Disa persona janë konfrontuar fizikisht ditën e sotme para ambjenteve të Gjykatës së Apelit në Vlorë.
Sipas News 24 personat që janë përfshirë në konflikt do përballeshin me njëri-tjetrit në seancën gjyqësore.
Mësohet se në sherr janë përfshirë tre persona të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin para se të hynin në gjyq, ndërsa dy prej tyre janë goditur me sende të forta.
Shtetasit e përfshirë në konflikt janë arrestuar dhe ndodhen ne komisariat. (TemA)