PD: Duhen vëzhgues nga Kuvendi për zgjedhjet në FSHF, por është e vështirë gjetja e bazës ligjore për këtë

23 Janar 2018, 21:27Sport TEMA

Rreth një javë më parë deputeti i PD-së, Luçiano Boçi kërkoi në Komisionin parlamentar të Edukimit që të ngrihet një grup monitorimi për të parë nga afër ecurinë e garës për kryetar të FSHF-së.

Boçi thotë se kërkesa nuk ka si qëllim të ndikoj në garë, por për të mbajtur larg politikën nga sporti.

Por megjithatë në një intervistë për TemA Tv ai thotë se edhe pas një jave asgjë nuk ka përparuar, pasi është e vështirë të gjesh hapësirë ligjore për ta bërë atë.

Ndërkohë Boçi njofton se ai nuk ka fakte për ndërhyrjen e politikës dhe iu referohet përfshirjes së bashkive, që janë me Statut anëtarë të Asamblesë së FSHF-së.

Në përfundim, deputeti i PD-së thotë se gara për kreun e FSHF-së nuk është transparente.

Ndërkohë statuti i Federatës shqiptare të futbollit përcakton që për të mbikëqyrur garën për kreun e FSHF-së ngrihet brenda strukturave një komision i posaçëm monitorimi.

1 komente në “PD: Duhen vëzhgues nga Kuvendi për zgjedhjet në FSHF, por është e vështirë gjetja e bazës ligjore për këtë”

  1. Sali says:

    Deputet idiot.Djali sigurimsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje