Tre gola për tre pikë të arta për luftën e mbijestesës.
Vllaznia arrin që të mposhtë në stadiumin “Loro Boriçi” skuadrën e Flamurtarit me rezultatin e pastër 3-0, në një sfidë që dhuroi mjaft emocione.
Shkodranët e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë duke u treguar të saktë në rastet e krijuara për gol që u shfrytëzuan në mënyrën më të mirë.
Dy gola të sulmuesit Xhevahir Sukaj dhe një super goli i shënuar nga ana e mesfushorit Erjon Vucaj i dhanë suksesin kuqebluve që marrin pak frymë duke shkuar në tre pikë larg Teutës që është rivalja kryesore e tyre për mbijetesën.
Vllaznia me këtë tre pikësh mban vendin e tetë në renditje me 25 pikë të grumbulluara, ndërsa Flamurtari ruan vendin e tretë me 36 pilë.
Më poshtë rezultatet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore dhe golat e takimit Vllaznia-Flamurtari
Skënderbeu 3-0 Laçi
Lushnja 1-2 Kukësi
Teuta 1-1 Partizani
Luftëatari 1-0 Kamza
Vllaznia 3-0 Flamurtari
Goli i pare i shenuar nga Vucaj.
Goli i dyte i shenuar nga Sukaj.
Goli i trete i shenuar nga Sukaj.