“Dëshmitari X”, reagon PS: PD e përfshirë në një inskenim mafioz, sulm i rrezikshëm kundër shtetit. Prokuroria...

17 Maj 2018, 19:30Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar te PS, njeheresh dhe numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla tha sot se PD tashmë u shndërrua në një organizatë kriminale.

Përmes një konference për mediat, Balla deklaroi se Albert Veliu dhe regjisori i tij, Lulzim Basha, duhet t’i dorëzohen drejtësisë.

“Partia Demokratike është përfshirë në një skemë mafioze”, tha Balla ndër të tjera.

Ai tha se kreu i PD Lulzim Basha është regjizori i gjithë kësaj skeme që sipas tij përdoret nga organizata mafioze.

“Ajo që ndodhi, me paraqitjen publike të personit, se pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit është tregues i shndërrimit të një partie në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe më së pari sot, për fatin e keq rezulton se Lulzim Basha, është autori regjizori, dhe aktori i videopërgjimit të montuar“, tha Balla.

Sipas kreut të grupit të PS, selia rozë do t’i shkojë deri në fund kësaj historie që autorët e inskenimnit të dalin para drejtësisë.

Deklarata e plotë e Ballës

Historia e pluralizmit në Shqipëri ka njohur, dhe besoj edhe në të ardhmen do të shënoj, raste kur lufta politike ndërmjet forcave politike kundërshtare ka shkuar në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik.

Por asnjëherë deri më sot nuk ishte e parë, dhe jo vetëm këtu në Shqipëri, që një parti politike të humbiste kaq rëndë arsyen aq sa të përfshihej në një skemë mirëfilli kriminale mafioze.

Sinqerisht deri dje kemi besur se interesa të caktuara të grupeve kriminale, apo të intrigantëve të ndryshëm, kishin shfrytëzuar interesin legjitim të një opozite, në rastin konkret të PD-së për të gjetur dhe denoncuar fakte që diskreditojn qeverinë.

Kemi menduar se naiviteti i lidershipit të PD bëri që kjo parti të përfshihej në një skemë të pastër të shantazhit kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit.

Ajo çfarë ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qënë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të brëndshëm, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre.

Dhe mësë pari sot, për fatin e keq të të gjithëve ne, rezulton se se Lulzim Basha është autor, regjisor dhe aktor i videopërgjimit të montuar, me të cilin shpreson të bllokoj negociatat e Shqiperisë me BE.

Nuk ja vlenë të debatosh për vërtetësin e deklarimeve të një njeriu që edhe pa e njohur dhe pa e ditur kush është, si drita e diellit duket qartë që është një mashtrues fare i rëndomtë i dënuar disa herë dhe për disa lloje veprash penale !!

Ajo çfarë duhet të sjellim fortë në vëmendje të opinionit publik dhe vecanërisht të institucioneve përgjegjëse shtetërore është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracisë skema dhe metoda që përdor PD.

Si mundet një parti politike në një vend të Europës të ketë këtë sjellje me ligjin e institucionet?!

Si ka mundësi që një parti politike në një vend europian përfshihet në inskenime mafioze ?!!

Partia Socialiste do t’i shkoj deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar të nis hetim penal ndaj këtij mashtrimi politik, të prodhuar në zyrat e Shqup.

Një individ me një skedë të rëndë kriminale brenda e jashtë vendit që pranon publikisht se është përdorur nga PD për këtë mashtrim, duhet të përballet me drejtësinë, bashkë me regjisorin e tij.

Situata është shumë e rrezikëshme.

Ky person duhet ose të merret i pandehur, ose mqs PD e konsideron dëshmitarin e vetë të merret në mbrojte të posacme nga prokuroria e krimeve të rënda. Çdo gjë mundet të pritet nga ata që e thirrën për ta përdorur për të fabrikuar dëshmi të tilla dhe më pas i prenë biletën për ta larguar nga vendi.

Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit, ndaj prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për ti shkuar deri në fund kësaj çështje.

Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik, ndaj prokuroria të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë për sa më sipër.

4 komente në ““Dëshmitari X”, reagon PS: PD e përfshirë në një inskenim mafioz, sulm i rrezikshëm kundër shtetit. Prokuroria…”

  1. Flutura says:

    … dhe si e tille kjo parti po shnderrohet ne nje parti neofashiste duke qene se ne hije e drejtojne pasardhesit e fashisteve e kolaboracionisteve.
    Duke dale ne pah edhe fakte te tjera kjo parti duhet te dale jashte ligjit, si nje parti qe… qe be krye te heres ka qene vetem kunder Shqiperise dhe shqiptareve, …mbolli srmiqesine midis shqiptareve dhe me e keqja urrehthen veri-jug, ngritjen e bandave me veriore (me djem e fakirfukarenj) per te luftuar kunder jugut ne 97, me zogiste e neofashiste ne 98, me vjedhjen e floririt te shtetit, bankes se shtetit, Gerdecin e 21 janarin. Cfare bene me pak gjermanet e Xhafer Deva ne 1943-1944? Ata ishin fashiste e kolaboracioniste dhe jane jashte ligjit ne mbare boten. Per kete arsye, edhe keta me bemat e tyre jane njelloj me ta dhe si ata duhet te denohen si neofashiste.
    Ka dokumenta e veprime te panumurta te hapura qe keta jane antishqiptare.

  2. Zigur Qarri says:

    O palle,emisionet investigative Stop dhe Fiks fare,jo vetem qe e kan “diskretituar qeverine”,
    por e kan bere lecke,e kan telendisur fare prej vitesh.Futini ne burg!
    Rastet qe kan sjelle Stop dhe Fiks fare,e kan “dikretituar qeverine” 1 milion here me shume,
    por ata sjellin fakte per konsum te mbrendeshem,nuk i merr vesht Bota,prandaj edhe nuk
    ju shqetesojn fare.Ju o hipokrite,ju shqetesojn vetem kur te tilla fakte i kalojn kufjte e Shqiperise.
    O palle,eshte autentik audio-pergjimi,eshte marre perseri Agron Xhafaj me droge,e ka nderruar
    emrin ai,ku i ka gjetur parate,i eshte fshehur ligjit dhe a eshte implikuar Fatmir Xhafaj ne kete mesele?

  3. Lufter says:

    Nuk eshte gje Watergate qe rrezoi presidentin amerikan, ky veprim mafioz i PD me element kriminal te perdorur e perpiluar prej saj kunder parimeve demokratike, ligjeve, kunder shtetit, eshte tejet i rrezikshem me rrezikshmeri te jashtezakonshme shoqerore e shteterore. Prandaj si tille duhet trajtuar e denuar deri ne fund ne menyre me shembullore te mundeshme. Drejtesi!, o sot o kurre, vepro dhe dinjitetin larteso brenda dhe jashte vendit. Personi X te merret ne mbrojtje ndryshe ai do asgjesohet nga Berisha.

  4. duno says:

    Paska ardhur fundi per kete vend kur duron vemje te tilla ti tallin , ti poshterojne , ti zhvatin ti shkelin me kembe . O lolo , te qifte Kina gruan dhe gjithe femrat e meshkujt e fisit tend barbar prej Librazhdi . Te vdekshin ffemijte nga semundjet me te renda qe qarkullojne ne planet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje