Në Shqipëri, ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka njoftuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë se ka hequr dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë shqiptare. Ligji parashikon që pas përfundimit të detyrës, Prokurori i Përgjithshëm mund të emërohet gjykatës i Apelit. Këtë njoftim zoti Llalla ia ka nisur për dijeni dhe organeve të ngarkuara me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ish Prokurori i përgjithshëm është në listën e drejtuesve të Lartë të sistemit të Drejtësisë emrat e të cilëve po i nënshtrohen këtij procesi.
Tërheqja për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë duket se mund t’i japë atij mundësinë që verifikimet ndaj të ndërpriten, ndonëse ky rast mund të hapë polemika mbi interpretimin e ligjit, i cili parashikon që “subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji… Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit”. Por ky nen u analizua nga Gjykata Kushtetuese, kur vitin e kaluar dy shoqatat e gjyqtarëve që veprojnë në Shqipëri, ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar ndër të tjera dhe shprehjen “jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”. Në vendimin e saj të dhjetorit të kaluar, Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën për shfuqizim, duke e quajtur nenin plotësisht kushtetues, por në interpretimin e saj Gjykata thekson se “për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet”.
Në një rast të tillë sipas Gjykatës Kushtetuese zbatohen parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës sipas së cilit “subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.
Zoti Llalla u largua nga detyra dy muaj më parë në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë. Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.
Zëri Amerikës
Pushimini hetimit eshte nje skandal per drejtesine shqiptare ne qofte se ndodh’kjo eshte sikur t’i falim kriminelet.
Dhalla-llalla ka qene mburoja me e forte e vicidolit dhe duhet te shkoje ne burtg se bashku me sali kriminelin. Kush mbron krimin ne formen me te larte sic eshte ne postin e prokurorit te pergjithshem eshte me kriminel se krimineli vet. Llalla ne BURG.
I BERI NAFTEN DREJTESISE , ME KUSHEDI SA RASTE TE ANASHKALUARA PER TU NDJEKUR ME PRECEDENCE , ME LEPIRJET SPEKTAKOLARE NDAJ POLITIKES QE E VENDOSI NE ATE POST , JA ARRITI TA MBAJE PENG VENDOSJEN E DREJTESISE NE KETE VEND , TASHTI I SHPETOKA KONTROLLIT TE ABUZIMEVE TE BERA PREJ TIJ.
CFARE PO NDODH ???
NESE ESHTE E VERTETE ATEHERE C’KUPTIM KA MARRJA NE VETING E POLITIKANEVE ?
PERSONALISHT NUK DUA TA BESOJ.
AS NUK QE KY PERSON VARRMIHESI I DREJTESISE SHQIPTARE ???
KY NJERI QE MORRI NE QAFE KUSHEDI SE SA VJET ZHVILLIKIN EKONOMIK TE VENDIT TE VET DUKE MARRE NE MBROJTJE POLITIKANE DHE GJYQTARE TE KORRUPTUAR DUHET TE JAPE LLOGARI PERPARA DREJTESISE SE RE.
NE TE KUNDERTEN MBETET KUPTIMPLOTE FAKTI DHE PRETENDIMET E OPINONIT SE VETINGU NUK U BEKA PER PESHQIT E MEDHENJ…!
ME THONI NE CFARE LLOJ PESHKU MUND TE FUTET LLALLA ???
NESE KY NUK DEL PERPARA DREJTESISE PER ATO QE KA BERE DHE ATO QE NUK I KA BERE OSE I KA BERE SHTREMBER NE MBESHTETJE TE NJEANESHME TE POLITIKES SE MBRAPSHTE SHQIPTARE ATEHERE CFARE MBETET TE SHIKOJME ???
ME NJE ? TE MASHE VETINGUN DHE SPEKTAKLON ME TE NEVERITSHEM TE DEMOKRACISE SHQIPTARE ME DIRIGJENTE ELOKUENCEN E POLITIKANEVE TE KOHES NE SINKRON TE PLOTE ME NDERKOMBETARET.
LARG QOFTE O ZOT !