Tatimet duan dokumenta nga FSHF, ajo i drejtohet FIFA-s

18 Prill 2018, 13:19Sport TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dërguar zyrtarisht FSHF-së një kërkesë për tërheqje dokumentacioni për kontroll mbi tatimin në burim nga të ardhurat nga pagat, shpërblimet dhe bonuset e personave të punësuar nga institucioni i futbollit.

Gjithçka ka lindur nga një kërkesë zyrtare e bërë nga deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka kërkuar informacion nga Tatimet për tatimet që paguan FSHF për të gjithë të punësuarit e saj, apo për shpërblimet që jep për palë të kontraktuara, sipas dispozitave që parashikojnë ligjet.

Kësisoj, Tatimet kanë dërguar një shkresë në FSHF, ku kërkohet që t’u vihet në dispozicion lista e personave të punësuar nga viti 2010, deri në vitin 2018 si dhe të gjitha pagesat që u janë bërë mbi tatimin në burim për të ardhurat e tyre.

FSHF pritet të dalë me një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje, por sipas “Panorama Sport”, institucioni i është drejtuar me shpejtësi UEFA-s dhe FIFA-s duke e interpretuar si një ndërhyrje të politikës në sport, edhe pse situata në fjalë nuk është e ngjashme me atë të 10 viteve më parë.

Asokohe, shteti kërkoi të bënte auditimin e plotë të institucionit, përfshirë edhe fondet ndërkombëtare, gjë që solli përjashtimin e Shqipërisë nga FIFA për 6 muaj.

2 komente në “Tatimet duan dokumenta nga FSHF, ajo i drejtohet FIFA-s”

  1. Lirim says:

    F$HF, kjo cerdhe e neveritshme Korrupsioni Galopant dhe Vjedhjesh Masive
    Duhet t’i nenshtrohet ligjit dhe rregullave si cdo organ tjeter ne vend.
    Nese refuzojne, t’u hidhen prangat dhe te dalin para gjyqit te gjithe me rradhe:
    Duka
    Carcani,
    Shako
    Ed Gjini
    dhe gjithe maskarenjte e tjere qe grabisin dhe poshterojne futbollin shqiptar

  2. Kellira says:

    Me logjiken e Dukes prej kesaj pavaresise ndaj shtetit mund te hapesh edhe nje bordello ne seline e FSHF-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje