Rrahu motrën, pranga 48 vjeçarit nga Fieri

11 Shkurt 2018, 09:31Kronika TEMA

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij më të madhe, shtetases me inicialet V.L, 52 vjeçe.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Fierit.

Shetasi i arrestuar nga policia është Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal. (TemA)

1 komente në “Rrahu motrën, pranga 48 vjeçarit nga Fieri”

  1. says:

    Budallai godet,i zgjuari dekodohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje