Kufiri i pasigurt: Pranga 5 shqiptarëve në Greqi, kalonin në këmbë me çanta plot me drogë

11 Shkurt 2018, 11:55Kronika TEMA

Pasiguria e vijës kufitare ka bërë që shqiptarët të gjejnë rrugë dhe shtigje ilegale për të transportuar lëndën narkotike.

Pas një operacioni të ndërmarrë nga policia greke në kufirin greko-shqiptar, kanë rënë në pranga pesë shqiptarë.

 

Mësohet se shqiptarët iu janë sekuestruar 96 kg marijuanë pasi po tentonin të kalonin kufirin në këmbë.

Droga u kap në Laka të Igumenicës ku mësohet se shqiptarët u kapën të ngarkuar me 4 çanta që përmbanin 55 pako me 96 kg 432 gram marijuanë.

Ndonëse nuk dihen identiteti i tyre, thuhet se shqiptarët janë të moshave 26, 26, 31, 31 dhe 50-vjec.

Sakaq, atyre iu sekuestruan edhe 5 celularë që kontaktonin me porositësit fqinjë.

Së fundmi fqinjët janë kujdesur që të rrisin sigurinë gjatë perimetrit kufitar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje