Sherr me thika më Korçë, 35-vjeçari përfundon në spital

1 Shkurt 2018, 16:52Kronika TEMA

Një person është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Policia raporton se 35-vjeçari, është konfliktuar me dy persona në lagjen 17 të qytetit, ku sherri është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikave.

Aktualisht Z.M, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.02.2018 rreth orës 15:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë shtetasi Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë

Nga të dhënat e para dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje