Policia rrugore ka vijuar aksionin në akset kryesore për rritjen e parametrave të sigurisë.
Mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë orëve të mesnatës policia ka hequr 21 leje drejtimi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të cilat shkonin nga 167 km/orë deri në 211 km/orë.
Një prej rasteve, i cili është filmuar edhe nga kamerat e policisë është kur një mjet është kapur nga radari duke udhëtuar me 191 km/orë, shpejtësi kjo e pa lejuar në asnjë prej rrugëve të vendit tonë. Pas ndalimit drejtuesit të këtij mjeti i është tërhequr leja e drejtimit dhe do të kalojë në komision.
“Policia Rrugore e Tiranës, është e orientuar qartë , në përmbushje të objektivit parësor, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe jo atë të sasisë së masave administrative.
Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?
Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik.
Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj.
Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta.
Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e përdoruesëve të rrugës, shpejtësia nuk duhet të kalojë limitet e mëposhtme: