Sot para ambienteve të Kuvendit është zhvilluar ceremonia për inaugurimin e shtatores së ish-kreut të Kuvendit, Pjetër Arbnori, ku morën pjesë një sërë figurash të politikës shqiptare, të majtë dhe të djathtë si dhe familjarë të Arbnorit.
Ceremonia është zhvilluar nën kujdesin e kreut aktual të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Mësohet se Kuvendi i ka dërguar kreut të PD, Lulzim Basha listën e deputetëve demokratë të legjislacionit të parë, që ti ftojë në ceremoninë e sotme për Arbnorin.
Por, selia blu ka habitur në përgjigjen që i ka kthyer kërkesës së Kuvendit, duke thënë se “nuk kemi asnjë kontakt”, shkruan Citynews.
Basha edhe një herë e tregon që nuk ka as memorie, as regjistër anëtarësie dhe as listë themeluesish, por ecen në tym pa histori i pa të ardhme.