Teuta-Luftëtari/ Nica: E kam mbyllur me këtë lojë futbolli; Lika: Fitore falë mbrojtjes dhe portierit

10 Shkurt 2018, 19:23Sport TEMA

Trajneri i Luftetarit Hasan Lika foli pas fitores se arritur kunder ekipit te Teutes.

Lika u shpreh mjaf i lumtur per kete sukses ku vlersoi mbrojtjen dhe portierin.

Mendoj se goli që shënuam që në fillim, pas avantazhit, futbollistët filluan të mendonin më shumë për mbrojtjen. Gabuam në ato momente si te i dyti, ishim më fat në të dytën. Zhvilluam ndeshje të mirë, por kur Liçaj doli me të kuq gjërat u komplikaun. Por për meritë të portierit dhe mbrojtjes e fituam ndeshjen.

Pësuam penallti për një goditje nga mbrapa kundërshtarit. Nuk i pyeta futbollistët nëse ishte, por u thashë të ishin të kujdesshëm, sepse kundërshtari na rrezikoi në goditjet standarte, se ashtu erdhën të dy golat. Më pas u treguam më të kujdesshëm.

Të dyja skuadrat kërkonin ta fitonin ndeshjen, aq më tepër duke kaluar dy herë në avantazh. Mendonim se ishim psikologjikisht mirë për ta fituar, kishim ardhur edhe për barazimin se është kundërshtar direkt. Edhe kundërshtari u zgjat, ne duhej të ishim trgeuar më të kujdesshëm për ta kapur në befasi, kemi gabuar, sidomos me rastin e Abazajt që mund të shënonte të tretin. Por terreni ishte shumë i vështirë, lojtarët rrëshqitnin në fushë, duhen përgëzuar për shpirtin e garës në ndeshje.

Janë të gjitha skuadra të forta, të gjithë mund të arrijnë rezultate pozitive ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht pozicioneve në klasifikim. Nuk janë rezultate të çuditshme, por rezultate futbollistike”, tha Lika.

Ndersa, trajneri i Teutes Stavri Nica nuk u paraqit për të dhënë intervistën pas humbjes me Luftëtarin, duke thënë edhe një frazë të fortë:

Nuk kam për çfarë dal pasi e kam mbyllur me këtë lloj futbolli”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje