Sherri masiv me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri në Bashkinë e Dibrës, Policia jep detajet

31 Janar 2018, 14:46Kronika TEMA

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me sherrin që ndodhi me grushte, shkopa bejsbolli e shufra hekuri në bashkinë e Dibrës.

Sipas policisë, disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm kanë hyrë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit H.D., E.D, L.D.

Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 09:10, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër përmes një telefonate u njoftua se në ambientet e Bashkisë po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shkuan shërbimet e Policisë pranë Bashkisë Dibër dhe nga verifikimet paraprake dyshohet se disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm hynë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit: H.D., E.D, L.D.

Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Për shkak të hetimit nuk mundet te bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes. (TemA)

 

 

3 komente në “Sherri masiv me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri në Bashkinë e Dibrës, Policia jep detajet”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Cameri-Qeneri !!!! Imagjino te kishin token e tyre… Bande ne Sarande, bande ne Diber, bande kudo qe shkelin.. Enver Hoxha u dha cati, ata e zhvarrosen.. Burg qafirat…

  2. zani partizani says:

    Shkopinj jo shkopa edhe pse nuk kemi topinj por topa.

  3. DinPaku says:

    Si ta kuptojme kete qe shkruan policia: Disa punonjes te Bashkise ndihmohen nga persona te jashtem per te hyre ne Bashki!!?? Do bejme shtet, de more de, si lum ti popull, mezi na ke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje