Analiza e ADN dhe ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore kanë dalë në rezultatin se shtetasi nga Kosova, Xhavit Osmani që u gjet i pajetë në makinën e tij në një arë në Fushë-Krujë është lidhur dhe më pas është djegur i gjallë.
Sipas raportit të ekspertëve, Xhafer Osmani është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm.
Shtetasi kosovar kishte hyrë me mjetin e tij tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur.
Më datë 5 Maj makina e tij u gjet e djegur me të brenda 5 kilometra larg qytetit të Fushë – Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale.(TemA)
FOTO/ Vrasja dhe djegia e kosovarit në Fushë-Krujë, kush është viktima. Pistat e mundshme…
A e detyruan kosovarin e vrarë në Fushë Krujë, të betohej mbi Kuran?
Dyshime për lidhje intime, familja nuk hap dyert e mortit për kosovarin e vrarë në Fushë-Krujë