VIDEO: “Rusi 2018”, FIFA fton 12 fëmijët fhe trajnerin Tajlandezë në finale

7 Korrik 2018, 14:40Sport TEMA

Federata Botërore e Futbollit  i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Tajlandës në të cilën shpreh njëkohësisht keqardhje dhe solidarizim për familjet e futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre të cilët janë bllokuar prej thuajse dy javësh në shpellë.

Letra e firmosur nga presidenti Gianni Infantinos, thotë se FIFA fton fëmijët dhe trajnerin e tyre në finalen e Botërorit më 15 korrik në Moskë, nëse shpëtohen deri në atë ditë.

Pjësëmarrja e fëmijëve dhe trajnerit në finale “padyshim do të jetë një moment fantastik i bashkimit dhe festimit- citohet të ketë shkruar presidenti i FIFA-s në letrën zyrtare, e cila vjen në një kohë kur në terren vijon puna për nxjerrjen e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre, të cilët janë bllokuar në shpellën e përmbytur nga shirat që prej 23 qershorit.

Aktualisht mbi 1 mijë persona, përfshirë trupa vendas dhe të huaj janë pjesë e operacionit, teksa ekipi asistohet nga mjekë, infermierë dhe trajnues noti të cilët po u mësojnë zhytjen si e vetmja mënyrë për të dalë prej andej.

Njëri prej tyre humbijetën tragjikisht dy ditë më parë, ndërkohë që përpiqej tu dërgonte bombulat me oksigjen.

Largimi I ujit nga shpella vijon me instensitet të lartë, për shkak të paralajmrimeve nga metereologët se shirat pritet të rinisin, duke rrezikuar rritjen e prezencës së ujit në shpellë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje