6 biznesmenë kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, ndërkohë që 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ata akuzohen se përmes një skeme mashtruese me TVSH, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë.
Kërkesa për arrestimin e biznesmenëve është bërë nga prokurori Ndini Tavani, që është marrë me këtë çështje.
Sipas burimeve nga Prokuroria, të 11 biznesmenët që janë nga Tirana, akuzohen se lëshonin fatura fiktive.
Ndërkohë, mësohet se për të njëjtën akuzë, në total janë nën hetim 50 biznese, mes tyre dhe përftuesit e TVSH.
Emrat e biznesmenëve të arrestuar
Dhimitraq Çelo, 23 vjeç banues në Tiranë
Bujar Murataj, 31 vjeç banues në Tiranë
Shkëlqim Hasani, 50 vjeç banues në Tiranë
Ruzhdi Murataj, 60 vjeç banues në Tiranë
Nevroz Lami, 36 vjeç banues në Tiranë
Indrit Sulaj, 30 vjeç banues në Tiranë
Në kërkim janë:
Njoftim i policisë
6 shtetas në pranga, 5 në kërkim, për “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”
Nga Sektori për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u krye ekzekutimi i masave te sigurimit personal “arrest me burg” te nxjerra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane per shtetasit:
-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Tiranë.
-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.
-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.
-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe për shtetasit:
B.Gj, A.B, E.SH, S.K dhe M.M.
Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.
Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfëshire një numër i madh subjektesh.
Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.
Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në.
Këto subjektë në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kapjen dhe ndalimin edhe të pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim.
(TemA)
ca thua…..po Fullhani ish ne liste…
9 milion dollare boooooo prandaj paska falimentuar shteti.
a ju qifsha shtetin tuaj
Cuna Tirone, gjynof.
Te denohen me varje ne litar PLERAT.
o gazeta mire qe doni scoop po te pakten veruni emrin qe kane. kapen 6 hajduta jo gjashte bisnemene se pastaj duket sikur hajduti merret me biznes dhe na e beni profession te nderuar. se kjo eshte ideja e shqiptarit : eshte i zoti ai qe di te vjedhe.
Nuk jane vetem keta hajdutet e shtetit!
Ka shume biznese qe per shume vite nuk kane paguar detyrimet tatimore dhe shteti hesht!
Pse hesht?
Sepse jane te korruptuar,se ata biznese u kane dhene rushfet tatimoreve qe nuk i gjobisin!
Nje rast konkret:
Subjekti “SARA-AT-shpk,me administratore Aurora Tomo ISina) ka 3 ndertesa 2-4 dhe 5 kate qe i ka dhene me qera Albtelecom-it dhe BKT-se,por per disa vite nuk ka paguar asnje detyrim ndaj shtetit!
Vetem nga Albtelecom-i merr qera ne muaj 20 mije euro,pra ne nje vit ka fituar vetem nga Albtelecomi 240 mije euro!
Po sa ka fituar nga BKT-ja?
Dhe shteti fut ne burg nje fshatar pse nuk ka paguar 5000 leke drita dhe hesht per keta super hajdute!
Thone se ky subjekt u ka marre borxhe rreth 1 milion euro personave te ndryshem kundrejt premtimeve per interesa te medha,por as prokuroria nuk ka kryer asnje veprim ndonese jane bere disa kallzime per kete gje!
Cfare duhet tjeter qe keta drejtues hajdute te arrestohen ne flagrance e te dalin para gjyqit?
Kjo ndodh kur nuk ka shtet!
Full-hani mori dhe dem shperblim. …..ju prishe figura morale …..hahaha ha rropte ku ti kene te pandershmit I paguajne nje dite. ..
tani qe po futen brenda ata qe nuk paguajne taksat, a do futen brenda ata qe abuzojne ne emer te popullit me kto taksa? se ne fakt administrimi i taksave duhet te behet me te njejten pergjegjsi.
ne burg derisa te kthejne qindarken e fundit.
Keta nuk zen as 1% te mashtrusve…. Ndaj financat Jane broker…. Jo vetem kaq,pot duhen hetuar per shfrytezim te krshut te punes gjithe bizneset….. Jane piramida……
Ej e keni kthyer shtetin qe nga viti 90 ne kompani private.Te gjithe ata qe kane gisht,duhet te perfundojne si caushesku i rumanise.
Doli prap skilja në skenë .
E para . Kapni tatimorët dhe drejtorin e tatimeve , që ka firmos , se , pa këtë tufë hajdutësh , jo 9 miljon Euro , por , as 9 miljon lekë të vjetra , jo të reja , s’ka burrë none me abuzu .
E dyta . TVSH-në , të gjithën në fund fare , e paguan populli , dhe , më mirë se tatimorët , që kanë evidentimet nëpër duar të TVSH-së në burim ( Dogana e Prodhim ) dhe në fund , nuk mund ta dijë njeri , se kush janë gropat e errëta ku mund të abuzohet . Ato , peshkojnë dhe instruktojnë grupet e hajdutëve , se si , të çelin firmat fantazmë , fushën e veprimtarisë , dhe mënyrat e veprimit . Të tjerat , RIMBURSIMET , e din lalë Gjoni me 40 hajdutët e vet , se si e zgjidh .
Prokuror , kushdo qofsh , ishalla qofsh Arta MARKU , nëse nuk je i kapur edhe ti , ke shumë për të kapur deri në Ministri të Financave .
Vetëm gjatë këtyre viteve , 2013 e këtej , kanë dalë , disa grupe miljonësh Euiro , e sa ka patur edhe më përpara . e plus sa pare ka shku si qeni në vreshtë pa u kap .
E treta . Jepi popullit , që e paguan TVSH-në në fund , duke ja RIMBURSUAR , 20 % të vleftës së TVSH-së nga kuponat , që ka mbledhur , dhe , jo vjedhje , por , s’do guxojë kush , as ta çojë nëpër mend me abuzu më me TVSH – në ,sepse do kapet në vend pa bërë as gjysëm hapi . Plus , ky veprim , do krijojë një revolucion në të gjithë sistemin fiskal , në pasqyrimin real dhe ngritjen e rrogave të punonjësve , në rritjen e pagesës për Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore , në evidentimin e punësimit real , duke shmangur punësimet në të zezë , dhe të pa evidentuara , si dhe , ajo , që është jo më pak e rëndësishme e kryesore , INFORMALITETI , do shkojë shumë shpejt , drejt eleminimit , mbasi i mbyll SHTIGJET populli vetë , duke mos i frekuentuar , sepse nuk merr kupona atje , ose merr kupona pa TVSH , e cila , është një paradoks i sajuar nga Tatimorët , me stimulu mos deklarim TVSH – je , që të kenë fushë veprimi .
E katërta . Futen në punë edhe disa dhjetra e qindra të rinj e të reja , mjaft të zot , të aftë e të pa përlyer , të cilët , po pranojnë të bëj në edhe punë të rëndomta , si shitëse , kamarierë e shpërndarës të thjeshtë mallrash , e deri picash .
E pesta . Komplet , SISTEMI I TAKSAVE do ndryshojë për mirë , duke rrit kapcitetin e shpejtësinë e përpunimit të të dhënave , por , duke ndihmura fuqimisht ç’do sektor strategjik të ekonomisë , me një pafundësi të dhënash reale dhe të vlefshme për politikat dhe strategjitë disa vjeçare e dhjetra vjeçare . Kjo eleminon edhe ecjen kuturu , pa studime dhe amatoreske të kujtdo drejtuesi e ministri që hypën në karrige .
Gjoja eficsnse e punes se shtetit. Ata te pakten punojne. Privati i gjor e di cfare heq dhe e di ai cfare I mbetet pasi Ia mer shteti permes detyrimesh te caktuara po nga shteti sipas qejfit. Po sa shtetar rrine kot neper zyra? Mjer ata qe komentojne me pasion kunder individit e pro shtetit. Me siguri Jane nga ata qe Kane ngrene perhere ne tepsine e shtetit.