Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pas shpalljes në kërkim për vjedhje.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, konkretisht: Mateo Gjepali 28 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjepali ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale” Vjedhja në bashkëpunim”, pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.
Për veprime të mëtejshme procedurale i’u dorëzua Efektivëve të Policisë Tiranë.
Nuk eshte normale te flitet me epitete nderuese per hajdutin, duke e cilesuar skifter àpo shqiponje.
Kudo per hajdutet flitet me perbuzje, ndersa tek ne gazetaret injorante, I ngrene ata ne piedestal.
Mjaft se late nam.