Jo vetëm mbrojtësi Memini, ja emrat e rinj të merkatos së Lushnjës

9 Janar 2018, 11:54Sport TEMA

Për shumë lojtarë të rinj, të cilët duan t’i japin një shans vetes, Lushnja shihet si një mundësi shumë e mirë.

Jo për të përfituar financiarisht, pasi është një ekip i financiar nga bashkia, por për të treguar vlera dhe për ta përdorur si trampolinë. Interesi është i ndërsjellë…

Për këtë arsye, janë disa lojtarë që kanë nisur provën me skuadrën e trajnerit Hysen Dedja, i cili do të përzgjedhë më të mirët. Ka një akord me mbrojtësin Rexhep Memini, i konfirmuar nga drejtuesit e klubit.

Dy emrat e rinj të lushnjarët janë mesfushori sulmues nga Lezha, Leonard Përgjini, i cili ka nisur stërvitjen në Durrës me skuadrën myzeqare, si dhe Anteo Osmanllari, i cili do ta nisë sot provën me myzeqarët.

Përgjini vjen nga Luftëtari, kurse Osmanllari është një lojtar i ri nga Korça, i aktivizuar këtë sezon me Korabin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje