Nga Mero Baze
Pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë, janë një “beze e kuqe” për të tërhequr shumë sulme mbi ta. Shifrat janë goxha irrituese, edhe pse shpesh nga komisionet e Vettingut kapen dhe formalitete administrative, por e vërteta është se shifrat janë përtej atyre zyrtare. Ne kemi mundësi të shikojmë pasuritë e paluajtëshme që ata kanë blerë dhe që janë një aspekt rutinë i jetës së tyre, por jeta e tyre e shtrenjtë, dhe pasuritë në cash ndoshta nuk do të dalin kurrë në pah. Fjala vjen, nëse një gjyqtar apeli, ka bërë rreth 100 ditë në vit udhëtime jashtë shtetit, ato arat që ka blerë Llalla në Mullet janë para xhepi. Apo nëse dikush prej tyre ka transferuar para cash në investime jashtë vendit, këto kredit e buta për llogari të tjerëve janë para xhepi.
Ndaj aspekti më i rëndë i asaj që po del nga procesi i Vettingut nuk janë pasuritë që shikojmë e na irritojnë, por mekanizmi që i pasuroi këta njerëz. Dhe mekanizmi është shumë i qartë. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët super të pasur, (jo me këto shifra që dalin në Vetting) janë njerëz që kanë pasur fatin të bëjnë shërbime politike dhe pastaj kanë pasur leje të bëjnë lekë me “djersën” e tyre, duke shitur drejtësi.
Fakti që këtyre njerëzve u kishte ikur frika dhe droja për atë që bënin, nuk është rastësi. Nëse ti bëje një shërbim politik, pastaj mund të liroje një trafikant droge turk, që kërkohej për gjysëm ton heroinë, mund të falje vrasje apo të nxirrje nga burgu të dënuar me burg të përjetshëm. Këtu nuk të ndërhynte më njeri në pjesën tënde.
Ky mekanizëm e ka shkatërruar drejtësinë dhe për ta zhbërë atë që ka ndodhur, Vettingu jo vetëm që është jetik, por duhet të jetë i thellë dhe profesional dhe jo thjeshtë formal për të evidentuar kreditë apo pasuritë e paluajtshme.
Arroganca që kishte fituar sistemi i drejtësisë, nga fakti që politika i përdorte ata për llogari të vet, duke i lejuar të pasuroheshin, ishte problemi më serioz. Pak a shumë ndaj tyre është vepruar si në kohën e Jençierëve Osmanë, që pasi përdoreshin për të pushtuar një qytet, kishin leje të plaçkisnin.
Kjo çështja e evidentimit të pasurive vlen vetëm për të ilustruar mungesën e frikës së tyre, se ata po ta dinin që do vinte kjo ditë nuk blenin as toka në Mullet, as bënin deklarata qesharake për lekë dasmash e bixhozi. Ata thjesht mund të jetonin dhe në shtëpi me qira, por me një dhomë mbushur me lekë.
Fakti që ata nuk kanë besuar se do të përballen një ditë me të shkuarën e tyre, është domethënës dhe tek shifra e atyre që dhanë dorëheqje para Vettingut.
Vetëm dhjetë vetë!
Nëse këta njerëz do të ishin normalë, duhet të mos telendiseshin tani dhe të iknin para fillimit të Vettingut, por kjo do të thotë se askush prej tyre nuk e ka marrë seriozisht reformën në drejtësi. Dhe kjo që po u bën Vettingu është një mrekulli jo për shkak të një Vettingu të thellë, por për faktin që edhe pse Vettingu është i përciptë, ata po bien sërish në “rrjetë”.
Se Vettingu real i tyre duhet të përfshijë jo lekët që kanë harxhuar për tokë në Mullet, se ajo dhe ashtu nuk vlen gjë, por lekët që kanë harxhuar në çdo hotel të botës, në çdo butik luksoz, jetën luksoze që kanë bërë, blerjet informale, udhëtime e pushimet e shtrenjta, që flasin për një standard jete, prej milioneri.
Por fakti që edhe pse Vettingu është minimalist, ata po bien në “rrjetën” e tij, ka të bëjë me faktin se ata janë aq të bindur se vendimin final e ka në dorë politika, sa nuk e kanë besuar Vettingun. Ky është gabimi fatal i tyre, të cilin po e paguajnë si njerëz pa intelekt. Siç i është dashur politikës të jenë.
10*
????
Perfekt. Por duhet shtuar se tmeresisht pa intelekt po tregohen nje pjese politikanesh qe po luftojne kunder vejtingut me thonj e me dhembe.
kush do te fitoje?
Ja se do vijne keta te tjeret me intelekt qe do zevendesojne, ata nuk do bejne dy here te njejtin gabim “intelekti”.
Ja se do vijne keta te tjeret me intelekt qe do zevendesojne, ata nuk do bejne dy here te njejtin gabim “intelekti”..
Politika do ti beje AVOKATA !!!
Fenomenale Mero Djali.
Pergezime… dhe fute kete shkrim ne te gjitha linjat on-line dhe ne ato prind te shtypit shqiptar.
Te bindet mileti se ku kemi qene e ku po shkonim nen udheheqjen e PD-së.
Mos besoni se do te sekuestrohen pasurite , eshte vetem per ti shplare trute ketij populli .
Jam dakort , qe keta gjyqtare nuk e paten shkuar ne mend , se do te ndodheshin perpara nje analize te tille, Mero ka te drejte , analiza e Vettingut , nuk eshte e thelle . Keta kane pervetesuar me shume se sa ju gjen Vettingu . Ka ndodhur nje katastrofe e vertete vjedhjesh , po thuaj aq sa edhe vjedhjet e viteve 92-95, pronat dhe fabrikat . Si mundi te funksionoi nje vjedhje e tille , brenda sistemit te Drejtesise ? Kjo lloj Drejtesie u krijua nga politika , per te konsoliduar vjedhjet e te dy paleve : Te politikes dhe te drejtesise . Ja arriten qellimit . Shteti hajdut eci dore per dore me “Drejtesine “ . Nje shtet i tille nuk eshte njohur ne bote . Kete shtet e krijoi Saliu , me idhtaret e tij . Gjyqtaret kane vjedhur nje fraksion te vjedhjeve te Sali – Medi – Lul – LSI ( Kete te fundit e vura si parti , sepse nuk ka njeri pa vjedhur ne kete shpelle ) . Drejtesia e shtetit Sali , ishte shteti i vogel , ne sherbim te superstruktures , qe i kishte emeruar . Ky lloj shteti nuk ishte njohur ne histori . Ekziston krahas monizmit , por me sens te kundert . Monizmi cfrytezonte gjithe popullin , per te krijuar nje barazi te supozuar . Shteti Sali grabisti te gjitha pasurite , per nje oligarki salinjane , futur brenda edhe Boden , edhe Rulin , edhe Zaganjorin , me shoke , duke qene te mbrojtur ligjerisht nga Llalla dhe dioqeza e tij kriminale . Me qe kjo nuk ka ndodhur ne vend tjeter te botes , te shofim , si do te perfundoi aksioni Vetting , qe eshte vullneti pushtatar i popullit te vjedhur Kam shume besim tek specialistet e huaj , qe monitorojne , ne emer te Venecias . Zgalem
Mero tani erdhe tek ajo qe themi ne lexusit cdo dite.
E kam thene edhe nje here tjeter se kjo pasuri qe ata kane deklaruar eshte e dukeshme dhe e llogariteshme,por eshte vetem maja e ajsbergut(qe nuk fshihet)se qefet e tyre qe nga ndjekja e ndeshjeve e deri tek pushimet ne ishuj si sheik e deri tek shkollat e femijve jashte shtetit.
Keto vetingu as qe i ka llogaritur.
Por une mendoj se edhe dysheket e tyre jane me dollar apo neper panamara e qipro.
Keta menduan se ideatori i rrumpalles kryekrimineli sali me shpellaret do ishin te perjetshem.
Prandaj edhe monika gjuante me cizme e muli saliut me shashka per llallen e co.
Por edhe kjo qe ka ardh po ndjek llallen nga mefshtesia.
Po te kishin intelekt , nuk do tallej me ta prof Kabo . I mbani mend Pyetjet dhe pergjigjet diletante te gjyqtareve pleporo – Krista ?
vetingu, dhe mbas ti, sekuestro te pasurive te vjedhura, nga shqiptaret dhe kriminelat. kjo esht drejtesia qe instaloi berisha., icili perfitoi jo pak nga kjo kastkanceroze.
Deri ketu ska asgje te re ne kete shkrim Mero,loja fillon kur te behen emerimet e reja,aty do fillojne dallaveret.Dhe ti Mero jam i sgurte qe nuk do keshe kohe per te shkruajtur,do jeshe shume i zene.
Deri ketu ke 100%te drejte Mero.Por broblemet fellijne me emerimet e reja.Lista Rama,Ruçi Balla do instalojne nje Rame Dogan te perjetshem.Dhe ti nuk do ndihesh fare se te kane blere koke e kembe.
Policia te fuse ne kerkim te Interpolit, bashkepunim per para dhe pasuri te padeklaruar ne Republiken e Shqiperise shtetasit: Adriatik Llalla. Me autorizim te Interpolit, SHISH te evidentoje ne bankat evropjane ku ai posedon para dhe kerkim fizik te shpis, apartamentit-tet ne Europ..
Koha e ndeshkimit po vjen!
Josefin je e madhe me ate Tik-Tak, Tik-Tak, Tik-Tak, Tik-Tak, Tik-Tak!
Keta palaço gjyqtare, politikane e derdimen qe kane 80 vjet qe e rrjepin popullin shqiptare per se gjalli do japin llogari, tek Krijuesi vemi me llogari te mbyllura.
Rrofte Shqiperia Etnike.
Per te qeshur esht fakti qe vetingu po ben ate qe sberi llalla kur ishte ne zyren e deklarimit te pasuris. Strukturat ishin po ishin te kalbura totalisht. Emerimi i tij duhej kundershtuar qe ne momentin qe u propozua si kryeprokuror. Minimu duhej kerkuar rezultatet e punes se meparshme
E pe o Mero qe nuk e paten gabim ata. Ja Zaganjori me nje pasuri 1 miliardeshe del “i paster”. Pastaj themi si nuk behet Shqiperia. Si te behet Shqiperia kur llumi ka mbytur çdo gje? Ne Korene e Jugut pak dite me pare nje deputet vrau veten se u akuzua per mitmarrje prej 25 000 dollaresh. Ne Brazil ish presidenti Lula eshte futur ne burg 12 vjet se nuk justifikonte nje apartament, qe ia kishte “dhuruar ” konsorciumi PetroBra. Ndersa ne ketu presidentin e kemi hajdut te deklaruar me bllok ne dore, kryetarin e opozites vrases dhe vjedhes i Rruges se Kombit. Iu shmang gjykimit me raporte mjekesore. Ndersa kryetarin e Gjykate se Larte e kemi miliarder. Ju hengert mortja juve te gjitheve qe e moret ne qafe kete vend. E keqja ka hyre kaq thelle saqe vendi eshte tani ne koma te pakthyeshme.
Te gjithe jemi dakort me zotin Mero.Nje intelektual i vertete,por ka vetem nje problem te vogel te cilin zoteria po e anashkalon.Qellimisht apo pa dashje kete do ta analizojm.
Zoti mero vertete vetingu po ben punen e saj duke ndeshkruar kete magjistrat me heqjen e statutit apo qofte me nje perbaltje ne televizionet e basalduara te vendit tone,per popullin duket si nje zgjidhje e perhershme kurse per njerezit te cilet kane lexuar dy libra juridiku eshte zgjidhje e perkoheshme.E perkoheshme per 2 arsye:
1-Asnje prej magjistrateve te cilet nuk e kane kaluar vetingun nuk jane perballur me doren e hekurt te drejtesise,ata thjesht jane basalduar ne televizione dhe portale online si te koruptuar dhe me kaq ,gjithe ato vite korupsion,gjithe ata njerez te pafajshem te denuar nga keta palaco cirku po e mbyllin karieren e tyre me nje heqje nga detyra si magjistrate. Dora e hekurt e drejtesise do te thote-sekuestrim te te gjitha pasurive qe zoterojne ne shtetin shqiptare apo lekut cash qe kane transferuar ne vendet offshore-Perbaltjen e kultit te magjistratit si i paprekshem duke i vendosur ne pune ne interes te komunitetit si p.sh(te pastrojne rruget e Tiranes,te sherbejn si ndihmes guzhine ne burgje etj etj)
Ka shume metoda te tjera per te bere drejtesi,por pse valle vetingu te cilin po e shikojme si nje zgjidhje per te dale nga ky ngerc qofte ekonomik qofte edhe politik nuk po i ndeshkon keta njerez me monedhen e duhur.Pse si ben shembuj keta personazhe ne menyre te tille qe pasardhesit e ketyre mos ti shkoje ndermend te bejn korupsion apo ta mbajne mire me politiken qe do te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme.Vetingu me duket thjesht nje ndrim polesh.Ishin te Pd do behen te Ps.Formulen e kane gati zoterinjte e Ps. Ketu do te shkruaja arsyen e dyte perse do ndrohen polet
2-Per tu bere pjese e shkolles se magjistratures nje nga kriteret kryesore dhe baze eshte mesatarja mbi 8.
Dmth nje student qe ka mbaruar studimet ne Harvard,Oxford,apo ne shkolla prestigjoze te europes me mesataren nen 8 ata sdo te marin pjese ne konkurim. Ne konkurim do mari pjese ai qe ka mbaruar juridiken ne Shkoder,Tirane,ne shkolla private dmth aty ku provimin e ka mare me lek ,njekohesisht edhe ai qe e ka babin me partine Socialiste se fundja mesatarja duhet rritur nje cik.Pothuajse ne te gjitha vendet e europes per te konkuruar ne shkollen e magjistratures ky kritere nuk egziston me per arsye se konsiderohet kriter diskriminues.Zoti Mero lexo ceshtjet e dhena nga Gjykata e te Drejtave te Njeriut mbi keto kritere ,jam i sigurt qe do gjesh material.
Si perfundim konkluzioni eshte i thjesht,magjistratet qe do te zevendesojne keta palaco do te jene prape palaco por kesaj here do te quhen palaco te PS.
Ka dhe shume raste te tjera diskriminuese ne kriteret e perzgjedhjes ne shkollen e magjistratures apo ne emerimin e nje magjistrati.
Vetingu eshte nje utopi,nqs Ju zoti Mero keni mare pergjegjesin per te ndertuar arken e Noes atehere mos u mere me te kaluaren por meru me te tashmen.Personalisht do te te jem mirenjohes gjithashtu edhe populli,do vij dita qe do te te konsiderojn si nje gazetar qe luftoi per vendin e vete dhe jo si nje gazetare qe po mundohet me cdo arme te perbalt dhe te fajesoj Pd si te ishte fajtore e gjithe kesaj kasapane qe i eshte bere atij vendi,kete do ta vendos koha nqs do te te jemi mirenjohes apo jo.Mekanizma te reja po ndertohen per ta shkateruar edhe njeher ate vend,keshtu qe beje zgjedhjen se eshte momenti.
Z.Baze,ju aresyetoni sipas logjikes morale te nje njeriu normal,por po te logjikosh sipas ketyre hajduteve te pafytyre do te beje sic bene dhe ata! Cte keqe kishte nese periudha vjedhjes te zgjatej edhe per nje vit.Fundja cdo dite qe shtyjne ne org.e drejtesise u duket qyl ! Vertet kujton se skuqen nga vjedhjet dhe se duhet te pakten te kishin shpetuar moralisht duke dhene doreheqjen ?