Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pritet që të bëjë disa lëvizje në kupolën drejtuese të institucionit.
Lëvizjet pritet që të nisin nga pozicioni i zv. drejtorit.
Raportohet se ditë në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet Gjovalin Lokaj, në postin e zv. drejtorit te Policise se Shtetit.
Gjovalin Lokaj do të zërë vendin e Rebani Jaupajt.
Aktualisht ai është drejtor i Policisë Vendore Shkodër.
Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.
Jaupaj nga zv.drejtor, mund të emërohet drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit.
Me emërimin e Veliut, përveç bazës, lëvizje pritet që të ketë edhe në qarqe.(TemA)