Ekstradimi i financierit të "Habilaje", KLD reagon pas kërkesës së Arta Markut

31 Janar 2018, 15:58Kronika TEMA

Këshillit i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas kërkesës së bërë kryeprokurorja Arta Marku për nisjen e hetimet për gjyqtarët lidhur me ekstradimin e Nazer Seitit, i cilësuar si financieri i grupit kriminal ‘Habilaj’.

Këshilli i Lartë i Dretësisë, njofton se ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, K.G., për veprimtarinë gjyqësore të tij në dhënien e vendimit të datës 18.12.2018, për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti.

Më tej  KLD sqaron opinionin publik se nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, konstatohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje në procedurat gjyqësore të ekstradimit dhe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NJOFTIMI I KLD

Këshilli i Lartë i Dretësisë, njofton se ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, K.G., për veprimtarinë gjyqësore të tij në dhënien e vendimit të datës 18.12.2018, për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti.

KLD njofton opinionin publik se nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, konstatohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje në procedurat gjyqësore të ekstradimit dhe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ankesa publike dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit sipas nenit 140 pika 2 të Kushtetutës (shkelje haptazi e nenit 491 pika 1 shkronja ‘ç’ dhe 498 pika 2 të K.Pr.Penale), të cilat nëse provohen se janë kryer, veç të tjerave përbëjnë shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji.

Në përfundim të hetimit disiplinor nga Inspektoriati i KLD-së, publiku do të njihet me rezultatet e tij dhe do të ndiqen procedurat ligjore. (TemA)

1 komente në “Ekstradimi i financierit të “Habilaje”, KLD reagon pas kërkesës së Arta Markut”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ka shume mundesi qe ky film te jete pergatitur per ti dhene lirine pak me vone “financierit”. Italianet nuk mund te mbajne ne burg nje person burgosja e te cilit ka si fillese nje ekstradim joligjor. Pra pak a shume si ne rastin e nje personi arrestimi i te cilit pamvaresisht se mund te jete fajtor eshte bere ne shkelje te ligjit dhe me procedura antiligjore, ne nje rast te tille personi nuk mund te mbahet i arrestuar dhe cdo gjykates i jep atij lirine qofte edhe te perkoheshme ose masen arrest shtepie. Ne rastin e “financierit” jemi pak a shume perballe te njejtit fenomen, ekstradim ne shkelje te procedurave ligjore te shtetit shqiptar pra mbajtja e tij ne burg nga autoritetet italiane eshte joligjore dhe o duhet ta kthejne mbrapsht duke vene ne levizje procedurat e anullimit te ekstradimit dhe kthimin ne vendin e origjines ose ti japin lirine. Besoj se Italia ka afate ligjore se per sa kohe mund te mbaje ne burg nje person te ndaluar ne menyre jo te ligjeshme dhe duke njohur “burokracite” e sistemit gjyqesor shqiptar me curajne dhe marrjen e leterporosive ka shume mundesi qe procedurat burokratike te zgjasin me shume sesa afatet ligjore per ta mbajtur ate ne burg e rrjedhimisht gjykata italiane do ti japi ose lirine ose nje mase arrest shtepie qe eshte baraz me lirine. Kjo eshte ekzaktesisht menyra sesi operon Mafia dhe Politka ne lidhje me persona qe dine shume, ose i vene ne gjume pergjithmone ose bejne te tilla pehlivanlleqe qe ti japin mundesine te fluturoje i lire. Per ta vene ne gjume pergjithmone eshte pak veshtire se nuk e dime se cfare di e cfare fsheh “financieri’ per nje dite te keqe, keshtu qe mobilizohet shteti per ti bere respektet. Ndoshta jam gabim po eshte nje opsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje