Merkato e çmendur e Inter, 5 lojtarë zëvendësojnë ëndrrën Modric

5 Gusht 2018, 14:27Sport TEMA

Pas kalimit të Cristiano Ronaldo tek Juventus, edhe Inter do të donte t’i dhuronte tifozëve të vet një lojtarë të madh.

Ëndrra është kroati Luka Modric, lideri i kombëtares së tij në Botërorin e fundit dhe truri i Real Madrid.

Operacioni është shumë i komplikuar, duke parë se Florentino Perez nuk ka ndërmend të humbasë një tjetër prej protagonistëve të tri Champions League-ave të fituara radhazi, por dëshira e lojtarit mund të bëjë diferencën.

Inter do të provojë deri në fund, por po vlerëson edhe alternativa të tjera, që dërgojnë tek emrat e Gundogan dhe Fernandinho të City-it, Matic të United dhe Paredes të Zenit.

Ndërsa, në Itali, emri i preferuar është Nicolo Barella i Cagliari-t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje