Jari i shkruan Fate Mediut: Iku koha ime kur kishte drejtësi!

31 Korrik 2018, 19:44Antena TEMA

Jari u ngrit sot herët në mëngjes që të plotësonte normën e dy Twitter-ave në anglisht që i ka vënë Kunati.

Të parin e mori frymëzimin nga një deklaratë e Fate Mediut që thotë se tani në Shqipëri nuk ka më drejtësi.

Ju duk shumë e gjetur si deklaratë. Po mendohej si ta mblidhte në 140 gërma gjithë mendimin e tij për drejtësinë. E shkroi e rishkroi disa herë.

Pastaj mendonte sikur po ja lexonte Doktorit.

-Alo,- Bujari ju dëgjon. A mund të ta lexoj pak Twitter-in e parë.

-Po,- i thotë Doktori.

-Jam frymëzuar nga Fatja. E ka gjetur fiks që këtu nuk ka më drejtësi dhe po shkarkohen gjyqtarët që bënë drejtësi, ata që gjykuan “Gërdecin”, “21 Janarin”. Tani kanë ngelë vetëm të korruptuar.

-Dakord, ma lexo,- thotë Doktori.

“Rama shkarkon gjyqtarët e gjyqeve të mëdha, “21 Janarit”, “Gërdecit” dhe “Rrugës Kombit”. I trembet drejtësisë së vërtetë…

-Bujar shiko…dakord…mirë ti e di.

-Bujari ju kupton qartë,- i thotë ky…

E kuptoi që nuk i pëlqyen Doktorit. E nisi dhe një herë.

“Rama ka frikë nga gjyqtarët që gjykuan “Gërdecin”, “21 Janarin” ndaj i shkarkon me Vettingun. Krenar për Fate Mediun që kërkon drejtësi….”!

Kjo ju duk më cinike. Po e nis tha me vete pa u konsultuar me njeri dhe përfytyroi fytyrën e Doktorit kur ta lexonte.

-Po të dytin, përse ta bëj,- tha me vete. Ca ka ndodhur ndonjë gjë sot. Ah po Sali-anusi ka shkuar në Ebasan. I shkrepi një ide.

“Sali-anusi një djal i ri që i jep shpresë Elbasanit. Të gjithë i kanë sytë tek ai. Ky qytet ka shpresë”!

Fjalët i mjaftuan.

I postoi të dy në anglisht.

Dhe po i gëzohej vetes që arriti të gjejë dhe sot dy tema për Twitter.

Ndërkohë e telefonon Fate Mediu.

-E pashë Twitterin,- tha. Të përgëzoj për kurajon. Edi Ramës i duhen 100 vite të gjejë gjyqtarë të tillë burra, që mbyllnin çështjet me një llaf. Ke kapur thelbin.

-Patjetër,- i tha Jari. Iku koha ime kur kishte drejtësi. Të ndodhi tani një “Gërdec”, apo “21 Janar”, këta ngrenë duart, nuk gjejnë dot një njeri ta gjykojë. Ne i kishim në rradhë.

1 komente në “Jari i shkruan Fate Mediut: Iku koha ime kur kishte drejtësi!”

  1. Frok Martini says:

    Dy budallenjte e shekullit, I pari psikopat, I dyti legen pusht e vrases.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje