Frikë nga Vettingu? Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese që mbylli dosjen e Lulzim Bashës

31 Janar 2018, 15:25Kronika TEMA

Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë dorëheqjen nga ky institucion.

Ai ka komunikuar vendimin e dorëheqjes pranë gjykatës ku argumenton se arsyeja e largimit bëhet për shkaqe personale. Ai shton se ka edhe disa probleme shëndetësore të cilat kanë ndikuar në vendimin e marrë.

Besnik Imeraj ka lënë gjurmë në mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës me procedurë, për vjedhjen e 230 milionë eurove me Rrugën Durrës-Kukës.

Mësohet se aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 6 anëtarë ku burimet për “TemA” shtojnë se pritet të japë dorëheqjen edhe një anëtar tjetër.

Kjo do të sillte edhe bllokim të gjykatës.

vijon…

1 komente në “Frikë nga Vettingu? Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese që mbylli dosjen e Lulzim Bashës”

  1. Hallexhiu says:

    Pas degradimit qe i bene drejtesise Bamir topja me Kreshnik shqiponjen, ky Besniku, bashke me siamezin e vet Fatos lulken e varrosen fare. Shkaterruan Gjykaten e Larte e me pas edhe Gjykaten Kushtetuese. Mjafton te ikin nga kushtetuesja eshe Fatosi me Ganiun, dhe vettingu nis e konsiderohet i suksesshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje