Vllaznia-Partizani/ Dalipi: Humbëm raste të pastra; Gjoka: I kënaqur me skuadrën

14 Mars 2018, 16:44Sport TEMA

Partizani është ndalur në një barazim pa gola në transfertë ndaj Vllaznisë. Ekipi i Dalipit nuk arriti të merrte një fitore në këtë takim, pavarësisht rasteve të pastra të shpërdoruara nga ana e Trashit dhe Bardhit.

Dalipi është shprehur se sulmuesit duhet të tregohen më të këqinj përpara portës kundërshtare.

Jam i kënaqur nga loja e skuadrës dhe kemi humbur dy në raste në pjesën e dytë. Kemi tentuar dhe në pjesën e parë, por nuk ia kemi dalë.

Duke ditur faktin se luanim ndaj Vllaznisë që i kishte pikët jetike, në fund jemi ndarë në paqe, pavarësisht se kemi kërkuar të fitojmë gjatë gjithë takimit. Kemi kërkuar gjithmonë fitoren dhe futbollistët duhet të punojnë nga ana psikologjikë. Sulmuesit duhet të jenë më të “këqinj” në aspektin sportiv, për të shfrytëzuar rastet që i shfaqen.

Çani ka progres, por takimi i sotëm ishte me një ritëm shumë të lartë. Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ne e kemi bërë lojën tonë, por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet tona. Ndërrimet që janë bërë ishin që në momentin e fundit, u bënë që të shënonim nga goditjet standarde në fundin e takimit. Pavarësisht rezultatit, ne do të vazhdojmë për të kërkuar objektivin tonë. Tashmë kemi më tepër kohë për të përgatitur takimin e radhës, për t’u rikthyer atje ku na takon”, është shprehur Klevis Dalipi.

Kurse trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u shpreh:

Jam i kënaqur sepse skuadra ka gjetur ekuilibrin e duhur. Jemi pak të mërzitur sepse na duhen pikët dhe jemi ende të rrezikuar. Mendoj se Partizani ngushtohet mirë në mbrojtje dhe nuk lë hapësira. Lojtarët që kanë ardhur kanë sjellë cilësi dhe eksperiencë në mbrojtje.

 E rëndësishme është që të sakrifikojmë të gjithë dhe është në ekuilibër. Në pjesën e dytë patëm disa dëmtime dhe kjo mendoj se na dha pak ndrojtje dhe nuk u hodhëm shumë në sulm. E kërkuam ta fitojmë sot ndeshjen dhe pse jo me urinë e zakonshme dhe duhet të kesh gjithmonë kujdes pasi nëse le hapësira Partizani është i rrezikshëm”, u shpreh Gjoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje