Letra e Merkel për Bundestagun: Negociata me kushte për Shqipërinë

20 Qershor 2018, 18:54Politika TEMA

Ditët në vazhdim janë vendimtare për Shqipërinë nga ku do të mësohet se cili do të jetë qëndrimi zyrtar dhe vota e Gjermanisë, Holandës dhe Francës në Këshillin e BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Një burim diplomatik i tha Report TV se qeveria gjermane i ka dërguar paraditen e të mërkurës një letër për të marrë mendimin e Bundestagut për votën gjermane në Këshillin e BE që mblidhet me 28 dhe 29 Qershor.

“Qeveria gjermane në këtë letër është pro çeljes së negociatave me Shqipërinë por ka vendosur disa kushte”, deklaroi burimi diplomatik.

Në Bundestagun gjerman ekziston një rrymë e fortë deputetësh që nuk e duan zgjerimin e BE.

Ndërkohë edhe qeveria holandeze ka kërkuar mendimin e parlamentit.

Paraditen e të enjtes 21 Qershor, komisioni parlamentar holandez që merret me çështjet e zgjerimit të BE do të japë rekomandimin se cila duhet të jetë vota holandeze.

Edhe në rast se Gjermania dhe Holanda mund ta zbusin qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë, vendimi i Francës deri këto momente mbetet i palëkundur.

Presidenti Macron disa herë javët e fundit ka bërë deklarata kundër zgjerimit të BE duke paralajmëruar në një farë mënyrë votën franceze në Këshillin Europian.

Gjithsesi njohës të çështjeve të integrimit thonë se jemi përpara një situate kur këtë vendim të rëndësishëm Këshillin Europian do ta marrë në orët e fundit.

9 komente në “Letra e Merkel për Bundestagun: Negociata me kushte për Shqipërinë”

  1. Bisnesmeni ndertimit says:

    Do futen shqiptaret do dalin europjanet.
    Si ke ajo barcaleta.
    Ishte serbi she kishte pushtu ksollen e kafshve.
    Hynte qeni delte jasht mbrapsht, hynte ariu ikte mbrapsht nga frika serbit, morpo hyni yjku tigri luani dhe u zbrapsen.
    Hyni zezaku dul serbi tuj mbajt hunet me dor, hyni derri dul zezaku me hundet te bllokume nga era derrit, hyni shqiptari dul derri… “bobo ku rrihet me shqiptarin”tha derri.
    Kshtu dhe tash. Kur t fillojn me dal prej urope francest gjermant etj “ku rrihet me shqiptart”

    1. Moisi Golemi says:

      Hyri p!dhi i sat’eme……. dhe dole ti.

      1. Vlora says:

        Moisi idioti do futesh ti me kete fjalor!! Ti nuk emancipohesh deri sa te jesh gjalle!

    2. mik says:

      Sa na ke ba me qeshe pa pa ….u shkrime krejt . sa humorin e ke !!!
      E di sa lezet ka me ul bashkombesin tand.

  2. Xhake says:

    Po çështë kjo deshire me çdo kusht te futemi ne Europe. A nuk Po e kuptoni qe Europa eshte thjesht nje hegjemoni franko gjermane dhe te tjeret Po sillen verdalle.
    Te ngrihet populli kunder kushteve idiote si puna e kam leve te refugjateve dhe ti fusi shkelmin atyre politikaneve qe kane rrjedhur.

  3. katarakti says:

    Kjo puna e futjes ne “Europe” u intereson politikaneve tane per te hutuar njerezit. Eshte nje lloj hashashi demagogjik: Ja po punojme te hyjme ne BE… Atehere te gjitha problemet tona do zgjidhen. Njelloj siç ulurinin me 1990=ten. “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Dhe e bene me keq se Afrika. Por veten e tyre dhe familjaret i bene me mire se Europa. Ne rast se nder kushtet e Europes vihet pranimi i refugjateve nga gjithe bota, me mire t’ia bejme naften Europes per gjithmone.

  4. Xhixhi says:

    Un them vetem 1 gje ,qe nqs ne hyjm ne Evrop se 1dit e se shpejti do behemi pishmend. Shiko vende si Zvicra ,Norvegjia G.B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje