SHBA i rrëzon dëmshpërblimin biznesmenit Francesco Becchetti

10 Shkurt 2018, 20:26Kronika TEMA

Biznesmeni Francesco Becchetti ka humbur në Gjykatën amerikane për të dytën herë.

Report TV bën me dije se Bechetti humbi procesin gjyqësor ku shpresonte të fitonte 433 milion euro.

Gjykata Supreme në New York, ka rrëzuar kërkesën që bënë avokatët e biznesmenit ku kërkonin që ENEL (Gjigandi i energjitikës italiane), të paguante shumën.

Gjykata amerikane la në fuqi vendimin e marrë 3 vite më parë të marrë nga Gjykata Supreme e New York, e cila thotë se është jashtë juridiksionit të saj.

Bëhet fjalë për një vendim të marrë nga Gjykata e Tiranës më 24 mars 2008, ku kompanisë së Becchettit i njohu të drejtën e kompensimit nga ENEL, në shumën 433 milion euro.

5 komente në “SHBA i rrëzon dëmshpërblimin biznesmenit Francesco Becchetti”

  1. says:

    S’hedh dollar Amerika si Greqia Euro

  2. vizionari says:

    Oh!…ky lajm kaq pa lidhje tregon se Beget pokeristi na e paska fut All In. Priteni kur ti dali tymi…se keta tanet vetem me “Derr ne dore” dine te luajne.

  3. Kapua says:

    Gjynah per Sonilken, Andush Bejten dhe Tos Lubonjen.! Po tani çfare do hane….?

  4. Kellira says:

    Ahahahahha! Vendimi i gjykates se Tiranes!!!!!! Se mos e keni gabim?!
    Llalla @ co!
    KJo eshte edhe nje nga arsyet qe Europa dhe USA po shkaterrojne kete bande gjykatesish dhe prokuroresh. 433 milion Euro!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje