Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është një adoleshent i droguar që veç zhgarravit dhe kërkon të vjedhë Teatrin Kombëtar.
Në një dalje për media para Kuvendit të Shqipërisë, Berisha ka folur për herë të parë për fatin e teatrit.
“Në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e Këshillit të Ministrave, paraqitet ligji i një simboli të arrirë kombëtar, Teatri Kombëtar. Nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike, ndaj çdo gjëje të arrirë në artin dhe kulturën shqiptare.
Kjo që ndodh me teatrin, është vetëm vjedhje. Në një procedurë të përshpejtuar, me një abuzim total pushteti dhe morali sjellin ligjin për të ekzekutuar teatrin, një simbol kombëtar për një vend të qytetëruar. Nuk i përket teatri artistëve thotë xhahili.
Skena është ekstra territor me imunitet absolut ndaj sundimtarëve. Fatin e saj e përcaktojnë artistët, artistët dhe vetëm artistët”, tha Berisha.
Kjo është hera e parë që Berisha flet për çështjen e Teatrit Kombëtar, gjë që sipas Agron Gjekmarkajt është e çuditshme.
Sipas tij, Berisha reagon edhe për gjera banale, por deri më sot, nuk kishte thënë asnjë fjalë për Teatrin. (TemA)
Ku di maloku car esht teatri dhe kultura..maloku do harkun edhe shigjeten dhe pastaj vrap mas sorkalles per ta vra