Ekspertja për Ballkanin ngre alarmin: Ndryshimi i kufijve me Kosovës dhe Serbisë një përshkallëzim i rrezikshëm

4 Gusht 2018, 10:09Rajoni TEMA

“Ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve mund të jenë një përshkallëzim të rrezikshëm” , komenton për DW Johanna Deimel, eksperte e Ballkanit pranë Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore.

Ndryshimet e kufijve kanë qenë gjithmonë një vijë e kuqe për BE-në dhe Uashingtonin.

Atashimi i Preshevës përmendur nga presidenti Thaçi “me një taktikë retorike”  faktikisht do të thotë shkëmbim territoresh me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin: për Maqedoninë, që sapo ka marrë ftesën e antarësimit në NATO, për Bosnjen dhe Hercegovinën dhe për serbët, që jetojnë në jug të lumit Ibar në Kosovë.

Një destabilizim nuk mund dhe nuk duhet të jetë në interesin e BE-së dhe të vendeve anëtare të tij dhe as në rajon.

Tani kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga pavarësia e Kosovës rikthimi tek ideja e atashimit të Preshevës dhe heqjes dorë prej veriut të Kosovës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm – madje edhe provokues.

Nëse vërtetë pas dyerve të mbyllura në Uashington zhvillohen bisedime serioze për një shkëmbim territoresh, atëherë Brukseli do të humbiste kontrollin.

Kjo do të kishte si pasojë dështimin e të gjitha përpjekjeve të nismave në frymën evropiane për vendosjen e ekuilibrave dhe afrimin – duke përfshirë këtu edhe vet dialogun e Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës.

3 komente në “Ekspertja për Ballkanin ngre alarmin: Ndryshimi i kufijve me Kosovës dhe Serbisë një përshkallëzim i rrezikshëm”

  1. Arsyetim i paanshëm says:

    Këta mendojnë për by…ën e tyre, nuk duan telashe, kanë frikë ta zbulojnë vorbën e çorbës që gatuan në kurriz të popullit shqiptar. Presin se ç’do të bëjë Amerika. Popujt duan paqe, marrëdhënje të mira fqinjësie… Shkëmbimi i territoreve në këtë rast është logjik dhe mënjanon konfliktet ndëretnike: serbët e veriut të Kosovës nuk duan të jetojnë në një shtet shqiptar, dhe shqiptarët e Preshevës etj. nuk duan të jetojnë në një shtet serb. Meqë ka një mundësi për zgjidhje, hajt ta shohim. Mjaft më, na plasën me luftë: në luftë u lindëm e në luftë po vdesim.

  2. Baton DR says:

    Po do Zoti plas mër zotni….ti dhe gjithë ata si puna jote….!
    Unë dhe shumica e shqiptarëve nuk e pranojmë paqen si lëmoshë …apo më keq akoma si hi syve deri në thikën tjetër pas shpine…prandaj kemi pritur e luftuar për qindra vjet dhe jemi gati ta bëjmë edhe me mijëra vjet të tjera!

  3. says:

    Po të ndryshoheshin kufijtë atëherë lufta do ishte e pashmangshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje