Nga Spanja në Angli, “luftë” për Adnan Januzajn

5 Gusht 2018, 13:42Sport TEMA

Dikur bëhej “luftë” mes ekipeve kombëtare për shërbimet e Adnan Juanuzajt, ndërkohë që tani ka ardhur koha, që klubet të nisin bisedimet për të përfituar shërbimet e mesfushorit që luan për Belgjikën.

Pas një paraqitjeje të mirë në kampionatin spanjoll me Real Sociedadin, Januzaj ka rënë në radarët e anglezëve të Leisterit, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë plot 20 milionë euro [për të.

Oferta e parë nga Sociedadi është refuzuar, duke qenë se drejtuesit e klubit shpresojnë që ky sezon të jetë ai në të cilin Januzaj do të shkëlqejë.

Ata kërkojnë që ta shesin Januzajn për të paktën 30 milionë euro, ndërkohë që Leisteri nuk i ofron aq. “Dhelprat” e shohin Januzajn si zëvendësuesin ideal të Mahrezit, që u largua drejt Mançester Sitit.

Në fakt, gjërat janë pak më të ndërlikuara, duke qenë se Sociedadi do të duhet të pyesë njëherë Mançester Junajtidin, nëse do ta shesë apo jo Januzajn.

“Djajtë e kuq” kanë të drejtën e blerjes së lojtarit dhe nëse ata e duan, mund ta transferojnë në “Old Trafford” mesfushorin, në të kundërt, spanjollët mund të bëjnë ç’të duan me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje