaret dotu i besojn SHBA, BE, mazhorannces, qe kan dy vjet qe po punojne per rreformen ne dejtesi, si lushtin kryesor per tu er pjes e BE.
Sali Berisha, Basha dhe tani edhe LSHLIA, jan ber tok per ta penguar fillimin e zatimit te rreformes ne drejtesi.
Keta hajdut, vrases, akuza keto te bera prej vitesh ne shtypin perjodik, kan dashur dhe duan te kmbajn jasht afatit ligjor e kushtetus, nje kprokuror, qe vecse si api dosjet e ketyre banditeve. peshkaqeneve te medhenj, kryesisht te djatht e ta majt, cfrytezoi deri ne nje benefitet e keti posti te lart dhe m eti sherbetor dhe ushtar i bindur i Berishes.
Ftojm gith shqiptaret e ndercem, ta bojkotojn neser protesten dhe te mos behen penges per zgjatjen e kohes per hapjen enegocjatave. SHBA, BE, kerkojn zbatim rreformash me perparesi dhe sa me par ate ne drejtesi, qe fillon me zgjedhjen e kryeprokurorit LLalla, te cilit simbas ligjit kushtetus i ka maruar afati me shtaat dhjetor.
Mos u besoni ketyr antishqipteaeve qe trumbetojn me te madhe se me emrimine nje kryeprokurori te ri neser shkelet kushtetuta , perkundrazi , me zgjedhjen e nje tjetri te te perkoheshem , fillon zbatimi i rreformes ne drejtesi. mjer ai shqiptar qe u beson mashtruseve, kameleoneve qe pes vjet mepa ishin ne pushtet dhe kur populli i largoi, lan pas nje tok te djegur
Suksese SHqiperis dhe shqiptareve ne rrugen drejt inegrimit ne BE
,.
Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM
Opinione
ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !
Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”
Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.
A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.
Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.
A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?
A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?
A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?
Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…
Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?
Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!
Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?
Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?
A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?
Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten
Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….
Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar
Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?
Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore
Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….
A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!
Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
“ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”
Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !
U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
… Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
“… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”
Adriatik Llalla ne burg !
I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
Cila eshte zgjidhja!?
Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
Adriatik Llalla ne burg !
Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
Drejtesia vonon por nuk harron!
Petrit Vjosa, London
Eshte antikushtetuese zgjedhja e Kryeprokurorit te perkohshem,apo jo???
Ka ardhur koha e “peshkaqenit” dhe djalit te vajzes se tij,Kane shume zullume ata mbi kurriz.Dhe pas tyre eshte radhe e “peshqve te medhenj” si lyli,Munika,likja e me pas akoma e cironjve te tjere si Noka,Paloka,Strazua e te tjere.Bravo dhe pershendetje zoti Lu! Mbase ka ardhur koha te rrojme ditet e mbetura pa patur rreth nesh kthetrat e djallit Berishovic ne Tirone!
Bukur Mero si gjithmon horizonti yt politik dhe aktual ne editorialet e tua na zgjeron edhe neve rezen e veshtrimit, per te qen objektiv me realitetin ! Sa koh ka qe po shkruhen per kte monster antishqiptare qe ka ngritur nje mur per te mos hecur Shqiperia !Ktij gjarperi gjigand qe po mbyt shqiptaret dhe i lihet koh te leshoj vezet, qe te prodhoj vetveten per te mbrojtur veten ,a ka ma vend te perseriten cka ka ber???? Petrit ,nuk je i pari qe po shkruan ,nuk je i pari qe sheh tashme hapur si dolen mercenaret e pjelles se tij, qe po duan te len ne gropen e madhe shqiptaret e dhunuar prej klases qe ai krijoi ! Me duket ,me falni qe do shprehem keshtu,qesharake te vazhdosh vite me radh te shkruash e te shkruash pas nje mali me i madh se Dajti, qe sheh Tirana nder shekuj ,e te lesh te lir kte ARMIK ! Pas kaq vite dhune te eger ,hajnie degjenerimi dhe shpartallimi te krejt shtetit , kur me ne fund shqiptaret ja arriten ta shporrin nga kok e tyre pa gjak ,por me vot ,gje qe tregoi se thika arriti palcen ,si mundet pra ta lesh te lir te vazhdoj kte monster e te shohim ate cka u be sot !Nuk esht vetem, sepse “vezet” qe leshoi ariten deri ne majen me te lart te udheheqjes dhe pam se si xhveshi cizmet kllocka e neveriteshme te godas voten ton ! Na thuaj pra i dashur Mero deri ku esht fuqia e votes ton, qe te na mbroj nga ky armik dhe te tjeret qe dihet kush jan ! Ka ardhu kohe te mos i bejm me biografin Djallit, se e dim kush esht, por duam te dim sa e kemi forcen e ligjit per ti ndeshkuar per te arresuar kta hajdutoterrorista aqntishqiptar qe i thon vetes shqiptar kta mercenar te organizuar e te paguar nga dor e gjat antishqiptare !
Mjaft me biografi se ska vend ma “fletorja te shkruash ” !Aksion ,duke ven ne levizje pushtetin egzekutues e duke ja dorezuar drejtesis se RE drejtesis, ku prej saj te marim vesh edhe ato qe nuk dim e qe jan me shum nga ata cka dim !
Prokuroret e zgjedhur nga Berisha, se bashku me te, duhet te hetohen,perpara se te kalojne ne muzeun ne kujtim te tyre.
Berisha, ky antikombetar i deshmuar eshte gati te djeg shqiperin. Rama nderton varreza greke ne zemer te trollit shqiptar. Camet e shkrete as per se gjalli nuk respektohen. C’jane keta politikan perbindesha qe po djegin token tone. Po perseritet historia.Berisha, Meta dhe Rama bashke me argatet e tyre po luajn lojen e lugeterve….sa do te zgjas kjo barbari?!