FOTO: Klubet e Superiores, në Europë më keq se Gjibraltari, Andorra dhe Ishujt Faroe

5 Gusht 2018, 15:03Sport TEMA

Pjesëmarrja shqiptare në arenën ndërkombëtare gjatë kësaj vere ka lënë shumë për të dëshiruar, pavarësisht kalimit të një turi të Kukësit dhe Laçit.

Në renditjen e përditësuar deri tani të pjesëmarrjes në Europë, rezulton se koeficienti i përbashkët i siguruar nga klubet shqiptare për renditjen e UEFA-s këtë vit është më i ulët se ai i siguruara nga skuadrat e vendeve si Gjibraltari, Andorra dhe Ishujt Faroe.

Bilanci është “për hall”, pasi vetëm 1 fitore e Laçit, 3 barazime të Kukësit dhe 8 humbje kanë sjellë koeficientin 0,750 për Shqipërinë për edicionin 2018-2019. Koeficienti i Andorrës është 0,833, ai i Gjibraltarit është 1,000, ndërsa i Ishujve Faroe është 1,125.

Shqipëria rezulton të jetë e 47-a në 55 vende pjesëmarrëse në turnetë europianë në këtë sezon dhe mund të zbresë shumë shpejt edhe 4 pozicione në varësi të asaj që bëjnë në vijim klubet moldave, greke, austriake dhe zvicerane, shkruan “Vipsport”.

Me pak fjalë, nëse Kukësi nuk regjistron rezultat pozitiv në dy ndeshjet e radhës, ekziston rreziku konkret që Shqipëria të jetë e 512-ta në këtë sezon për renditjen europiane, një tregues i qartë i “forcës” së skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare, përtej trumbetimit që në vendin tonë ka një futboll shumë cilësor apo që jemi mbi vendet e rajonit.

Sa për informacion, koeficienti i Kosovës me vetëm 2 skuadra pjesëmarrëse në këtë sezon ka shkuar në 2,500, ndërsa ai i Maqedonisë, vetëm falë sukseseve të Shkëndijës së Tetovës është 1,000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje