Llalla i shpëton për të dytën herë Vetting-ut, flet avokati: Suksesi i parë i reformës në drejtësi

11 Qershor 2018, 14:05Kronika TEMA

Sokol Hazizaj, avokati i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, u shpreh se ndërpreja e vettingun për Lallën fitoi ligji dhe reforma në drejtësi dha suksesin e pare.

“Ndalimi për të hyrë në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, që e kishte nënkuptuar edhe KPK.

Me këtë sot, ligji fitoi, e drejta gjithashtu, sot mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë.

Karakteri universal apo i përgjithshëm i vendimit të KPA, do të jetë si udhërrëfyes, detyrim i vendimeve të tjera që janë në të njëjtin standard fakti dhe prove, nuk lë asnjë dyshim ky vendim, edhe detyrues”- tha Sokol Hazizaj.

Pyetur për një hetim të nisur për Llallën, avokati nuk ka dhënë asnjë detaj.

“Nuk kam informacion ligjor, në këto kushte sa kohë nuk kam marrë informacionin e duhur, risqaroj që e drejta proceduriale i imponon organit të më informojë kur është i regjistruar me emër procesi apo procedimi, nuk kam informacion të tillë”- tha ai.

Komisionit i Posacëm i Apelimit, vendosi sot që t’i ndërpritet procesi i vettingut Adriatik Lallës.

Ky vendim erdhi pasi komisioneri publik apeloi vendimin e KPK-së që ndërpriste procesin e vettingut për Llallën, KPA shqyrtoi rastin duke vendosur që ish-kryeprokurori të mos i nënshtrohet sitës së vettingut. (TemA)

4 komente në “Llalla i shpëton për të dytën herë Vetting-ut, flet avokati: Suksesi i parë i reformës në drejtësi”

  1. perkthyesi says:

    SUPERSKANDAL i drejtesise shqiptare! Vodhi sa i desh qejfi, dhe tani…….falet, se helbete, ka bere detyren per te vjedhur, por ama……denohet me 15 vjet qe te mos kete poste ne drejtesi! Ky ka grabitur sa per 1500 vjet, duke siguruar me dhjetra e dhjetra breza te familjareve te vet! O Shqiperi e mjere, ne duart e kujt ke rene? Dhe ne, ende vazhdojme te kemi besim te ky shtet. Si qendrojme ketu, kur kemi kembe t’i a mbathim!

  2. Ola says:

    Patjeter avokat ky eshte sukses per ju avokatet dhe gjygjtaret se te ja paguar ty miljonat e vjellura… te gjithe qe jane bere te oasur duke vjellur ju avokatet i mbroni dhe ju gjygjtare i gjykoni si pas shumes se eurove kur jua mbushin xhepat… sepse ju avokate dhe ju gjygjtare jeni me te ndyret dhe me hajdutet… se ju nuk njihni drejtesi por etiketa juaj eshte leku… se ska shtet….

  3. Avokati says:

    Vetem avokat nuk mund te jete ky filozofi. Flet pa kuptim. Karakteri universal i ketij vendimi thote!!! E ka fjalen per precedentin. Por ky mund te jete precedent vetem per ndonje rast te vetingut, pasi gjithcka eshte shkruar ne ligj! Per cfare universaliteti e ka fjalen? Pastaj, cfare lidhje ka avokati me suksesin e reformes?! Bej punen tende avokat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje