Izraeli ka sulmuar objektivat ushtarake në Rripin e Gazës, pasi ushtarët e saj u sulmuan me armë zjarri në kufi dhe një prej tyre humbi jetën.
Ushtria izraelite njoftoi se një ushtar kishte vdekur nga plagët e tij, i pari në përleshjet më të fundit me militinatët në Ripin e Gazas.
Zyrtarët e Gazës thanë se katër palestinezë u vranë gjatë një sulmi, dhe tre prej tyre ishin anëtarë të grupit militant Hamas.
Ata thanë se një palestinez i katërt u qëllua për vdekje gjatë protestave përgjatë kufirit. Hamasi, i cili drejton Gazën, tha më vonë se kishte rënë dakord një armëpushim me Izraelin.
“Me përpjekjet e Egjiptit dhe Kombeve të Bashkuara është rënë dakord të kthehen në epokën e qetë midis (Izraelit) dhe fraksioneve palestineze,” tha zëdhënësi i Hamasit Fawzi Barhoum për agjencinë e lajmeve Reuters.
Izraeli ende nuk ka bërë komente mbi një armëpushim, shkruan BBC.
Ushtria tha se kishte goditur 15 objektiva ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës veriore dhe në Khan Yunis në jug, duke theksuar se sulmet po vazhdonin.
Operacioni erdhi pas një tjetër të premte me protesta nga palestinezët në kufirin midis Izraelit dhe Gaza. Ushtria izraelite tha se tre predha ishin hedhur në Izrael nga militantët palestinezë.
Izraeli ka kryer javën e kaluar sulmin më të madh kundër objektivave të Hamasit në Gaza që nga lufta në 2014, në përgjigje me më shumë se 200 raketa dhe mortaja të lëshuara në vend.
Palestinezët kanë protestuar në kufi për 17 javë. Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thonë se më shumë se 130 palestinezë janë vrarë dhe 15,000 janë plagosur nga forcat izraelite gjatë asaj kohe.
Por vdekja e një ushtari të premten është humbja e parë nga ana izraelite në shkëmbimet e zjarrit.
Izraeli do të reagojë ‘shumë më fort’, kundër Hamas nëse lëvizja islamike do të vazhdojë hedhjen e raketave nga Rripi i Gazës drejt Shtetit hebre.
Është kjo deklarata e ministrit të mbrojtjes izraelite Avigdor Lieberman, në një deklaratë për shtyp pak pas lëshimit të raketave nga Rripi i Gazës.(TemA TV)