Shqipëria në hall, dëmtohet rëndë Sadiku

5 Gusht 2018, 12:39Sport TEMA

Telashe në sulm për trajnerin Panucci me Armando Sadikun që ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen miqësore me Herenvenin dhe rrezikon një periudhë të gjatë riaftësimi.

Klubi i Levantes bëri të ditur se sulmuesi kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim të gjurin e majtë por shkalla e tij do të përcaktohet ekzaktësisht pas ekzaminimeve të detajuara që do të mbahen në kthimin e ekipit në Valencia.

Sadiku u aktivizua për ekipin spanjoll në pjesën e dytë por në minutën e 70-të u detyrua të braktisë fushën e lojës për shkak të një problemi fizik.

Klubi njoftoi se konfirmon dëmtimin në gju për futbollistin por nuk mund të përcaktojë ende se sa do të jetë periudha e riaftësimit për lojtarin e kombëtares shqiptare.

Sulmuesi, që po kalon një moment jo shumë pozitiv pavarësisht mungesës së grumbullimit nga ana e Panuccit në ndeshjet e fundit miqësore, pritej të ishte në listën e trajnerit italian për sfidën me Izraelin në 7 shtator, por dëmtimi i pësuar krijon tashmë probleme për kombëtaren shqiptare, me Panucin që ka jo pak telashe me një pjesë të futbollistëve që janë pa skuadër, e një pjesë tjetër që janë të dëmtuar duke sjellë jo pak dhimbje koke në zgjedhje për trajnerin italian.

2 komente në “Shqipëria në hall, dëmtohet rëndë Sadiku”

  1. DINGO says:

    O BO BO dhe thashe cfare kam sot.me morri nje e dhier sa degjova per sadikin gabelin e elbasonit…
    Gazetare qelbesira,njemije e nje halle dhe tallin trapin me njerezit.

    1. ... says:

      Hall i madh e paska zen Shqiperine obobo si do tja bejm tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje