Skandali i Skënderbeut, vjen reagimi i FSHF-së: I takon klubit dhe UEFA-s

16 Shkurt 2018, 14:28Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas skandalit te klubit te Skenderbeut.

Permes nje njoftimi per shtyp FSHF-ja ka hequr pergjegjesine nga vetja duke theksuar se kjo çeshtje i takon Skenderbeut dhe UEFA-s.

Njoftimi i FSHF-se.

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.

FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.

2 komente në “Skandali i Skënderbeut, vjen reagimi i FSHF-së: I takon klubit dhe UEFA-s”

  1. Al says:

    Oj te shitur qe i beri…

  2. Treviso says:

    Sa qesharake eshte bere FShF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje