Monika Kryemadhi thotë se viti 2017 ishte i vështirë për shqiptarët, duke ju referuar 100 ditëve të fundit ku Lëvizja Soicialiste për Integrim u shkëput nga bashkëqeverisja.
Sa i përket mandatit të deputetit të LSI-së Rehovica, Kryemadhi thotë se do të vijë Silva Caka e cila do të jetë shumë dinjitoze dhe do të justifikojë mandatin.
Ajo thotë se është duke koordinuar protesta bashkë me kryedemokratin Lulzim Basha dhe se do konkretizohet me një marrëveshje politike për të ardhmen.
“2018 do të jetë një vit i vështirë jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për ekonominë e vendit. 2017 ishte viti i zgjedhjeve kriminale, që njollosën politikën shqiptare, blenë votat me paratë e krimit. Ishte viti i kanabizimit të vendit.
Ekonomia shqiptare është me bazë konsumi ku mungojnë investimet e huaja, kjo vjen si rezultat i keqqeverisjes. Është thelluar papunësia, dhe mungojnë investimet e huaja.
Edhe investimet vendase janë më të ulëtat në këto vite. Këtë e fakton mungesa e likuiditeteve.
Drejtoria e Thesarit është mbyllur që më 15 dhjetor, gjë që tregon se nuk kreu asnjë likuidim me shoqëritë. Me skemën e re tatimore pritet rritje e çmimeve, pra buxhetet familjare do të hyjnë në një krizë.
Qeveria tashmë është e paaftë për të thithur investime të huaja. Të gjitha të dhënat e publikuara nga institucionet prestigjeve e bëjnë të qartë se hapja e negociatave me BE nuk mund të realizohet nëse ne nuk kemi familje të afta për të mbijetuar”, u shpreh Kryemadhi.
(TemA)
Ta njeh burri, familja
Monika! Asnjë frikë nuk ju pëlqen. Rilindja madje mbaroi dinastitë më të mëdha në histori. Nëse nuk e keni lexuar revolucionin francez, ju ishit me të vërtetë njeri i thjeshtë!
jam duke e degjuar por deri me tani pordhe me rigon. Ku do ta gjejne popullin kata injorante.