Taksa e pronës, për dy vjet pagesat do dyfishohen. Më e rëndë fatura në kryeqytet, me katërfishim

18 Dhjetor 2017, 09:34Sociale TEMA

Fatura, që qytetarët dhe bizneset do të paguajnë për taksën e pronës, do të vijë në rritje vit pas viti, si rrjedhojë e ndryshimit të formulës së llogaritjes së saj. Nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, taksa e pronës do të llogaritet mbi bazën e vlerës, ku për familjarët do të jetë 0.05% e vlerës.

Në projektbuxhetin e vitit 2018, Ministria e Financave parashikon që të ardhurat totale nga taksa e pronës të jenë 8.1 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. Ndërsa në 2019-n, kur kjo taksë do të vilet e plotë përgjatë gjithë vitit dhe kadastra do të jetë më e plotë, pritet që qytetarët dhe bizneset të paguajnë 8.7 miliardë lekë, për t’u rritur në 9.4 miliardë lekë në 2020-n, pra gati dyfishi i asaj që paguajnë sot.

Teksa dy dekadat e fundit ka pasur një zhvendosjemasive të popullsisë drejt Tiranës, barra më e lartë e taksës së pronës  do të jetë për banorët e kryeqytetit. Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2018 parashikon që të ardhurat nga taksa e pronës do të arrijnë 2.5 miliardë lekë, ose sa 31% e totalit të taksës së pronës që pritet të mblidhet në gjithë vendin.

Familjet në kryeqytet do të paguajnë nw 2018-n rreth 510 milionë lekë, dyfish në krahasim me një vit më parë, si rrjedhojë e rishikimit të formulës së taksës së pronës, mbi bazën e vlerës. “Me ndryshimet e fundit ligjore, të cilat marrin efekte nga data 1 Prill e vitit 2018, taksa e ndërtesës do të marrë një tjetër vlerësim, duke u mbështetur tek vlera e banesave dhe % e caktuar për masën e taksës si për banesat dhe objektet e biznesit. Për këtë qëllim, në bashkepunim me institucionet qendrore por jo vetëm, ka filluar ngritja e bazës së të dhënave për krijimin e kadastrës fiskale si informacion vendimtar për përllogaritjen dhe mbledhjen e të ardhurave”, thuhet në relacionin e Bashkisë. Në 2019-n, pagesa e familjarëve për taksën e pronës pritet të rritet edhe më tej, duke arritur në 850 milionë lekë (6.2 milionë euro), ose gati 4 herë më shumë se shuma që pritet të paguhet në vitin 2017.

Edhe bizneset në Tiranë do të paguajnë 2 miliardë lekë si taksa prone, me një rritje prej 25% në krahasim me vitin e kaluar. Fatura do rëndohet sërish në 2019 dhe 2020, përkatësisht në 2.2 dhe 2.3 miliardë lekë.

Formula e re e tatimit të taksës së pronës mbi bazën e vlerë u miratua pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtare, teksa rezultoi së kjo taksë, nga e cila faturohej 0.2-0.3% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) ishte e nënmbledhur në krahasim edhe me vendet e tjera të rajonit. Me përllogaritjen e re pritet që të ardhurat nga kjo taksë të shkojnë në 0.5% të PBB-së, afër mesatares rajonale.

Kjo nënkupton një rritje të ndjeshme të faturës që çdo familje do të paguajë për pronën që zotëron. Në kryeqytet psh, në vitin 2015, familjarët paguan për taksën e pronës vetëm 17 milionë lekë (125 mijë euro), ndërsa deri në vitin 2020 pritet që familjarët e kryeqytetit të paguajnë 870 milionë lekë (6.4 milionë euro), ose 50 herë më shumë.(Monitor)

5 komente në “Taksa e pronës, për dy vjet pagesat do dyfishohen. Më e rëndë fatura në kryeqytet, me katërfishim”

  1. kujtesa says:

    Shifrat jane impresionuese sepsetek e fundit ato jane investim ne qytetin tone.
    Sa per rritjen deri ne dyfish krahasuar me vitet e mepareshme do te thoja qe nuk eshte e vertete.
    Nese shohim se te ardhurat e bashkise ne zerin te “Taksa nga pronat” rriten ne ato shifra,kjo nuk do te thote se eshte dyfishuar taksa.
    Kjo vjen sepse me kalimin e viteve rritet baza e taksueshme.Pra nese sot p.sh, paguajne takse prone ata qe i kane te regjistruara keto prona ne hipoteke,neser do paguajne takse per pronen edhe ata qe aktualisht i kane pronat e tyre te pa rregistruara ne kadastrat perkatese.
    Dihet qe pjesa dermuese e qytetareve te Tiranes(pra zona e Babruse,Bathore,Paskuqan etj.) por edhe ata qytetare qe sot i kane shtepiat ne ish-Bllok apo kudo ne Tirane dhe pa letra,neser do jene kontributoret e medhenj ne buxhetin e Tiranes.
    Prandaj te nderuar gazetare,kujdes,mos shkruani gjera pa i bere nje analize te thelle ekonomike pasqyrave finaciare te cilat botohen ne media nga ana e enteve shteterore!

  2. fiqo says:

    Te lumte, o rilindje, ju jeni thjesht me MUT se ai qe ishte….koha do ju fundosi shume shpejt, j’u garantoj, njesoj si ata qe ishin…..

  3. Tironsi says:

    Rritja e takses se prones eshte shkelmi perfundimtar qe i jepet shqiptarit te theshte te lere vendin! Prona eshte problemi themelor i pazgjidhur ne vend, si dhe burimi i hsume problemeve ekonomike dhe sociale qe kemi. Mos respektimi i prones, vjedhja e saj, pamundesiamme e zhvillu, veshtiresiamme e ble apo shit, dhe tani taksimi i larte thjesht bejne qe shqiptaret te mos kene me asnje lidhje me vendin e tyre te prinderve. Ky eshte shkatterim ….. dhe nuk ka asnje aresye per “analize te thelle ekonomike” pasqyrave financiare te “enteve idiote” shteterore qe marrin udhezime nga te huaj qe nuk kane as idene e as interes te mbrojne qytetarin shqiptar. Shtrenjtimi i mbajtjes se prones con vendin ne kolaps ekonomik dhe zhduk popullaten vendase…. ate pak,qe ka ngelur. Eshte menyra me e efektshme te falimentosh nje komb te tere….. pastaj vjen nje “dashamires” i huaj dhe ti “shpeton” dhe “rehabiliton” keto prona te falimentuara duke i blere per dy centeza. . Muhabet i vjeter tashme…. shihni sa vende e kane pesuar……Vini gishtin kokes o njerez, dhe shihni se cka bere kjo takse neper bote…. si i ka varferuar shume vende.

  4. tiku says:

    nje takse e propozuar nga vete Fondi Monetar Nderkombetar eshte nje avantazh i madh edhe per pushtetin vendor, i cili nepermjet kesaj takse ka mundesine te gjeneroje me shume te ardhura te cilat mund te perdoren per plotesimin e shume nevojave imediante

  5. sg says:

    Sistemi i taxave te prones ne shqiperi te vendoset kur te kontrollohen dhe te taxohen te ardhurate cdo familje the personi.Te zbriten taksat nga taximi i pergjithshem dhe kush eshte ne nivelin minimal te te ardhurave te mos paguaje deri sa te dale nga niveli i varferise..Per te tjeret mbi nivelin e varferise te perdoret formule ponterimi.Ata qe kalojne nje nivel te caktuar te permbushjes te nevojave jetike(Bisnes) te kene nivel taksimi tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje