Nga Tirana rekordmene tek Kukësi me 1 trofe, ja si vjen Superioria

5 Gusht 2018, 16:25Sport TEMA

50 trofe kampionësh do të zbresin në fushë gjatë edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore.

Nga Tirana, kampionia e parë e vendit dhe rekordmene deri tek Kukësi janë plot 6 skuadra kampione nga 9 të tilla në vend që këtë vit do të zbukurojnë kampionatin shqiptar.

Bardheblutë e kryeqytetit mbajnë rekordin e 24 titujve të fituar dhe ringritja e tyre në elitë pas një viti në Kategorinë e Parë i jep më shumë sharm kampionatit.

Në sezonin e ri për numër trofesh pason Partizani me 15 tituj kampion për të vijuar me Skënderbeun që edicionin e kaluar fitoi titullin e 8-të. 3 skuadra janë me nga një kampionat të fituar, Flamurtari, Teuta dhe e fundit Kukësi.

Sigurisht që në sezonin e ri do të ndihet mungesa e emrave me peshë në histori si Dinamo që ka fituar 18 tituj, Vllaznia me 9 dhe Elbasani me 2, skuadra që duhet të përpiqen për t’u rikthyer në elitë.

Por duke parë investimet dhe infrastrukturën e skuadrave aktuale kupton që ky edicion pritet të jetë akoma më i bukur dhe më i paparashikuar se ato paraardhës.

Një titull është gjithmonë i rëndësishëm por kur bëhet fjalë për një sezon jubile atëhere sigurisht që vlera shtohet.

Në fund të tij do të mësojmë nëse numri i kampionëve në vend do të ndryshojë apo do të jetë i njëjtë. (SS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje