Artur Zheji: Paguani dhe mos bëni zë, kombi vlen më shumë se 10 euro. Qeverisë i duhen paratë për palma dhe mobilim zyrash

28 Mars 2018, 20:58Blog TEMA

Artur Zheji ka komentuar vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit” pak ditë më parë.

Ai shkruan se lekët na duhen për gjëra më të larta, për zyra dhe palma, dhe jo për varfanjakët të cilët presin të marrin një grosh nga shteti për një çapë bukë.

Të paguhet!” sepse shteti s’ka Leka!

Të pikëzohen ndryshe varfanjakët që marrin ndonjë grosh nga shteti për një çap buk me margarinë dhe ka nji gjys qepe, sepse shteti ska Leka me hudh n’koshin e pangopur të të mjerëve.

“Lekat na duhen për gjëra më të larta! Për zyra dhe palma, për llustër dhe vetura!” thotë qeveria e pashallarëve të kuq.

Në të vërtetë historia e “Rrugës së Kombit” është e trishtë që në krye të herës dhe rrethohet me përfolje dhe abuzime të mëdha. Mirëpo, të gjithë jemi të bindur, sepo të mos ishte kokëkrisja e Berishës, ashtu si edhe paguam me vite 10 $ gjobë në aeroport, për këtë rrugë, kjo rrugë nuk do të ish hapur dhe rruga për në Prishtinë, do të kalonte nga Shkupi.

Shteti shqiptar, është në të vërtetë një shtet ku Buxheti i tij, është gjithmonë e më shumë biznes i miqve.

Do të paguhen mbi 50 ml euro për inceneratorët, nga dorë e shtetit, ku biznesmenët do të jenë thjesht menaxherë dhe përfituesit e mëdhenj, të parasë shtetërore, ku zarfet e rënda për shpikësit e skemës, janë depozituar tashmë, që mos i hëngshin! Ata dhe kurvat e shtrenjta që ua ledhatojnë hallatet e fishkura…

E njejta formulë me shërbimet shëndetësore. Shteti, ose më saktë qeveria Rama & Co, nënshkruan çekun, çeku thyhet ne Bankë dhe menxherët e shëndetit publik, të parapaguar, ofrojnë check-up apo shërbime të tjera të kësaj natyre… të tjera dhjetëra e qindra miliona euro shterpe, që mbushin xhepa privatësh për shërbime shëndetësore, shpesh herë imagjinare…

Kryeministri është tallur me arkën e shtetit, ndërsa ministrat rreth tij, bëjnë garë se kush e kush të shpikë mekanizma shushunjë, për të grabitur me mjeshtëri Lekat e taksapaguesit.

Prandaj dhe vrasin 5+ 5 eurot që duhen paguar në Rrugën e ashtuquajtur të Kombit, sepse mundej fare mirë që të paguhej nga shteti mirëmbajtja, të paktën në masën 50%, për ta patur Kombin, përtej hipokrizisë, sa më të bashkuar dhe sa më afër njeri tjetrit. Sepse e paguam njëherë shumë shumë shtrenjtë këtë rrugë të bekuar apo jo?…

Eurot që do paguajmë sot e tutje, nuk do të ishin të tepërta, nëse do të kishim një qeverisje dorështrënguar dhe dorëkontrolluar, dhe jo një qeverisje të zhytur në harxhime maramendëse dhe arrogante, qoftë edhe për kapriçio estetike të kryeshefit…

E pra: Paguani 5 + 5 euro, e mos bani zà! Të dashtun vllazën… në fund të fundit Kombi vlen më shumë se 10 euro, ndonëse kjo, është më shumë një gjobë se sa një taksë…“, shkruan Zheji.(TemA)

17 komente në “Artur Zheji: Paguani dhe mos bëni zë, kombi vlen më shumë se 10 euro. Qeverisë i duhen paratë për palma dhe mobilim zyrash”

  1. Lina says:

    Ik o PIRDHU !! Legen ! ?
    Të pasur s’jemi, por që duhet paguar për mirëmbajtje,
    e kemi të qartë.
    Ti vazhdo avazin .
    E ke me qeverinë(RAMËN),por aq na bën
    Legeni ,legen mbetet.!
    Lëpijë ythët e kujt dhe si të mundësh .??

    1. Toni says:

      Fuck you kokemadh i qelbur! Te gjithe duhet te paguajne 5 euro shku e ardhe (Mos genje me 10 euron). Edhe zyrat duhet te mobilohen. I ke pare zotrote kur Kryeministri i vendit shkon ne France apo Gjermani? A i ke pare zyrat e tyre? Shkelqejne dhe te bejne te perkulesh me nderim ndaj atyre njerzve. Ndersa ti thua qe zyrat tona te jene si nevojtoret e stacionit te trenit ne Rogozhine, ne kohen e komunizmit, qe ishin te mbushura plot me m.t. Vendi do gjithcka edhe rruge te mira edhe zyra te mira edhe rroga te mira. Eshte i vetmi kryeminister qe po punon peer Shqiperine. Por ti kokemadh ja ke shitur shpirtin parase qe te paguan per te shpifur. Pftuuu qe vetem vjelll vrer per njeriun me te mire te tranzicionit. Ne per ate do te votojme per 20 vjet te tjera. Te gjithe ju beni BAM, dhe pellcisni! Nuk na e ndryshoni dot mendjen per z. Edi Rama!

    2. a says:

      Mos u merr me legenin Lina, merru me idene e shkrimit.
      A eshte mire per ty si qytetare te te vjedhin diten me diell? Shteti duhet te siguroj kalimin e qytetareve ne territorin e vet. Shiko ne Itali ka rruge pa pagese dhe rruge me pagese, kuptohet me te mirat jane ato private dhe me pagese ama ke opsionin te kalosh ose tek njera ose tek tjetra. Po ketu? Shteti te ndertoj rrugen alternative pastaj te shese rrugen e kombit tek privati, pastaj privati le ta bej me pagese. Ne rastin tone ky eshte kurth pasi nuk ke ku shkon pervecse ne ate me pagese, pagesa mund te vendoset sa te duan hajdutet dhe ti e une nuk kemi nga luajme.

      Tung

  2. Genti says:

    Hajde palle hajde !
    Se kur do marre vesh vetem pak gjera ndonje here ky nga ekonomia nuk ka zot qe e parashikon.
    Ben dhe si babai i urtesise dhe mencurise. Mos i jepni me te drejte te botoje asnje shkrim ne asnje portal se eshte i manget nga trute e jo me nga formimi. Nuk e kuptoj pse vihen ne qender te vemendjes ne media ca tipa si ky. Duhet pare seriozisht ky qendrim pasi ka pasoja.
    Ne kohen qe populli shqiptar po vuan pasojat e rrumpallizimit shteteror e shoqeror fale Sale qenit dhe PeDes, idiotesirat qe nxjerrin nga goja keto lloj trapash gjejne vend tek masa analfabete dhe e edukuar keq gjate ketyre viteve. C’faj ka pjesa tjeter te vuaje konseguencat qe vijne pas votimeve ? Besoni apo jo niveli intelektual i shqiptareve ka rene dhe perqindja e te pashkolluarve ose e te shkolluarve keq eshte shtuar.
    Ne kete kontekst duhet bere shume kujdes se dhe kjo mase ka te njejten fuqi me vote.

  3. Shqiptari nga Kosova says:

    Epo dhjet vjet boll e kemi shfrytezuar pa lek.., tani eshte koha per ta paguar..!

  4. a. zheji says:

    Legen bythq..

  5. Gringo says:

    Po ai kunati yt qe eshte ne burg do hedhe ca LEKA nga ato qe ka vjedhur ne rrugen Tirane-Elbasan. Apo ja more ti te terra dhe ja le ne rulete???

  6. Mere says:

    Pse te paguajne kete takse ata te varfer qe duan te sigurojne buken kur nuk kan as makina e as gomar n, q.se. do te paguante shteti 50% per mirembajtje sic thua zotrote si i zgjuar e mjekercjap , kur kjo shume nuk eshte as takse e as gjobe dhe tjetra ata qe do kalojne e do paguajne se dhe makina kane dhe tregeti bejne dhe per turizem vijne dhe pagesa e nje tarife per mirembajtje as largon dhe as ndan nje komb se ti qe shikon buxhetin e miqve( kemi shume per gunen tuaj por nuk zgjatem) c’ fare do thoshje nqse do behej si rruga Korintho- Pater qe 9 vjet resht paguhej 2. 90€+2. 90 € kur ne te beheshin punime e qarkullimi behej ne nje kalim pa patur mundesi parakalimi dhe sot arin ne = 10 € dhe ne disa segmente pa perfunduar, fol me mire kush ka abuzuar e vjedhur dhe lere arogancen dhe hipokrizine

  7. Timi says:

    Ik mor shkerdhate!

  8. Lani says:

    Zoti artur leshi mos u ben qesharak legen i ilir metes turp te kesh . Edi Rama po ben shtet ..kurse ti akoma menden e ke ke hajdutat si PD e LSI. turp te kesh

    1. bc says:

      Lani, zoti leshi nuk e ka fjalen per shtetin por per rrugen. Shume mire qe Rama po ben shtet por ketu po flitet per rrugen.
      Shteti duhet te ndertoj urgjentisht rrugen alternative dhe pastaj te shese tek privati kete rruge nese nuk e mban dot.

  9. anonim says:

    I nderuar dhe i respektuar zoti Zheji un jam 1% dokort me shkrimin tuaj sepse ti je nje person Juridik dhe jam i sigurt qe ti ke udhtuar apo vozitur siq thon kasovaret ne te gjitha vendet e botes por si person juridik ty zotni kurr se ke marr rugen ne kemb apo me makin qe te udhtosh 3000 km por ke pas shnsin politik qe ty te udhtosh me avion dhe tek qdo airoport te presin taksit ,limuzianat apo…..ku ta di un dhe ti se ke iden se qfar behet ne autostrada se nuk paguje ti por te tjeret. Po te keshilloj se je person qe ke pas poste te rendsishme dhe mun te kesh .futu ne internet se teknologjia ka perparu shum dhe sa euro duhet me paguar me ardhe nga gjermania ne shqiperi te mos gaboj mbi 100 euro flas per ne ballkan , po nga franca ne itali apo ne pertugali ,futu ne internet dhe i gjen te gjitha .un po te them se jetoj dhe jam nje shtetas hollandez dhe kurr mas qofsha por nga halli ,dhe ketu nuk paguhet ruga , rruget jan te lira zotni dhe nuk venohesh tuke prit tollin,po a e din ty zotni sa paguaj un per 3 makina qe kam ,ik kam keto makina se zoti me ka ndihmuar qe te kem nje biznes se ne shqipri kurr sto ta kisha ket shans un paguj per makinen personale benzin 80 euro siguracion dhe 45 euro taksa ne muaj,per dy makinat e tjaera te punes jan makina nafete reth 300 euro ne muaj me sigurime taks rruge etj etj, zoti Zheji nuk ka shtet pa taksa , lerni politiken kush ta shfrytzoj rrugen le te paguaj ,le te mirbahet rruga e kombit , me sinjalistika me kontrolle me asfaltime ,pa gropa pa aksidente , se nje jet njeriu qe mund te ik nga mos mirmbatja e rruges koshton shum me shum se te gjith eurot qe jan investuar dhe vjedhur ne ket rrug

    1. per anonimin says:

      o anonim, jam dakord me ty, por si fillim shteti duhet te shese rrugen nese nuk e mban dot, nderkohe duhet te ndertoj nje rruge alternative sikunder ishte. Ki parasysh se krahasuar me nivelin e jeteses ne Shqiperi paguhet shume me teper se ne holande, pra mos i krahaso cmim per cmim por shiko sa persona ke ne familje dhe sa prej tyre ne moshe madhore jane te papunesuar. Nga te punesuarit sa jane te ardhurat qe sjellin ne shtepi. Sa jane leket qe nevojiten per ushqim e per qera dhe sa ngelen per te jetuar. Bej te njejten llogari per ne Shqiperi e do ti shofesh cmimet pastaj ku dalin me shtrenjte.

  10. Fatosi says:

    shko ruju njeherndhe pastaj flasim,dukesh shume I piset dhe I pa lare ,dukesh qe vjen ere te keqe sikur nuk je lare kushedi sa kohe
    Apo ske uje???,apo ta ka fajin Rama????

  11. Taras Bulba says:

    Ik o zoraxhi sa flisje me Ramen lepieshe e i rishe si zore nga pas ke nja 4 vjete qe po llamatit e megjithese ne cdo emision vetem Ramen shane ,e si perfundim i rruajte koqet dhe i hengre mune o i pa fytyre

  12. Une says:

    Kjo takse eshte me strategji te madhe, nuk e besoj qe e kane me leket, por me bashkimin shpirteror qe na ben si popull. Sepse, kush e ka planifikuar ate, e ka menduar mire planin kombformues te rruges dhe sa i brishte eshte ekuilibri qe goditet nepermjet venies se saj, dhe kur ka vendosur per te, ka vulosur ne rradhe te pare kete tager primar qe bart realizimi i ketij projekti. Turp te kene!! Nese Shqiperise do t’i kishte ngelur buxheti te kjo rruge, me mire barkthare, sesa t’i presesh kembet njerezve. Po pastaj na ngelen me bark te thate qeveritaret, dhe kjo, jo, qe nuk durohet !!! Dhe kombi. Te cilit diten i kendojne, e naten e therin. Rrofsh oj Parti, vetem ti e ke largpamesine!!!! Mjere ne te verberit ketu jashte!!!! Rrofsh, oj Parti!!!! Syri jot, pushke, dora jote, sinjal shpresedhenese !!! Rrofsh, oj Parti!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje