Mëngjesin e sotëm është raportuar se një makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det pranë zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Mësohet se makina është me targa italiane BG 64 3GX dhe pak metra larg saj është gjetur një gomone 8 metra e gjatë.
Policia ka kryer kontrollin e gomones së zhytur ku ka gjetur edhe një sasi lënde narkotike.
Dyshimet e para konkludojnë se makina ka përfunduar në det për të marrë drogën pranë mjetit lundrues ose për ta tërhequr atë drejt bregut.
Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili po hulumton për të zbardhur dinamikën. (TemA)
se mos eshte hera e pare qe shikojme makina te tilla te ngelura ne uje