Premier League/ Poker i Agueros, Manchester City shkatërron Leiçesterin

10 Shkurt 2018, 20:36Sport TEMA

Me performanca fantastike nga Sergio Aguero dhe Kevin de Bruyne, Manchester City është kthyer te fitorja pas barazimit befasues ndaj Burnleyt, duke shkatarruar me rezultatin 5-1 Leicester Cityn në “Etihad”.

Kun Aguero shënoi katër gola, ndërsa De Bruyne dhuroi tre asiste duke e çuar epërsinë e skuadrës së Pep Guardiolas në 16 pikë në renditje ndaj vendit të dyte qe mbahet nga Manchester Unitedit.

Augero shënoi në minutat 48, 53, 77 dhe 92, ndërsa golin tjetër për Cityn e shënoi Raheem Sterling në minutën e 3-të të takimit.

Golin e nderit për Leicester Cityn e shënoi Jamie Vardy në minutën e 24-të.

Leicester mbetet në vendin 8-të me 35 pikë të mbledhura.

Rezultatet e sotme te “Premier League”.

Tottenham 1-0 Arsenal

Everton 3-1 Crystal Palace

Stoke 1-1 Brighton

Swansea 1-0 Burnely

West Ham 2-0 Watford

Manchester 5-1 Leicester

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje