Skënderbeu-Luftëtari/ Lika: Ne nuk vjedhim; Daja: Nuk kemi nevojë për dhurata

18 Mars 2018, 19:36Sport TEMA

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, refuzon idenë që gjyqtarët të kenë vepruar në ndihmë të ekipit të tij.

Ai ka bërë të qartë se nuk do të merrej me rastet e ndeshjes ndërsa i ktheu përgjigje edhe homologut të tij, Hasan Lika i cili kishte kërkuar që Soue të kishte refuzuar vendimin e gjyqtarit për penallti.

“Do të thoja që kemi bërë një ndeshje me dy tabllo, një pjesë të parë goxha të mrië dhe të dytën që kemi prishur gjithçka. Nganjëherë të detyron edhe kundërshtari, por me gjithë respektin që kam ndaj Luftëtarit, sot në pjesën e dytë nuk na vuri në vështirësi kundërshtari, por ndërrimet që bëmë. Theksoj atë të Osmanit me Nimagën që rezultoi jo pozitiv. Me largimin e Osmanit dhe me mendimin që Nimaga do të kishte freskinë e duhur, rezultoi vendim jo pozitiv,. Nuk kam ndër mend t’ia delegoj një lojtari, se lojtarët e menduan të përfunduar lojën kur ishim 2-0 dhe arritën në këtë lloj performance. Është e natyrshme që kur je 18 pikë para, ulet doza e motivimit, por nuk i shkon për shtat Skënderbeut, këtë do ta diskutojmë ndoshta edhe me tone të ashpra me ekipin.

Nuk është nevoja ta ndjek, Skënderbeu nuk ka nevojë për 11-metërsh, jemi ekipi që bëjmë diferencë të dukshme nga të tjerët. Ashtu e ka parë arbitri dhe nuk kam nevojë të diskutoj se kur nuk na jepet, nuk e kam diskutuar. Nëse kjo është gjykuar si penallti apo jo, nuk merrem me këtë, nuk ka pse gjykohet Skënderbeu, po shihni se edhe ne në pjesën e dytë nuk u dha një për ne.

Miku im Lika ka ngatërruar vendin ku jetojmë ne, sepse fair play këtu është paksa i ekzagjeruar. Megjithatë, pa i hyrë elementëve të penalltisë, kështu i ka gjykuar ai.
Menjëherë pas përfundimit të takimit diskutuam me stafin teknik, por nuk mendojmë se është një dëmtim serioz.

Bëhet fjalë për një tërheqje të ligamentit, megjithatë duhet të presim për të parë shkallën e dëmtimit.
Ne paragjykohemi, pasi jemi 18 pikë para dhe gjithmonë ka një rezultat të paracaktuar për këtë ekip. Nëse bëj rotacion ndaj një skuadre, do të ketë polemika nga mediat për favorizme ndaj skuadrës kundërshtare. E vuajmë këtë presion, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm edhe për këtë rotacion që do të zhvillojmë.

Nëse do i bëjmë një analizë të shpejtë, ai pati pjesë të gabimit dhe fajit në rastin e golit, por na shpëtojë në 2-3 raste të rrezikshme. Megjithatë Shehin nuk mund ta zëvendësojmë dot, pa ia prerë hovin Teqjas, pasi Shehi na duhet edhe për rolin e liderit që ka në këtë ekip dhe prandaj do të luftojmë që ta kemi në skuadër”, është shprehur Daja.

Ndërsa, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, deklaroi:

“Pamjet te penalltia flasin vetë. Këtu është nga ato rastet që futbollisti duhej t’i thotë arbitrit që nuk është penallti. Nëse do të ishte një futbollist i imi, nuk do të preferoja një penallti të vjedhur në mënyrë të tillë, pasi ne nuk dimë të vjedhim. Nuk ka pasur pamje anësori ndoshta te penalltia që duhet të jepte në favorin tonë.

Shkurtaj dhe Bregu janë të rëndësishëm në aspektin sulmues, ndërsa Lamçja u mundua të bëjë më të mirën në ato minuta që kishte në dizpozicion. Ai së bashku me Aurelion bënë një ndeshje pozitive. Arritëm të rrezikonim 2-3 herë dhe rasti i Rrocës ishte flagrant për barazimin.

Liçaj kishte mundësinë për të shënuar në disa raste, por këtë e arritëm vetëm në momentin kur rezultatin ishte 2-0 dhe loja ishte thuajse e mbyllur.

Kampionati është ende i gjatë dhe ne duhet të shohim në ndeshjet e tjera. Por duke parë renditjen tonë, mund të them se jemi në luftë për në Europë”, është shprehur Hasan Lika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje